Lista e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Madagaskar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Vendet e Trashëgimisë Botërore të mbrojtura nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO) janë vende të rëndësishme kulturore ose natyrore siç përshkruhet në Konventën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 1972.[1] Vendet e pasurisë natyrore dhe kulturore në Madagaskar u bënë të njohur me futjen në listë kur ai shtet ratifikoi konventë më 19 korrik 1983.[2] Vendi i parë në Madagaskar, Rezervati Strikt Natyror i Tsingyt të Bemarahas, u fut në listë si një vend i pasurisë natyrore në sesionin e 14të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore, të mbajtur në Banff të Kanadasë në vitin 1990.[3] Ky u ndoq nga futja në vitin 2001 të Kodrës Mbretërore të Ambohimangas, një fshat historik dhe pallat mbretëror me rëndësi kulturore që përmbante pallate dhe veçori të tjera natyrore dhe arkitekturore të Shekullit të XIX me domethënie historike, politike dhe shpirtërore për popullin malagasi. Më së fundmi, në vitin 2007 u shtuan në listë edhe Pyjet e Shirave të Atsinananas, që përfshin një grup prej pesë parqesh kombëtare të dalluar nga biodiversiteti i tyre i lartë endemik.[2] Një vend i katërt, kryeqyteti i shekullit të XIX të sovranëve Merina të Madagaskarit në Rova e Antananarivos, fillimisht kishte qenë i propozuar për tu bërë Vendi i parë kulturor i Madagaskarit që bëhej pjesë e Trashëgimisë Botërore në vitin 1995 por u shkatërrua nga një zjarr pak para përfundimit të futjes.[4] Për më tepër tre vendeve të vendosura të Madagaskarit në listë, një listë e mëtejshme prej shtatë vendesh është propozuar dhe është nën shqyrtim nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s për marrjen e statusit zyrtar. Pesë Vendet e para u futën në listën propozuese në vitin 1997: Rizikultura Betafo dhe Panorama Hidraulike, Kompleksi Mbretëror i Tsinjoarivos, Zona Mahafaly e Madagaskarit Jug-Perëndimor, Shkëmbinjtë dhe Shpellat e Isandra dhe Antongonas. Në vitin 2008, në listë u shtuan dy vende të tjera: Rezervati i Veçantë i Anjanaharibes së Jugut (një zgjerim i Pyjeve Të Shirave të Atsinananas) dhe Pyjet e Thata të Andrefanas.[2] UNESCO i vendosi Pyjet e Shirave të Atsinananas në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik më 30 korrik 2010 në vazhdim të rritjes së prerjes së paligjshme të pemëve në parqe që nga viti 2009 si pasojë e krizës politike në Madagaskar në vitet 2009-2013.[5]

Vendet e anëtarësuara[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tabela liston informacionin rreth çdo Vendi të Trashëgimisë Botërore:

Emri: si listohet nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore.
Vendndodhja: kordinatat gjeografike të vendndodhjes së vendit.
Rajoni: rajoni administrativ (faritra) i Madagaskarit ku gjendet vendi i pasurisë botërore.
Viti: viti që vendi u shtua në Listën e Trashëgimisë Botërore.
Të dhënat e UNESCO-s: numri i referencës së vendit dhe kriteret me të cilat u bë pjesë (kriteret i deri në vi janë kulturore, ndërsa ata nga vii deri në x janë natyrore)
Përshkrimi: përshkrim i shkurtër i vendit.
██  Vend i listuar si "në rrezik"
Emri Imazhe Vendndodhja Rajoni Viti Të dhënat e UNESCO-s Përshkrimi Referime
Rezervati Strikt Natyror i Tsingy de Bemarahas Tsingy 18°40′J 44°45′L / 18.667°J 44.750°L / -18.667; 44.750 (Tsingy) Melaky 1990 494; vii, x Në Rezervatin Strikt Natyror të Tsingy de Bemarahas, erozioni i ngadaltë ka prodhuar fusha të gjera majëzash karstiko-gëlqerore të njohura në vend si tsingy. Kjo panoramë e veçantë është e përhapur në pyje të thata, liqene dhe këneta mangroviane të banuara nga shumë lemurë dhe specie shpendësh. [6]
Kodra Mbretërore e Ambohimangas Ambohimanga 18°45′J 47°33′L / 18.750°J 47.550°L / -18.750; 47.550 (Ambohimanga) Analamanga 2001 950; iii, iv, vi Kodra Mbretërore e Ambohimangas në rrafshnaltat qendrore ka qenë një qendër shpirtërore dhe politike për popullin Merina që të paktën nga shekulli i XVI. Selia e shumë mbretërve (duke përfshirë Andrianampoinimerinan, i cili ndërmori nismën përfundimtare të sukseshme të bashkimit të ishullit të Madagaskarit nën një sundimtar të vetëm[7]) dhe vendi i caktuar për shumë rituale të shenjta, kodra dhe fshati që e kurorëzon atë mbetet edhe sot vend pelegrinazhi. [8]
Pyjet e Shirave të Atsinananas Parku Kombëtar i Marojejyt 14°27′J 49°42′L / 14.450°J 49.700°L / -14.450; 49.700 (Pyjet e Shirave të Atsinananas) Sava, Analanjirofo, Haute Matsiatra, Vatovavy-Fitovinany, Ihorombe, Anosy 2007 1257; ix,x Gjashtë parqet kombëtare që përbëjnë Pyjet e Shirave të Atsinananas bujtin një larmi të gjerë të bimësisë dhe faunës endemike të ekosistemeve të pyjeve të shirave të Madagaskarit. Jeta e bimëve dhe kafshëve në këta parqe është e kërcënuar me rritjen e shpejtë të popullsisë njerëzore, shpyllëzimin dhe fragmentimin e pyjeve të mbetura.

