Liqeni i Badocit
Liqeni i Badocit | |
---|---|
Vendi | Prishtina, Hajvalia, Graçanica |
Koordinatat | 42°37′24″N 21°14′28″E / 42.6234°N 21.2412°E |
Burime lumi | Lumi i Graçanicës |
Shtetet e pellgut | Kosova |
Gjatësia maks. | Stampa:Infobox sipërfaqe ujore/convert |
Gjërësia maks. | Stampa:Infobox sipërfaqe ujore/convert |
Sipërfaqja | Stampa:Infobox sipërfaqe ujore/convert |
Thellësia maks. | Stampa:Infobox sipërfaqe ujore/convert |
Lartësia e sipërfaqes | Stampa:Infobox sipërfaqe ujore/convert |
Vendbanimet | Prishtina, Graçanica, Hajvalia |
Liqeni i Badocit është një liqe i cili ndodhet 2 km larg vendbanimeve si janë Hajvalia dhe Graçanica dhe 5 km larg Prishtinës. Ky liqe është rezervuar artificial i cili furnizohet nga Lumi i Graçanicës. Është një prej akumulimeve kryesore në Kosovë për përdorimin e ujit të pijshëm dhe i cili furnizon Prishtinën dhe rrethinën e saj me ujë.
Ndërtimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Diga u ndërtua në vitet 1963-1966 në menyrë që të furnizoj qytetin e Prishtinës me ujë dhe është 52 m e lartë edhe 246 m e gjerë. Ndodhet në luginën e Badocit, në afërsi të xeherores "Rainwater". Gjatë ndërtimit fshati Novo Selle u zhvendos sipër liqenit, kurse fshati Badoc perfundi digës. Ne liqen ndodhen të fundosura nje kishë e vjetër dhe varrezat e fshatit Novo Selle.
Përshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Liqeni ndodhet rreth pesë kilometra larg në juglindje nga kryeqyteti i Kosovës, Prishtinë. Shumë afër është Hajvalia që ndodhet pothuajse në breg të liqenit. Në bregun jugor të rezervuarit përshkon rruga M25.2 e cila lidh Prishtinën me Gjilanin. Toka rreth liqenit është një zonë kodrinore ku ka shumë pyje.[1] [2]
Në kapacitet të plotë, liqeni është 3.5 kilometra i gjatë dhe 100 metra i gjerë. Thellësia maksimale është 30 m, dhe ka vëllim total prej 26 milion metër kubik ujë. Zona ujëmbledhese e liqenit është 109 km2 (42 sq mi).[3] Në shkurt 2014, niveli i ujit ishte në gjendje alarmante, si pasojë e dimrit te thatë.[4]
Përdorimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në fillim të viti 2016, 30 për qind e banorëve të Prishtinës dhe krejt Hajvalia, Graçanica, Kishnica e Veterniku u furnizuan me ujë nga ky liqen. Në mars, uji ka arritur nivelin maksimal.[5] Liqeni i Badocit po ashtu është i rëndësishëm për ekonominë e fshatrave përreth. Vizitohet shpesh nga peshkatarët dhe gjatë verës ka njerëz që ndalojnë këtu për pak pushime.[6] [7] [8]
Galeria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]-
Pamje e digës së liqenit
-
Ura mbi Badovc
-
Një pjesë e Badovcit
-
Badovci nga larg
Shiko edhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Enciklopedia e vogël, Prosveta, Botimi i tretë (1985); Beograd: „Prosveta“; ISBN 86-07-00001-2
- ^ Jovan Dz. Markovic (1990): Enciklopedijski geografski leksikon Jugoslavije. Sartajevë: „Svjetlost“; ISBN 86-01-02651-6
- ^ Avdullahi, Fejza, Tmava:Protecting water resources from pollution in the Lake Badovc, INTERNATIONAL JOURNAL OF ENERGY AND ENVIRONMENT,volume 3, issue 4, pages 567–576, ISSN 2076-2895
- ^ "Winter Drought Threatens Kosovo Capital's Water". 21 shkurt 2014. Marrë më 21 janar 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Paulina Nushi (20 mars 2016). "Liqeni i Badocit në Nivelin Maksimal". Arkivuar nga origjinali më 21 maj 2016. Marrë më 22 maj 2016.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Liqeni i Badovcit". Arkivuar nga origjinali më 21 maj 2016. Marrë më 22 maj 2016.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Paulina Nushi:Liqeni i Badocit në Nivelin Maksimal Arkivuar 21 maj 2016 tek Wayback Machine, 2016-03-20, 2016-05-21
- ^ Liqeni i Badovcit (Ferma ime) Arkivuar 21 maj 2016 tek Wayback Machine, 2016-05-21