Jump to content

Lec Gradica

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Dr. Lec Gradica u lind me 27.05.1954 në Gradicë Komuna e Drenasit, Kosovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa shkollën e mesme të mjekësisë në Prishtinë me sukses të shkëlqyeshëm. Diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1979, po ashtu si student i dalluar, vazhdoj studimet post diplomike duke specializuar Mjekësinë e Përgjithshme.[1]

Fotografi e Doktor Lec Gradices
Lec Gradica
Lindur më27 Maj 1954
Gradicë, Komuna e Drenasit, Kosovë
Vdekur më24 Shtator 1998
Qyqavicë, Kosovë
Në aleancë me
GradaMjek ushtarak
NjësiaBrigada 114
Në komandëZona Operative e Drenicës, Kosovë
Betejat/luftratLufta e Kosovës
ÇmimetUrdhëri Hero i Kosovës

Historiku i familjës Leci

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lufta për mbrojtjen e trojeve tona etnike shqiptare vazhdoi edhe pas shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar, po nga trungu i kësaj familje do të kemi, dëshmorë në të gjitha periudhat historike si: Halimi dhe Beçiri (të rënë në vitin 1924 në fshatin Likoshan), Milazimi (të rënë në Luftën e Dytë Botërore me Gjeneral Mehmet Gradicën) si dhe Doktor Lec Leci - Gradica i rënë në luftën e lavdishme të UÇK-së.

Lec Gradica[2] (1878-1918) u lind më 1878 në fshatin Gradicë të Drenicës. Leci nuk ishte fëmija i vetëm, kishte një vëlla dhe një motër (Rexhepin dhe Azizën). Në kohën kur trojet etnike shqiptare me largimin e pushtuesve turq rrezikoheshin të pushtoheshin nga sllavët dhe grekët, familje të njohura shqiptare dhanë kontribut të çmuar për ti dalë Zot vendit te tyre. Njëra nga këto familje është edhe familja e Lec Gradicës, ku bijtë e tyre, Leci dhe Rexhepi se bashku me kusherirët Avdullin, Halimin dhe Beqirin gjithë jetën i kushtuan çështjes kombëtare. Lec Gradica u dallua në betejat kundër pushtuesve turq, si në betejën e cila u zhvillua në Grykën e Caralevës në të cilën morën pjesë rreth 1000 luftëtarë nga territori i Drenicës. Në delegacionin e udhëhequr nga Isa Boletini, për në Vlorë me 1912Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë mori pjesë edhe Lec Gradica. Me pushtimin e trojeve tona nga Bullgarët, rezistenca e popullit shqiptar vazhdoi, në këtë rezistencë të armatosur në territorin e Drenicës një rol të rëndësishëm kishte Lec Gradica. Në vitin 1915, në oborrin e shtëpisë së tij, Leci kishte vrarë 7 ushtarë bullgarë dhe kishte plagosur dhjetëra të tjerë. Rezistenca që bëri familja Leci në luftë kundër pushtuesve bëri që trojet e tyre së bashku me lagjën të digjeshin disa herë nga pushtuesit bullgarë dhe serbë. Ne përfundim të Luftës së Parë Botërore, kjo familje vazhdoi rezistencën kundër pushtuesve serbë, duke u shkaktuar humbje të konsiderueshme — dhjetëra çetnikë të vrarë dhe shumë të plagosur. Lec Gradica së bashku me vëllain dhe kushëririn Avdullin, në vitin 1918 qëndruan heroikisht për tri ditë. Pas tri ditësh luftimesh në vendin e quajtur “te Mali i Madh” në fshatin Gradicë, ra në altarin e lirisë Lec Gradica. Varri i Lec Gradicës, sot, gjendet në fshatin Polac, Skenderaj. Shteti Shqiptar me rastin e 100 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësië së Shqipërisë, Lec Gradicën e shpalli DËSHMOR I ATDHEUT dhe familjes Leci iu ndau mirënjohje.

Kushtrimit të atdheut iu përgjigjën bijtë dhe bijat më të mira të popullit. Dr. Lec Gradica është ndër mjekët e parë të Drenicës e më gjerë që qysh në ilegalitet kishte kontakte me ushtarët e UÇK-së duke i ofruar ndihmë mjekësore atyre, gjatë operacioneve ushtarake që ndërmerrnin ndaj forcave okupuese.