Vendi u fut në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik në vitin 2010 për shkak të rritjes së prerjes së paligjshme të pemëve në vazhdim të grushtit të shtetit të vitit 2009.[9]

[10]

Lista e propozuar[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shtetet anëtare mund të zgjedhin të mbajnë një listë të vendeve të propozuar që Komiteti i Trashëgimisë Botërore mund ta marr në konsideratë për ta bërë pjesë të listës zyrtare të Vendeve të Trashëgimisë Botërore. Vetëm vendet e listuara më parë në listën e propozuar të një shteti mund të bëhen pjesë e Listës së Trashëgimis Botërore. Madagaskari ka regjistruar shtatë vende në listën e propozuar. Emrat dhe përshkrimet e gjithë vendeve të propozuara janë regjistruar nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në gjuhën e zgjedhur nga vendi propozues. Vendet e propozuara në Madagaskar janë emërtuar dhe përshkruar në frengjisht dhe më poshtë është një përkthim jozyrtar.[11]

Emri Imazhe Vendndodhja Rajoni Viti Të dhënat e UNESCOs Përshkrimi Referime
Kultivimi i Orizit në Betafo dhe Panorama Hidraulike (Paysage culturel rizicole et hydraulique de Betafo) Betafo 19°50′J 46°51′L / 19.833°J 46.850°L / -19.833; 46.850 (Betafo) Vakinankaratra 1997 947; iii, iv, v Panorama që rrethon Betafon, kryqytetin e një nga katër mbretëritë e popullit Betsileo, është përfaqësuese e tarracave tradicionale të orizoreve dhe sistemet e vaditjes që u shfaqn në këtë pjesë të Rrafshnaltave jugore në shekullin e XVII. [12]
Kompleksi i Rovas së Tsinjoarivos (Site et Rova de Tsinjoarivo) Tsinjoarivo 19°38′J 47°41′L / 19.633°J 47.683°L / -19.633; 47.683 (Tsinjoarivo) Vakinankaratra 1997 948; iii, vi Rova e Tsinjoarivos, një koleksion prej pesë pallatesh druri dhe dheu të ngjeshur të ndërtuar nga mbretëreshaMerina, Ranavalona I në vitin 1834, ofron një shembull të mirë-ruajtur të normave të arkitekturës tradicionale midis andrianas (clasa fisnike) së Rrafshnaltës. Mjaft monarkë të ishullit qëndruan në këtë vend, duke përfshirë Ranavalonan I (1840, 1842, 1856), Ranavalonan II (1880, 1882) dhe Ranavalonan III (1890). [13]
Zona Mahafaly e Madagaskarit Jug-Perëndimor (Sud-Ouest Malgache, Pays Mahafaly) Varr Mahafaly 23°21′J 43°40′L / 23.350°J 43.667°L / -23.350; 43.667 (Zona Mahafaly) Atsimo-Andrefana 1997 949; not provided Madagaskari jug-perëndimor është i banuar nga populli Mahafaly, që meren me bujqësi dhe blegtori me zebunë e tyre brenda ekosistemit të thatë të pyjeve gjembore, një panoramë gjysëm-shkretëtirë e sukulentëve endemikë, që përfshijnë gjithë bimët e familjes Didiereaceae. Populli Mahafaly janë të njohur për artin mortor si varret e zbukuruara mjeshtërisht prej guri dhe të vendet e varreve të gdhendura në dru (aloalo), që janë bërë emblematikë të ishullit të Madagaskarit. [14]
Shkëmbi dhe Shpellat e Isandras (Falaise et grottes de l'Isandra) Isandra 21°27′J 47°05′L / 21.450°J 47.083°L / -21.450; 47.083 (Isandra) Haute Matsiatra 1997 950; iii, iv, v Rrëpira e thiktë shkëmbore prej graniti e Isandras që ngrihen në mënyrë të beftë nga fushat rrethuese të orizit është prodhim i erozionit të diferenciuar që ka shpuar sipërfaqen e shkëmbit me shpella të shumta. Disa nga këto shpella ishin përfshirë në një fshat të fortifikuar të banuar në shekujt e XVII dhe të XVIII, ndërsa të tjerat ishin (dhe vazhdojnë të jenë) të përdorura për të varrosur të vdekurit. [15]
Antongona Antongona 18°59′J 47°19′L / 18.983°J 47.317°L / -18.983; 47.317 (Antongona) Itasy 1997 951; iii, iv, v Duke filluar në shekullin e XVI, dy të ngritura në Antongona u fortifikuan me hendeqe mbrojtëse, mure guri dhe porta për të mbrojtur selinë mbretërore prej druri në majën e tyre. Në vitet 1980, Ministria e Kulturës i rindërtoi ndërtesat fillestare prej druri të dy vendeve dhe i hapi ata për publikun si një muze. [16]
Rezervati i Veçantë i Anjanaharibes Jugore: Zgjerim i Pyjeve të Shiut të Atsinananas (Réserve Spéciale d’Anjanaharibe-Sud) Anjanaharibeja Jugore 14°41′J 49°27′L / 14.683°J 49.450°L / -14.683; 49.450 (Anjanaharibeja Jugore) Sava 2008 5313; ix, x Anjanaharibeja Jugore qëndron në lindje të Parkut Kombëtar të Marojejyt, një nga gjashtë parqet që përbëjnë Pyjet e Shiut të Atsinananas pjesë e Trashëgimisë Botërore. Në Anjanahariben Jugore gjenden specie bimore të shumta endemike dhe korridore pyjore të Betaolanas që lidh parkun me Marojejyn, duke siguruar jetën e egër të hyjë në park dhe të zgjeroi territorin. [17]
Pyjet e Thata të Andrefanas (Les forêts sèches de l’Andrefana) Pyjet e Thata të Andrefanas 12°53′J 49°09′L / 12.883°J 49.150°L / -12.883; 49.150 (Pyjet e Thata të Andrefanas) Diana, Boeny, Anosy, Atsimo-Andrefana, Androy, Sava, Melaky 2008 5314; ix, x Pyjet e thata të Andrefanas përfshijnë shtatë zona natyrore të mbrojtura: Rezervati i Ankaranas, Parku Kombëtar i Ankarafantsikas, Parku Kombëtar i Andohahelas (parcela II), Parku Kombëtar i Tsimanampetsotses, Rezervati i Analameranas, Manambolomaty-Tsimembo dhe një rezervat i ri afër Darainas. Në ndryshim me Pyjet e Shiut të Antsinananas, parqet e përfshira në Pyjet e Thata të Andrefanas janë të vendosur në rajone ekologjike gjysëm-shkretëtire dhe përmbajnë një kompleks tërësisht të ndryshëm të biodiversitetit të lartë dhe jetës së egër endemike. [18]

