Jump to content

Liqeni i Badocit

Coordinates: 42°37′24″N 21°14′28″E / 42.6234°N 21.2412°E / 42.6234; 21.2412
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Liqeni i Badovcit
Liqeni i Badocit is located in Earth
Liqeni i Badocit
Liqeni i Badocit (Earth)
VendiPrishtina, Hajvalia, Graçanica
Koordinatat42°37′24″N 21°14′28″E / 42.6234°N 21.2412°E / 42.6234; 21.2412
Burime lumiLumi i Graçanicës
Shtetet e pellgutKosova Kosova
Gjatësia maks.Stampa:Infobox sipërfaqe ujore/convert
Gjërësia maks.Stampa:Infobox sipërfaqe ujore/convert
SipërfaqjaStampa:Infobox sipërfaqe ujore/convert
Thellësia maks.Stampa:Infobox sipërfaqe ujore/convert
Lartësia e sipërfaqesStampa:Infobox sipërfaqe ujore/convert
VendbanimetPrishtina, Graçanica, Hajvalia

Liqeni i Badovcit është një liqe i cili ndodhet 2 km larg vendbanimeve si janë Hajvalia dhe Graçanica dhe 5 km larg Prishtinës. Ky Liqe është rezervuar artificial i cili furnizohet nga Lumi i Graçanicës. Është një prej akumulimeve kryesore në Kosovë për përdorimin e ujit të pijshëm dhe i cili furnizon Prishtinën dhe rrethinën e saj me ujë.

Ndërtimi

Diga u ndërtua në vitet 1963-1966 në menyrë që të furnizoj qytetin e Prishtinës me ujë dhe është 52 m e lartë edhe 246 m e gjerë. Ndodhet në luginën e Badovcit, në afërsi të xeherores "Rainwater". Gjatë ndërtimit fshati Novo Selle u zhvendos sipër liqenit, kurse fshati Badovc perfundi digës. Ne liqen ndodhen të fundosura nje kishë e vjetër dhe varrezat e fshatit Novo Selle.

Përshkrimi

Liqeni ndodhet rreth pesë kilometra larg në juglindje nga kryeqyteti i Kosovës, Prishtinë. Shumë afër është Hajvalia që ndodhet pothuajse në breg të liqenit. Në bregun jugor të rezervuarit përshkon rruga M25.2 e cila lidh Prishtinën me Gjilanin. Toka rreth liqenit është një zonë kodrinore ku ka shumë pyje.[1] [2]

Në kapacitet të plotë, liqeni është 3.5 kilometra i gjatë dhe 500 metra i gjerë. Thellësia maksimale është 30 m, dhe ka vëllim total prej 26 milion metër kubik ujë. Zona ujëmbledhese e liqenit është 109 km2 (42 sq mi).[3] Në shkurt 2014, niveli i ujit ishte në gjendje alarmante, si pasojë e dimrit te thatë.[4]

Përdorimi

Në fillim të viti 2016, 30 për qind e banorëve të Prishtinës dhe krejt Hajvalia, Graçanica, Kishnica e Veterniku u furnizuan me ujë nga ky liqen. Në mars, uji ka arritur nivelin maksimal.[5] Liqeni i Badovcit po ashtu është i rëndësishëm për ekonominë e fshatrave përreth. Vizitohet shpesh nga peshkatarët dhe gjatë verës ka njerëz që ndalojnë këtu për pak pushime.[6] [7] [8]

Galeria

Shiko edhe këtë

Lidhje të jashtme

 Commons: Liqeni i Badovcit – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Referenca

  1. ^ Enciklopedia e vogël, Prosveta, Botimi i tretë (1985); Beograd: „Prosveta“; ISBN 86-07-00001-2
  2. ^ Jovan Dz. Markovic (1990): Enciklopedijski geografski leksikon Jugoslavije. Sartajevë: „Svjetlost“; ISBN 86-01-02651-6
  3. ^ Avdullahi, Fejza, Tmava:Protecting water resources from pollution in the Lake Badovc, INTERNATIONAL JOURNAL OF ENERGY AND ENVIRONMENT,volume 3, issue 4, pages 567–576, ISSN 2076-2895
  4. ^ "Winter Drought Threatens Kosovo Capital's Water". 21 shkurt 2014. Marrë më 21 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  5. ^ Paulina Nushi (20 mars 2016). "Liqeni i Badovcit në Nivelin Maksimal". Marrë më 22 maj 2016. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Liqeni i Badovcit". Marrë më 22 maj 2016. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Paulina Nushi:Liqeni i Badovcit në Nivelin Maksimal, 2016-03-20, 2016-05-21
  8. ^ Liqeni i Badovcit (Ferma ime), 2016-05-21