Kufca e Poshtme
Kufca e Poshtmeështë vendbanim fushor, që shtrihet rreth 2km në juglindje të Gjilanit. Në këtë vendbanim sot jetojnë familjet shqiptare të ardhura nga fshatrat e ndryshme, si p.sh. Pribofci,Gmica,Gjilani,Përlepnica,Ranatofci etj. Mikrotoponimet më karakteristike:Zabeli Sahit Agës,Kulla Sahit Agës,Çeshmja, etj.
Histori
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dikur ishte fshat në vete, sot paralagje e qytetit të Gjilanit. Sipas legjendës thuhet se ishte vendbanim i madh, por nga sëmundja e murtajës ky vendbanim është shfarosur. Kishte mbetur vetëm shtëpia e Sahit Agës. Tërë fshati(rreth 10 shtëpi) ishin çipçinj të Sahit Agës. Në burimet historike, si vendbanim të shënuar e kemi gjetur në hartën austriake të vitit 1689, ku është regjistruar si vendbanim me emrin Kuvca ndërmjet Gjilanit dhe Malishevës. Toka ishte çifllëk i Sahit Agës,i cili këtu kishte edhe kullën. Banorët e tjerë,çipçinj i ndërronte shpesh ,si p.sh.,aty ishin shqiptarët nga Capari,serbët nga Kmetoci, pastaj disa romë etj. Me emrin Kufqa-i Zir është e regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893,të vitit 1896 dhe të vitit 1900. Deri në vitin 1912 jetonte familja e Sahit Agës me disa çipçinj,që një kohë ishin shqiptarë,pastaj serbë dhe romë.Pas okupimit të Kosovës në pushtetin serb në vitin 1912 dhe më vonë,këto toka kalojnë në pronësi të serbëve,si p.sh të Tomë Popoviqit.Gjatë Luftës së Dytë Botërore një kohë jeton familja e Llozanëve nga Gjilani, ndërsa pas luftës jetojnë disa familje emigrante shqiptare të ikura nga Shqipëria.
Në vitin 1958 këtu vendoset familja Huruglica nga Pribofci,e cila i blen këto prona.Pastaj vendosen edhe familjet e tjera. Në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore janë kolonizuar 4 familje kolone sllave.[1]
Demografi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1903 kishte 5 shtëpi serbe;sipas regjistrimit të vitit 1913 kishte 28 banorë;sipas regjistrimit të vitit 1921 kishte 5 shtëpi me 18 banorë;në vitin 1927 kishte vetëm 2 familje rome ortodokse.Por më vonë,këtu u vendosën edhe 4 familje kolone sllave.Pas vitit 1945 nuk llogaritet më si vendbanim i veçantë,por si lagje e Gjilanit.Në regjistrimin e vitit 1953 si lagje e Gjilanit kishte 6 shtëpi me 31 banorë.Në vitin 1999 kishte rreth 20 shtëpi shqiptare dhe është paralagje e Gjilanit.