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "The World Heritage Convention". UNESCO. Marrë më 17 shtator 2010. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b c "World Heritage Convention: Madagascar". United Nations Educational and Cultural Organization (UNESCO). Arkivuar nga origjinali më 24 prill 2011. Marrë më 25 prill 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Report of the World Heritage Committee, 14th Session". UNESCO. Marrë më 1 qershor 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Commission of the European Communities (mars–prill 1996). The ACP-EU Courier. 20 (156). Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh |title= (Ndihmë!)
  5. ^ "World Heritage Committee inscribes Rainforests of Atsinanana (Madagascar) on List of World Heritage in Danger". UNESCO. Arkivuar nga origjinali origjinali më 25 prill 2011. Marrë më 25 prill 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Tsingy de Bemaraha Strict Nature Reserve". UNESCO. Marrë më 30 prill 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Hilary Bradt: Madagascar; 10th edition, The Globe Pequot Press Inc.; 2011, Guilford, Connecticut, isbn 978-1-84162-341-2, fq. 165
  8. ^ "Royal Hill of Ambohimanga". UNESCO. Marrë më 30 prill 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Investigation into the illegal felling, transport and export of precious wood in SAVA region Madagascar" (PDF). Global Witness and the Environmental Investigation Agency, Inc. gusht 2009. f. 2. Marrë më 30 janar 2010. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Rainforests of the Atsinanana". UNESCO. Marrë më 30 prill 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Tentative Lists". UNESCO. Arkivuar nga origjinali origjinali më 2 maj 2011. Marrë më 30 prill 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Paysage culturel rizicole et hydraulique de Betafo". UNESCO. Marrë më 14 maj 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Site et Rova de Tsinjoarivo". UNESCO. Marrë më 14 maj 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Sud-Ouest Malgache, Pays Mahafaly". UNESCO. Marrë më 14 maj 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "Falaise et grottes de l'Isandra". UNESCO. Marrë më 14 maj 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "Antongona". UNESCO. Marrë më 14 maj 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "Réserve Spéciale d'Anjanaharibe-Sud (extension des forêts humides de l'Atsinanana)". UNESCO. Marrë më 14 maj 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "Les forêts sèches de l'Andrefana". UNESCO. Marrë më 14 maj 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Bibliografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Hilary Bradt: Madagascar; 10th edition, The Globe Pequot Press Inc.; 2011, Guilford, Connecticut, isbn 978-1-84162-341-2.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]