Jump to content

Biblotekonomia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Library science)
Portreti i Gabriel Naudé, autor i veprës Advis pour dresser une bibliothèque (1627), e përkthyer më vonë në anglisht në vitin 1661

Bibliotekonomia (shpesh e quajtur edhe shkenca e bibliotekës, bibliotekografia, ekonomia e bibliotekave)[1] [2] [Shënim 1] është një fushë ndërdisiplinore ose multidisiplinare që zbaton praktikat, perspektivat dhe mjetet e menaxhimit, teknologjisë së informacionit, arsimit dhe fushave të tjera të bibliotekave; mbledhjen, organizimin, ruajtjen dhe shpërndarjen e burimeve të informacionit; si dhe ekonomisë politike të informacionit. Pionier të kësaj shkence konsiderohen bibliotekisti i shquar francez Gabriel Naudé (1600 – 1653) me veprën Advis pour dresser une bibliothèque (1627) dhe Martin Schrettinger (1772 – 1851), një bibliotekist bavarez, me veprën Versuch eines vollständigen Lehrbuchs der Bibliothek-Wissenschaft oder Anleitung zur vollkommenen Geschäftsführung eines Bibliothekars (1808 - 1828). Ata me kontributin e tyre i vendosën themelet e shkencës së bibliotekonomisë. [3] Në vend që të klasifikonte informacionin bazuar në elementë të orientuara nga natyra, siç ishte bërë më parë në bibliotekën e tij bavareze, Schrettinger organizoi librat me rend alfabetik . [4] Shkolla e parë amerikane për shkencën e bibliotekës u themelua nga Melvil Dewey në Universitetin Columbia në vitin 1887. [5] [6]

Historikisht, shkenca e bibliotekës ka përfshirë gjithashtu edhe shkencën arkivore . [7] Kjo konsiston në: organizimin e burimeve të informacionit për tu shërbyer nevojave të grupeve të zgjedhura të përdoruesve, sesi njerëzit bashkëveprojnë me sistemet e klasifikimit dhe teknologjinë, mënyrën se si informacionet arrihen, vlerësohen dhe zbatohen nga njerëzit brenda bibliotekave dhe jashtë saj, çështjet ndërkulturore, si trajnohen dhe arsimohen njerëzit për karrierë në bibliotekë, etikën që drejton shërbimin dhe organizimin e bibliotekave, statusin juridik të bibliotekave dhe burimet e informacionit ashtu si dhe shkencën e aplikuar të teknologjisë kompjuterike të përdorur në dokumentacionin dhe menaxhimin e regjistrave .

Në përgjithësi ende nuk ka një dakordim lidhur me përdorimin e termave shkencë e bibliotekës, dhe bibliotekonomi, dhe në një farë mase ato janë të këmbyeshme. Termi shkencë e bibliotekës ose bibliotekografi përdoret më shpesh; [8] shumica e bibliotekarëve e konsiderojnë atë vetëm një variant terminologjik, që synon të theksojë themelet shkencore dhe teknike të lëndës dhe marrëdhëniet e saj me shkencën e informacionit. Bibliotekonomia nuk duhet të ngatërrohet me teorinë e informacionit, studimin matematikor të konceptit të informacionit. Filozofia e bibliotekës është kontrastuar me shkencën e bibliotekës, si studimi i qëllimeve dhe arsyetimeve të bibliotekonomisë, në krahasim me zhvillimin dhe përsosjen e teknikave. [9]

  • International Journal of Library Science (ISSN 0975-7546)
  • Lafontaine, Gerard S. (1958). Dictionary of Terms Used in the Paper, Printing, and Allied Industries. Toronto: H. Smith Paper Mills. 110 p.
  • The Oxford Guide to Library Research (2005) – ISBN 0-19-518998-1
  • Thompson, Elizabeth H. (1943). A.L.A. Glossary of Library Terms, with a Selection of Terms in Related Fields, prepared under the direction of the Committee on Library Terminology of the American Library Association. Chicago, Ill.: American Library Association. viii, 189 p. SBN 8389-0000-3
  • V-LIB 1.2 (2008 Vartavan Library Classification, over 700 fields of sciences & arts classified according to a relational philosophy, currently sold under license in the UK by Rosecastle Ltd. (see http://rosecastle.atspace.com/index_files/Page382.htm)
  1. ^ Dewey Decimal Classification (DDC) used the term "library economy" for class 19 in its first edition from 1876. In the second edition (and all subsequent editions) it was moved to class 20. The term "library economy" was used until (and including) 14. edition (1942). From the 15. edition (1951) class 20 was termed library science, which was used until (and including) 17th edition (1965) when it was replaced by "library and information sciences" (LIS) from 18th ed. (1971) and forward.
  1. ^ Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës:Botime të Veçanta: KONFERENCA KOMBËTARE E BIBLIOTEKONOMISË, Edicioni II, 20 - 22 nëntor 2007, Prishtinë
  2. ^ Bibliotekonomia në edicionin e 9-të
  3. ^ "Deutsche Biographie – Schrettinger, Martin". www.deutsche-biographie.de (në gjermanisht). Marrë më 2016-03-31.
  4. ^ Buckland, M (2005, June 12). Information schools: a monk, library science, and the information age. Retrieved from http://people.ischool.berkeley.edu/~buckland/huminfo.pdf.
  5. ^ "Dewey Resources". OCLC. 2014.
  6. ^ Versuch eines vollständigen Lehrbuchs der Bibliothek-Wissenschaft. Oder, Anleitung zur vollkommenen Geschäftsführung eines Bibliothekars. In wissenschaftlicher Form abgefasst. München. (2 bind).Google books: Bd 1: http://babel.hathitrust.org/cgi/pt?id=nnc1.cu08321752 ; Bd 2: http://babel.hathitrust.org/cgi/pt?id=nnc1.cu08321760
  7. ^ Harris, Michael H. (1995). History of Libraries in the Western World. 4th ed. Lanham, Maryland 3 – "The distinction between a library and an archive is relatively modern". Scarecrow.
  8. ^ "Accreditation Frequently Asked Questions:What is the difference between the MLS, the MILS, the MLIS, etc.?". American Library Association (në anglisht). American Library Association. 2017. Marrë më 2017-03-08.
  9. ^ Cossette, Andre (2009). Humanism and Libraries: An Essay on the Philosophy of Librarianship. Duluth, MN: Library Juice Press.
Një kategori në Wikimedia Commons përmban dokumente multimediale për Biblotekonomia.