Kohët e Namazeve

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Kohët e namazeve)

Kohët e Namazeve i referohet myslimanëve kur i falin namazin. Termi është që myslimani i falin pesë kohë të namazeve plus namazi i së premtes. Kohët e namazeve janë standarde në botë, veçanërisht namazet farz.

Pesë kohë të namazit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pesë kohë të namazit janë të obligueshme dhe bëhet sipas pozitës së diellit në qiell.

Sabahu[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Namazi i Sabahut fillon me agimin e dritës e zgjat deri në lindjen e diellit.

Dreka[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Namazi i drekës fillon kur del dielli nga zeniti dhe zgjat deri sa të bëhet hija e një objekti sa vet objekti.

Iqindia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Namazi i Iqindisë fillon prej kohës hija sa herë dy herë vet objekti dhe zgjat deri sa të perëndoj dielli.

Akshami[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Namazi i Akshamit fillon prej kohës kur perëndon dielli dhe zgjat deri të humbasë drita e kuqe në perëndim.

Jacia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Namazi i Jacisë fillon me humbjen e dritës së kuqe në perëndim dhe zgjat deri në mes të natës.

Namazi i së premtes[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Namazi i xhumasë është në vend të namazit së drekës, dmth ai që e fal xhumanë, nuk e fal namazin e drekës. Ky namaz falet me xhematë dhe falet dy rekate.

Namazi i Bajramit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Namazi i fitrit dhe i kurban bajram falet dy rekate komplet dhe jo të shkurtër. Në rekatin e parë e thua tekbirin, sipas Ajshes (gruaja e Muhammedit ka thënë se namazi i fitrit dhe i kurbanit në rekatin e parë i ka shtatë tekbire dhe në rekatin e dytë i ka pesë tekbire.

Namazi i teravive[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ky namaz është sunnet dhe falet çdo mbrëmje gjatë muajit të Ramazanit. Sunnet është të falen 8 rekatë namaz, duke dhënë selam pas çdo 2 rekatësh.

Namazi i xhenazes[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Duaja për të vdekurin gjatë namazit së xhenazes: 1. Së pari thuhet tekbiri, pastaj kërkon strehim tek Allahu nga shejtani, pastaj thuhet Bismillah ir-Rahmaan ir-Raheem dhe recitohet surja Fatiha e përcillet me një sure të shkurtër ose disa ajeteve. Pastaj e thua teqbirin dhe dërgon salavatet ndaj Muhammedit. Pastaj thuhet teqbiri i tretë dhe bëhet duaja e të vdekurit. Pas duaje e bën tekbirin e katërt, pushon për një kohë të shkurtër dhe në fund thuhet selami.

Burim[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për më shumë rreth kësaj namazi: