Jump to content

Lokaliteti arkeologjik në Banjë të Malishevës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Lokaliteti arkeologjik në Banjë të Malishevës
Lokaliteti arkeologjik romak (Fusha ose Luga e Mullirit)
LlojiArkeologjike
VendndodhjaBanjë, Malishevë, Kosovë
NdërtuarRomake
Emri zyrtar: Lokalitet Arkeologjik / Rezervat
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës3430

Lokaliteti arkeologjik në Banjë të Malishevës i njohur ndryshe edhe si Lokaliteti arkeologjik romak (Fusha ose Luga e Mullirit) është një monument i trashëgimisë kulturore në Banjë, Malishevë, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik", i miratuar me numër 3430.

Në fshatin Banjë e Malishevës, pozicionuar në juglindje të qytezës së Malishevës, në krahun e majtë të lumit Mirushë, ndodhet lokaliteti arkeologjik i njohur me toponimin Trojet e Vjetra. Lokaliteti arkeologjik ka karakterin e një kodërvarri (tume) dhe ishte ngritur në kohën e hekurit për t’u ripërdorur në periudhën e mesjetë së hershme. Hulumtimet, gjegjësisht gërmimet arkeologjike të zhvilluara në këtë lokacion arkeologjik në vitin 2005, dëshmuan gjurmë të varreve me konstruksion të pllakave të gurit dhe nga inventari i pasur arkeologjik, spikatin disa stoli tipike për mesjetën e hershme si unaza bronzi, byzylykë dhe disa varëse qafe me simbolin e kryqeve kristiane. [2]

  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 8 nëntor 2014. Marrë më 24 shtator 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]