Konti i Tuluzës


Konti i Tuluzës (Ocitanisht: comte de Tolosa , frëngjisht: comte de Toulouse) ishte sundimtari i Tuluzës midis shekujve të VIII dhe të XIII. Fillimisht si vasalë të mbretërve frankë,[1] kontët trashëgues sunduan qytetin e Tuluzës dhe qarkun e saj përreth nga fundi i shekullit të IX-të deri në vitin 1270. Kontët dhe anëtarët e tjerë të familjes ishin gjithashtu në periudha të ndryshme kontë të Quercy, Rouergue, Albi dhe Nîmes, dhe nganjëherë margravë (mbrojtësit ushtarakë të Perandorisë Gjermaniko-Romake) të Septimanisë dhe Provencës. Konti Rajmondi IV themeloi shtetin kryqtar të Tripolit, dhe pasardhësit e tij ishin gjithashtu kontë atje.[2] Ata e arritën zenitin e fuqisë së tyre gjatë shekujve të XI dhe të XII, por pas kryqëzatës Albigensiane.
Kontea do të binte nën mbretërinë e Francës, nominalisht në vitin 1229 dhe de facto në vitin 1271. Më vonë, titulli u ringjall për Louis Alexandre, kontin e Tuluzës, një bastard i Luigjit të XIV (1678–1737).
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ L. Ariste and L. Brand, Histoire populaire de Toulouse depuis les origines jusqu'à ce jour (Toulouse, 1898).
- ↑ "The Counts of Toulouse (Coms de Toloza)" (në frëngjisht). Midi-france.info. Marrë më 5 nëntor 2012.