Kur u dëgjuan krismat e para në Drenicë në shkurt të vitit 1998 ne betejën e Likoshanit dhe Qirezit Dr. Lec Gradica iu erdh ne ndihme kësaj treve.

Lufta po merrte hov dhe nevojitet aktivizim i gjithëmbarshëm. Dr. Leci vendosët ne vendlindjen e tij në Gradicë, duke qenë në gjendje menjëherë të improvizoj odën e babait të tij, Bislimit. Ai u vu në gatishmëri për ndihmë UÇK – së dhe popullsisë dhe për të shëruar shumë të plagosur së bashku me të shoqën e tij Eminën, si dhe mjekë të tjerë që vinin herë pas here në Gradicë. Duke parë që nevojat shtoheshin dhe oda e tij ishte shumë e vogël për t’u ardhë në ndihmë atyre që kishin nevojë, Dr. Leci kaloi në shkollën fillore në Gradicë të cilën me ndihmën e familjes së tij si dhe të bashkëvendasëve të tij e themeloi atë në Spitalin Ushtarak. Dr. Leci i përkrahur gjithëhere nga bashkëshortja - Eminja, familja e gjerë, bashkëluftëtarët dhe bashkefshatarët e tij, e zgjeroi spitalin ushtarak në këtë shkollë për t’i dal në ndihmë ushtarve të UÇK-së, si dhe polullatës së shumtë që ishin strehuar në këtë zonë. Tanimë në këto rrethana të vështira lufte dhe kushte shumë të renda nevojitej një vend me i sigurtë siç ishin bodrumet e shkollës, madje nevojiteshin edhe gjëra nga më elementaret si: -krijimi i hapsirës duke liruar bodrumet e shkollës fillore nga rezervat për ngrojhe të shkollës dhe gjesendet tjera të pranishme, -gëlqerosja dhe dezinfektimim i hapsirave -krijimi i inventarit: si shtretërit e dhuruar nga babai i Dr. Lecit, që do të përdoren për të rehabilituar bashkëluftetarët dhe shtrëter tjerë te improvizuar për lindje. -sigurimi i barnave dhe paisjeve mjekësore, te cilat Dr. Leci i kishte vlerësuar jo vetëm të nevojshme por të domosdoshme duke parë situatën në të cilën ishte që nga ilegaliteti. Përveç kësaj, jo vetëm ky spital në Gradicë, por dhe spitalet të tjera ushtarake u furnizuan në këtë kohë nga Dr. Leci si ato në: Prelloc, Likoc, Qirez, Gajrak etj.

*Dr. Leci mbajti dhe krijoi kontakte me kolegët e tij specialistë të lëmive të caktuara mjekësore si me: kirurgët, ortopedët, anesteziologët dhe kuadrot e mesme mjekësore. *Organizatat e jashtme si: Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, Mjekët pakufi, etj. ofruan ndihmën e tyre të kohëpaskohshme me përkrahje në materiale. Falë këtij koordinimi u bënë shumë ndërhyrje krurgjike të suksesshme. - Koordinimi me kolegët e tij dhe strukturat ushtarake të UÇK-së,

   - Dr. Lec Gradica ishte pjesë e UÇK-së - Ushtria Çlirimtare e Kosovës,  Brigada 114Fehmi Lladrovci” .

