Jump to content

Kreshnik Xhiku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Skënderbeu në Shkup Maqedoni

Kreshnik Xhiku është Euroskulptor dhe Profesor si dhe ka qënë drejtues Fakultetit të Arteve Pamore në Universiteti i Arteve në një periudhë dy vjeçare. Aktualisht punon si Konsulent Art në Universitetin George Mason, Fairfax, VA prej vitit 2007.

Jeta profesionale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  •  1996 - 1998 Dekan i Fakultetit të Arteve Pamore, Akademia e Arteve të Bukura, Tiranë, Shqipëri,
  • 1982 - 1996 Profesor në Akademinë e Arteve të Bukura, Tiranë,
  • Kreshnik Xhiku ka realizuar disa kualifikime: në Grenoble, Francë, 1998 ; në Athinë, Greqi, 1998 dhe në Marsejë dhe Paris, Francë, 1992
  • Veprat monumentale të Kreshnik Xhikut hijeshojnë disa sheshe si busti i Faik Konica në Parkun e Liqenit të Tiranës, shtatorja e Mbreti Zog në bulevardin Zog I, busti i Skënderbeut në Londër si dhe disa nga shtatoret në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë monumenti i Nënë Tereza në Cleveland Ohio dhe Ekuestri i Skënderbeut në Rochester Hills Michigan