Lokaliteti arkeologjik-Fortesa në Vrellë
Lokaliteti arkeologjik-Fortesa në Vrellë | |
---|---|
Lloji | Arkeologjike |
Vendndodhja | Vrellë, Burim, Kosovë |
Ndërtuar | Antikitet i Vonë |
Emri zyrtar: Lokalitet Arkeologjik / Rezervat | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Nr. i referencës | 3231 |
Lokaliteti arkeologjik-Fortesa në Vrellë është një monument i trashëgimisë kulturore në Vrellë, Burim, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik".
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mbi fshatin Vrellë ruhen rrënojat e një fortese pa emër dhe e pa hulumtuar, e cila sipas pozitës që zotëron ka mbrojtur luginën, manastirin dhe rrugët. Lart në shkëmbinj të shkëmbit të kuq ruhen gjurmët e kishave shpellore (shpellë eremite). Mikrotopinimi i quajtur Fshati Krye ndodhet nën Kërshin e Kuq, në pjesën mbi fshatin Vrellë në një territor shumë të pjerrët. Aty tani për shkak të erozionit të madh nuk vërehet ndonjë gjurmë arkitektonike. Sidoqoftë, në atë hapësirë ka shumë gurë terreni si dhe fragmente të tjegullave, llaç gelqeror, etj. Lokaliteti i takon periudhës së antikitetit të vonë. Pas vërshimeve të datës 6 qershor 2006 në potesin Lugu i Madh në Vrellë, në mes të dy kodrave në një lëndinë u zbulua rastësisht (nga z. E. Danaj), një pllakë votive e punuar (në mermer të bardhë me patinë të verdhë) me figura njerëzore në reliev me përmasa 49.5 x 46 cm dhe me trashësi 11-17 cm. Në këtë pllakë të skalitur janë të paraqitura në relief katër figura mitologjike ku në pozitën qendrore është Dionisi-Liberi dhe shoqëruesit e tij. [2]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Iliria
- Dardania
- Muzeu i Kosovës
- Arkeologjia e Kosovës
- Trashëgimia romake në Kosovë
- Vendbanimet neolitike në Kosovë
- Vendbanimet e kohës së metaleve në Kosovë
- Vendbanimet e antikitetit të vonë dhe mesjetare në Kosovë
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
- ^ Rexha, Enver, red. (2013), Harta Arkeologjike e Kosovës (II), Prishtina: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit & Instituti Arkeologjik i Kosovës, fq. 72
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine