Jump to content

Kurexhtë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ky vendbanim shtrihet në malet përmbi luginën e lumit të Zhegrës,në anën e djathtë të saj.Në administratën shtetërore llogaritej si lagje e fshatit Zhegër.

Lagjet:Tafaj,Muçolli,Sejdaj etj. Mikrotoponimet më karakteristike: Arat e Epërme,Arat e Poshtme,Gurrat,Kroni i Nashtë, Kodra Drrasave,Dahen Udhët,Lisi Larmë,Stani Zekës,Lugi i Krypës,Kodra Zezë,Boka,Ashta, Ku ka shkrry Kargja,Pusi,Hija Pusit,Te Kroni Arushanit,Shpati Keq,Kodra e Theknës.

Në fshatin Depcë gjendet një toponim, që popullata vendëse3 i thonë Konaqët, ku thuhet se dikur ka pasur shtëpia,në të cilat kanë jetuar Kurexhët,të cilët u vendosën në afërsi të Zhegrës.

Thuhet se emrin e ka marrë nga themeluesit e fshatit-Kurti dhe Rexha,para 350 viteve.Fshati përbëhej prej tri lagjeve. Si vendbanim me këtë emër është regjistruar edhe në sallnamet turke në fund të shekullit XIX. Gjatë historisë,ky fshat kishte pësuar mjaft.Në vitin 1912 nga bandat çetnike ishin vrarë disa persona.Në vitin 1944 brigadat maqedone e kanë djegur një pjesë të fshatit dhe kanë vrarë shumë persona. Sa i përket numrit të banorëve, në fillim të shekullit XX kishte 15 shtëpi shqipëtare.Sipas regjistrimit të vitit 1921 kishte 20 shtëpi me 111 banorë.Ndërsa, në vitin 1927 kishte 18 shtëpi shqiptare.Në vitin 1953,si lagje e fshatit Zhegër,kishte 33 shtëpi me 219 banorë.

Duhet theksuar se pushteti jugosllav,shumë vendbanime,edhe pse i kishin të gjitha veçoritë e vendbanimit të veçantë i bashkonin në një vendbanim,sikurse është fshati Zhegër me disa lagje që janë shumë larg saj.Kjo është bërë me qëllime të caktuara politike.Ndërsa, në vendbanimet serbe të komunës së Zubin Potokut dhe të Leposaviqit,një vendbanim me 3-4 shtëpi e konsideronin si fshat. Para dhjetë viteve këtë vendbanim e kanë lëshuar të gjithë banorët,pasi për shkak të kushteve ekonomike janë vendosur në vende të tjera si në Shkup,në Kumanovë,në Ferizaj,në Gjilan,në Zhegër,në Viti e gjetiu.Sot nuk ka asnjë banorë.

[1]

  1. ^ Osmani, Jusuf (2004). Vendbanimet e Kosovës. Prishtinë. ISBN 9951-8547-5-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)