Logopedia
Logopedia është një fushë e cila praktikohet nga specialistë të quajtur logopedë, të cilët janë të aftë të vlerësojnë, diagnostikojnë dhe trajtojnë çrregullime të komunikimit, çrregullime konjitive, çrregullime të zërit dhe të gëlltitjes.
Përkufizimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Logopedia (terapia e të folurit) është një shkencë që merret me parandalimin, zbulimin, diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve të komunikimit njerëzor, e cila përfshin të gjitha proceset dhe funksionet që lidhen me artikulimin e të folurit, perceptimin dhe prodhimin e gjuhës gojore dhe të shkruar, si dhe format e komunikimit jo verbal (përkufizimi i Shoqatës Evropiane të Patologëve të të folurit dhe të gjuhës).[1]
Logopedi është një ekspert i pavarur, veprimtaritë qendrore të të cilit kryhen në fushën e parandalimit, vlerësimit dhe ndërhyrjes në rastet e çrregullimeve të komunikimit njerëzor, trajtimin e tyre dhe kërkimin shkencor ( përkufizimi i Shoqatës Botërore të Patologëve të të folurit dhe të gjuhës - IALP), dhe logopedia është një profesion në zhvillim përgjatë linjave të shkencës së aplikuar dhe të pastër .
Ndryshe njihet edhe si patologjia e të folurit (ose patologjia e të folurit dhe gjuhës) dhe është një fushë ndërdisiplinare e psikologjisë, pediatrisë dhe shëndetësisë që zakonisht praktikohet nga një terapist i të folurit dhe gjuhës, ose më shkurtimisht "logoped". Patologjia e gjuhës dhe të folurit konsiderohet "një profesion i lidhur me shëndetin" së bashku me audioologjinë, optometrinë, terapinë okupacionale, psikologjinë e rehabilitimit, terapinë fizike, analizën e sjelljes dhe të tjera. Përveç kësaj, logopedia merret edhe me hulumtime të aplikuara dhe themelore në këtë fushë. [1]
Logopedët specializohen në vlerësimin, diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve të komunikimit (dëmtimet e të folurit dhe gjuhës), çrregullimet njohëse të komunikimit, çrregullimet e zërit dhe çrregullimet e gëlltitjes.
Logopedët gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm në diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimit të spektrit të autizmit (shpesh në një ekip me pediatër dhe psikologë).
Shih gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Literatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Fisher SE, Scharff C (2009). "FOXP2 as a molecular window into speech and language". Trends Genet. 25 (4): 166–77. doi:10.1016/j.tig.2009.03.002. PMID 19304338.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - "Discussion Meeting Issue 'Language in developmental and acquired disorders: converging evidence for models of language representation in the brain' - Table of Contents". Royal Society Publishing. 2014. Marrë më 31. 12. 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në:|accessdate=
(Ndihmë!) - Nelson HD, Nygren P, Walker M, Panoscha R (2006). "Screening for speech and language delay in preschool children: systematic evidence review for the US Preventive Services Task Force". Pediatrics. 117 (2): e298–319. doi:10.1542/peds.2005-1467. PMID 16452337.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Howell, Peter (2011). Recovery from stuttering. New York: Psychology Press/Taylor Francis Group. ISBN 978-1-84872-916-2. OCLC 814245820.
{{cite book}}
:|ref=harv
i pavlefshëm (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)