Shko te përmbajtja

Lekë Dushmani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Ridrejtuar nga Leke Dushmani)

Lekë Dushmani (lat. Lech Dusmano) ka qenë një fisnik arbëror nga familja Dushmani, ndër themeluesit e Lidhjes së Lezhës

Si anëtar i familjes Dushmani, dihet se Zadrima qe ndër zotërimet e tij.[1] Nëpër dokumentet venedikase përmendet bashkë kushëririn e tij Damianin si zotër të Pultit, më 1446.[2]

Ne 1444 ai ishtë një nga themeluesit e Lidhja e Lezhës,[1] së bashku me të vëllanë, Pjetrin.[3]

Pas vdekjes së Skënderbeut dhe pushtimit osman, Leka u largua drejt viseve që janë në Greqinë e sotme.[4]

  1. 1 2 Noli, Fan (1947). George Castrioti Scanderbeg (1405-1468) (në anglisht). International Universities Press. fq. 36.
  2. Valentini, Giuseppe (1967). Acta Albaniae Veneta saeculorum XIV et XV (në italisht). Typis Josephi Tosini. fq. 319.
  3. Sirdani, Marin (2018). "Në shka fajiset Skanderbegu". Gjergj Kastrioti "Athleta Christi", Përzgjedhje studimesh të Klerikëve Katolikë. Shkodër: Botime Françeskane. fq. 179. ISBN 9789995697730.
  4. Memushaj, Rami (3 nëntor 2016). "Kush ishte Gjergj Dushmani dhe kush është injorant i historisë?". telegrafi.com. Marrë më 10 janar 2021.