Gjatë kësaj kohe kishte ofenziva të ashpëra të forcave serbe kundër viseve në Drenicë dhe më gjerë, ofenziva këto që dita ditës stërmbushën këtë regjion me të plagosur dhe popullatë nga të gjitha anët. Situata u përkeqësua edhe me tri pasi ofenzivat nuk ndaleshin dhe Gradica mbeti ndër fortifikimet e fundit dhe rrjedhimisht nevojitej mobilizim i gjithëmbareshëm qoftë profesional, e hapsinor. Tani ishte e nevojshe për tu zgjeruar nga bodrumet në të gjithë shkollën dhe më gjerë për tu dalë në ndihmë te gjithëve. Ishte nje fluks i madhë i pacienteve andaj duhet triazhim apo organizim i adekuat profesional, andaj Dr.Leci Gradica me ekipen e tij mjekësore bëri funksionalizimin duke i ndarë shërbimet në: Ndihmën e parë – urgjencat në ambullantë, salla për të plagosur, dhomat për intervenime kirurgjike e salla e lindjeve. Gjatë kësaj kohe ky spital me personelin e tij brenda ditës ka ofruar me qindra vizita mjekësore, prej tyre janë bërë dhjetra intervenime kirurgjike, si dhe janë udhëhequr shumë lindje të suksesshme. Dr. Leci ishte i veçantë edhe pse ishte specialist i mjekësisë se përgjithshme ai në luftë kishte rolin e kirurgut në shërimin luftëtarëve te lirisë, e mbase etika e tij profesionale e bëri që të merrej edhe me lindjen e nënave. Gjatë kësaj periudhe janë kryer me sukses me qindra lindje. Kjo ishte një barrë shumë e madhe për Atë, qe t’i përgjigjej të gjitha kërkesave si për pjesëtarët e UÇK-së ashtu edhe për popullatën civile. Ai ishte çdo herë i gatshëm dhe i pa lodhur për të dhëne ndihmë mjekësore ku do që kërkohej 24 orë në ditë. Por gjithë ky vullnet vinte nga një humanizëm i lindur i një mendjendrituri dhe nga një atdhedashuri e trashëguar. ​ Shtatori i vitit 1998 ishte muaji i kulminacionit të ofensivës gjakatare në Qyqavicë. Pas rezistencës dhe rënies heroike te komandantit Fehmi Lladrovci si dhe shumë bashkëluftëtarëve të tjerë, forcat serbe ia mësyn edhe Gradicës ku gjendej spitali ushtarak. Dr. Leci si dhe shumë jetëra të ushtarëve të plagosur u vë në rrezik duke u granatuar. Dr. Leci së bashku me stafin e tij mjekësor, së pari siguroi që të largoheshin të plagosurit në një vend më të sigurt në malet e Qycavicës. Dr. Lec Gradica ra në krye të detyrës me 24 shtator 1998, përreth pacientëve dhe luftëtarëve të lirisë në malet e Qycavicës, nuk u nda për asnjë moment duke i mbetur besnik parimeve të Hipokratit. Ai qëndroi duke u flijuar për idealin më të shtrenjt të atdhedashurisë. Spitali ushtarak i Gradicës në këtë ofenzivë u granatua nga të gjitha anët për mos t’u funksionalizuar më pas rënies së Dr. Lec Gradicës. Përkushtimi dhe vepra e tij, sidomos vdekja heroike që bëri, janë frymëzim për gjeneratat që do vinë se si duhet të punohet dhe të veprohet për të shtrenjtin atdhe. Për heroizmin e bërë në Luftën e Kosovës i është dhënë Urdhëri Hero i Kosovës.

[3][4][5][6][7][8]

LAVDI.
  1. ^ Gashi, Arbana (2022-09-23). "Në 24 vjetorin e rënies përkujtohet Dr. Lec Gradica themeluesi i Spitalit të Parë Ushtarak në Brigadën 114 të UÇK-së". Radio Kosova e Lirë (në anglishte amerikane). Marrë më 2023-09-23.
  2. ^ Syla, Fazli (1982). Poezia popullore Shqiptare e kaçakëve. Instituti Albanologjik.
  3. ^ "Dr. LEC LECI-GRADICA SHEMBULL I SAKRIFICËS PËR NJERIUN – Epoka e Re" (në anglishte amerikane). Marrë më 2023-09-23.
  4. ^ "https://indeksonline.net/doktori-lec-gradica-rivarroset-ne-marine/". 23 qershor 2018. {{cite web}}: Lidhje e jashtme në |title= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Gashi, Arbana (2022-09-23). "Në 24 vjetorin e rënies përkujtohet Dr. Lec Gradica themeluesi i Spitalit të Parë Ushtarak në Brigadën 114 të UÇK –së". Radio Kosova e Lirë (në anglishte amerikane). Marrë më 2023-09-23.
  6. ^ G.U (2022-09-24). "24 vjet nga rënia heroike e mjekut Lec Gradica (VIDEO)". Klan Kosova. Marrë më 2023-09-23.
  7. ^ "Mehaj viziton familjen e dëshmorit Lec Leci nga Gradica e Drenasit". Telegrafi. 2022-03-13. Marrë më 2023-09-23.
  8. ^ "Dr.Lec Gradica · Dr.Lec Gradica, Prishtina". Dr.Lec Gradica · Dr.Lec Gradica, Prishtina. Marrë më 2023-09-23.