Krepa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Një pirg me krepe.
Një dyqan creperie 

Krepa është një lloj petulle e përbërë nga një shtresë shumë e hollë brumi e përgatitur me miell (kryesisht gruri ) të përzier me një lëng (qumësht, ose  ndonjëherë ujë ose birrë). Krepa është zakonisht e rrumbullakët në formë.

Krepa  gatohet në një një tigan zakonshëm), ose në një pjatë të nxehtë.

Krepa mund të hahet e nxehtë apo e ftohtë, e ëmbël apo e kripur, si gjellë kryesore ose si ëmbëlsirë. Ajo mund të shërbehet si është, ose me mbushje. Mund të hahet në shtëpi apo në restorant, dhe mund të gjendet në tregje festive (në Francë).

Etimologjia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mbiemri i 'vjetër frëngjisht cresp "frisé, ondulé " është nga latinishtja [crĭspus] Error: {{Lang}}: text has italic markup (help). Si emër femëror në frëngjisht, ajo ka marrë kuptimin "lloj brumi", gjë që është dokumentuar qysh në shekullin e 13-të.

Përgatitja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një krepë duke u gatuar.

Ka ndryshim në përgatitje mes krepave të bëra nga mielli i grurit, thjerrëzave, orizit, bollgurit apo qiqrave.

Krepa e bërë me miell gruiri e grurit konsumohet si ëmbëlsirë, përbërësit e përdorur në përgjithësi për brumin janë miell, vezë, qumësht, sheqer dhe ndonjëherë ujë apo birrë. Mund të shtohen ndonjëherë shije të tilla si vanilja, lule portokalli, rum ose alkooli i mushtit (lambig, calvados).


Krepa bëhet duke përhapur një pjesë të brumit, në formën e një qarku, në një tigan të vogël që është mbuluar me yndyrë dhe është i nxehtë dhe gatohet nga të dyja anët.

Krepa franceze bëhet pa maja, ndryshe nga ajo amerikane apo blini-a ruse apo ukrainase. Duhet të mbetet e hollë dhe kollaj për t'u palosur


Konsumi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pancakes mbushur me ratatouille.

Krepa mund të hahet vetëm, e mbuluar me sheqer, reçel, çokollatë, kremë, djathë, proshutë, apo edhe me perime të gatuara.

Gjithashtu krepa mund të mbushet e piqet në furrë. Mund të paraqitet e palosur në katër, e mbështjellë, si gjysmë-hëne, si trekëndësh.

Gjithashtu mund të gatuhet si flambé: i hidhet krepës një cikë alkol i nxehtë, si Grand Marnier apo rum, dhe i vihet flakë. Këto krepa shërbehen menjëherë, shpesh ende duke u djegur në pjatë. Ata mund të shoqërohen me një lugë me akullore (shpesh aromatike me vanilje).

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bibliografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]