Kolegji Dartmouth
Dartmouth College | |
| latinisht: Collegium Dartmuthensis | |
| Motoja | Vox clamantis in deserto |
|---|---|
| Lloji | Universitet privat |
| Themelimi | 1769 |
| Studentë | 6,298 |
| Kampusi | Hanover, New Hampshire, ShBA |
| Faqja zyrtare | Dartmouth.edu |
Kolegji Dartmouth (en: Dartmouth College) është një shkollë e lartë private dhe anëtare e Ivy League, e cila ndodhet në Hanover, New Hampshire, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dartmouth përbëhet nga një Kolegj Artesh Liberale, Shkolla e Mjekësisë "Geisel", Shkolla e Inxhinierisë "Thayer", dhe Shkolla e Biznesit "Tuck", si dhe 19 programe të tjera pasuniversitare në fushën e Arteve dhe Shkencave.[1] Dartmouth College është një nga nëntë Kolegjet Koloniale, e themeluara para Revolucionit Amerikan.[2] Me një trup studentor prej 4,289 studentë Bachelor dhe me një total prej 6,298 studentësh, Dartmouth është universiteti më i vogël që bën pjesë në Ivy League[3] dhe qe institucioni i fundit i "Ivy League" në pranimin e studenteve femra, duke i pranuar vetëm në vitin 1972.[4]
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burim i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Dartmouth College: At a Glance".
- ↑ "About Dartmouth: Facts".
- ↑ "Dartmouth Facts and Figures" (PDF).
- ↑ "The Dartmouth". Arkivuar nga origjinali më 20 shkurt 2016. Marrë më 9 mars 2016.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)