Lokaliteti arkeologjik në Banjë të Malishevës
Lokaliteti arkeologjik në Banjë të Malishevës Lokaliteti arkeologjik romak (Fusha ose Luga e Mullirit) | |
---|---|
Lloji | Arkeologjike |
Vendndodhja | Banjë, Malishevë, Kosovë |
Ndërtuar | Romake |
Emri zyrtar: Lokalitet Arkeologjik / Rezervat | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Nr. i referencës | 3430 |
Lokaliteti arkeologjik në Banjë të Malishevës i njohur ndryshe edhe si Lokaliteti arkeologjik romak (Fusha ose Luga e Mullirit) është një monument i trashëgimisë kulturore në Banjë, Malishevë, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik", i miratuar me numër 3430.
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në fshatin Banjë e Malishevës, pozicionuar në juglindje të qytezës së Malishevës, në krahun e majtë të lumit Mirushë, ndodhet lokaliteti arkeologjik i njohur me toponimin Trojet e Vjetra. Lokaliteti arkeologjik ka karakterin e një kodërvarri (tume) dhe ishte ngritur në kohën e hekurit për t’u ripërdorur në periudhën e mesjetë së hershme. Hulumtimet, gjegjësisht gërmimet arkeologjike të zhvilluara në këtë lokacion arkeologjik në vitin 2005, dëshmuan gjurmë të varreve me konstruksion të pllakave të gurit dhe nga inventari i pasur arkeologjik, spikatin disa stoli tipike për mesjetën e hershme si unaza bronzi, byzylykë dhe disa varëse qafe me simbolin e kryqeve kristiane. [2]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Iliria
- Dardania
- Muzeu i Kosovës
- Arkeologjia e Kosovës
- Trashëgimia romake në Kosovë
- Vendbanimet neolitike në Kosovë
- Vendbanimet e kohës së metaleve në Kosovë
- Vendbanimet e antikitetit të vonë dhe mesjetare në Kosovë
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 8 nëntor 2014. Marrë më 24 shtator 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine