Jump to content

Lufta tregtare Kinë–Shtetet e Bashkuara

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Donald Trump dhe Xi Xhinping në Samiti i G20 në Osaka 2019.

Lufta tregtare Kinë–Shtetet e Bashkuara është një konflikt ekonomik në vazhdim midis dy ekonomive më të mëdhaja botërore, Kina dhe Shtetet e Bashkuara. Në vitin 2018, presidenti amerikan Donald Trump filloi duke vendosur tarifa dhe pengesa tregtare mbi Kinën për të bërë ndryshime në atë që Shba-ja e quan "praktika të padrejta tregtare".[1] Mes këtyre praktikave tregtare dhe efekteve të tyre ishte edhe rritja e defiçitit të tregtisë, vjedhja e pronës intelektuale si dhe kalimi me forcë i teknologjisë amerikane në Kinë.[2]

Që nga vitet 1980', Trump mbrojti tafikat për të reduktuar defiçitin e tregtisë të Shba-së dhe të promovonte prodhimin e brendshëm, duke thënë se shteti po "shqyhej" nga partnerët e tyre të tregtisë; vendosja e këtyre tarifave ishte një nga pikat kryesore e fushatës së tij presidenciale. Edhe pse disa ekonomistë dhe politikanë argumentojnë se defiçiti i vazhdueshëm i tregtisë së Shba-së është problematike, shumë ekonomistë të tjerë thojnë se nuk është problem,[3] dhe pak nga ata e kanë mbrojtur vendosjen e tarifave si një zgjedhje të problemit, duke përmendur provat historike që përshkallëzimi i konflikteve të tarifave nuk nxjerr asnjë fitues.[4][5][6][7]

Në Shtetet e Bashkuara, lufta tregtare ka sjellur probleme për fermerët dhe prodhuesit e mallrave si dhe çmime më të larta për konsumatorët.[8] Edhe disa shtete të tjera janë dëmtuar në ekonomi,[9] edhe pse disa shtete kanë përfituar nga rritja e prodhimit për të mbushur boshllëqet. Kjo ka çuar gjithashtu në destabilitet në treg. Qeveritë e disa shteteve, përfshirë Kina dhe Shtetet e Bashkuara, kanë ndërmarë hapa për të treguar disa nga dëmet. Kjo luftë tregtare është kritikuar ndërkombëtarisht; në Shba, bizneset dhe organizatat argrikulturale kanë shfaqur kritika, edhe pse shumica e fermerëve vazhdojnë të mbështesin Trumpin. Qëndrimi i politikanëve të Shba-së ka qënë i përzier.

Lufta tregtare ka shkaktuar një përkeqsim të madh të marrëdhënjeve Kinë–Shba pasi shtetet vendosën tarifa mbi njëra-tjetrën për më shumë se një vit, me Trumpin i cili kërcënoi se do të kishte më shumë.[10][11][12]

Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë dy ekonomitë më të madhe të botës; Shba-ja ka prodhim të brendshëm bruto më të lartë nominal kurse Kina ka prodhim të brendshëm bruto më të lartë në termat e PPP. Këto shtete deri tani kanë qënë shtyllat më të rëndësishme të ekonomisë globale.

Deri në vitin 1984, Shtetet e Bashkuara ishin partneri i tretë i Kinës në tregti, kurse Kina ishte e 14ta për Shba-në. Megjithatë, rinovimi vjetor i statusit të MFN-së të Kinës u kundërshtua vazhdimisht nga grupet e presionit anti-kinez gjatë seancave dëgjimore të kongresit amerikan. Për shëmbull, importet e Shba-së nga Kina pothujase u dyfishuan brënda pesë viteve nga 51.5 miliard $ (84.2 miliard $ me dollarin e vitin 2019) në vitin 1996 në 102 miliard $ (148 miliard $ me dollarin e vitit 2019) në vitin 2001.[13] Industria e tekstilit amerikan loboi Kongresin dhe mori tarifat për tekstilet kineze sipas Marrëveshjes së OBT për Tekstile dhe Veshje. Si reagim ndaj shtypjes së protestave të Sheshit Tiananmen të vitit 1989, administrata e Bushit dhe Kongresi vendosën kufizime administrative dhe ligjore për investimet, eksportet dhe marrëdhëniet e tjera tregtare me Kinën.[14]

Drejtori i Këshillit Kombëtar të Tregtisë të Shtëpisë së Bardhë Peter Navarro duke folur mbi tregtinë me zëvëndës-presidentin Mike Pence dhe Sekretarin e Tregtisë Wilbur Ross para se presidenti të firmoste urdhërat ekzekutiv në lidhje me tregtinë.[15][16]
  • 22 janar: Trump njoftoi vendosjen e tarifave mbi panelet djellore dhe lavatriçet.[17] Rreth 8% të importeve të paneleve djellore në Amerikë në vitin 2017 vinin nga Kina.[18] Importet e lavatriçeve nga Kina arrinin shifrën e 1.1 miliard $ në vitin 2015.[19]
  • 1 mars: Trump njoftoi tarifat e reja mbi çelikun dhe aluminin për të gjitha shtetet.[20] Shtetet e Bashkuara kishin inportuar 3% të çelikut të tyre nga Kina.[21]
  • 22 mars: Trump i kërkoi përfaqsisë tregtare të Shteteve të Bashkuara (USTR) të niste vendosjen e tarifave nbi mallrat kinez me vlerë 50-60 miliardë $.[22][23] Ai u mbështet te Seksioni 301 i Aktit të Tregtisë i vitit 1974 për këtë kërkesë, duke thënë se qëllimi i tarifave ishte "një përgjigje për praktikat e padrejta të tregtisë nga Kina për vite me rradhë", përfshirë edhe vjedhjen e pronës intelektuale.[24][25] Mbi 1,300 kategori të importeve kineze u listuan për tarifë, përfshirë edhe pjesët e avionit, bateritë, televizorët e sheshtë, pajisjet mjeksore, satelitët dhe armë të ndryshme.[26][27]
  • 2 prill: Ministria e Tregtisë së Kinës u kundërpërgjigj duke vendosur tarifa mbi 128 produkte të importuara nga Amerika, përfshirë aluminin, avionët, makinat, mishin e derrit, dhe sojën (të cilat u taksuan 25%), si dhe frutat, arrat dhe tubat e çelikut (15%).[28][29][30] Sekretari amerikan i tregtisë Wilbur Ross tha se tarifat e vendosura nga Kina ndikuan në vetëm 0.3% të prodhimit të brendshëm bruto të Shba-së, kurse sekretari për shtyp Sarah Huckabee Sanders deklaroi se lëvizjet do të ishin "dhimbje afatshkurtra", por do të sillnin "sukses afatgjatë".[31][32] Më 5 prill, Trump u përgjigj duke thënë se po mendonte për një tjetër raund tarifash mbi 100 miliardë $ shtesë të importeve kineze pas hakmarrjes së Pekinit.[33] Në ditën e ardhshme, Organizata Botërore e Tregtisë mori një kërkesë nga Kina për konsulta mbi tarifat e reja nga Shba-ja.[34]
  • 15 maj: Liu He, Zëvëndëskryeministri dhe antari i byrosë së Kinës, si dhe këshilltari më i lartë ekonomik i presidentit të Kinës Xi Xhinping, vizitoi Uashingtonin për bisedime të mëtejshme tregate.[35]
Zëvëndës-kryeministri i Kinës Liu He në takimin me presidentin e Shba-së Donald Trump në maj 2018.
  • 20 maj: zyrtarët kinezë ranë dakord të "ulin ndjeshëm" deficitin tregtar të Amerikës me Kinën[35] duke u zotuar të "rrisin ndjeshëm" blerjet e saj të mallrave amerikane. Si rezultat i kësaj, Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin deklaroi se "Neve po e pezullojmë luftën tregtare".[36] Megjithatë, drejtori i Këshillit Kombëtar të Tregtisë të Shtëpisë së Bardhë Peter Navarro deklaroi se nuk kishte asnjë "luftë tregtare", por se kishte një "mosmarrëveshje tregtie, e drejtë dhe e thjeshtë. Ne e humbëm luftën tregtare shumë kohë më parë."[37]
  • 21 maj: Trump shkoi në Twitter se "Kina ka pranuar të blejë një sasi masive të produkteve agrikulturale/bujqësore SHTESË, edhe pse ai më vonë qartësoi se blerjet ishin të kushtëzuara nga mbyllja e një "marrëveshje të mundshme".[38]
  • 29 maj: Shtëpia e Bardhë njoftoi se do të vendoste tarifa 25% mbi mallrat kineze me vlerë 50 miliard $ me një "teknologji të rëndësishme industriale"; lista e plotë e produketve që të do të tarifoheshin do të publikohej më 15 qershor:[39] U planifikua gjithashtu imponimi i kufizimeve të investimeve dhe kontrolle të zgjeruara të eksportit për individë dhe organizata të caktuara kineze për t'i parandaluar ata të përvetësojnë teknologjinë e Shba-së.[40] Kina tha se do të ndërpriste bisedimet tregtare me Uashingtonin nëse sanksionet tregtare do të vendoseshin.[41]
  • 15 qershor: Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të vendosnin një tarifë 25% në mallrat kineze me vlerë 50 miliardë $. Tarifat mbi mallrat me vlerë 34 miliardë $ do të fillonin më 6 korrik, kurse pjesa tjetër 16 miliardë $ do të niste në një datë më të mëvonshme.[42][43][44] Ministri i Tregtisë i Kinës akuzoi Shtetet e Bashkuara për nisjen e një lufte tregtare dhe tha se Kina do të përgjigjet me tarifa të ngjashme për importet amerikane, duke nisur nga 6 korriku 2018:[45] Tre ditë më vonë, Shtëpia e Bardhë deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të vendoste një tjetër tarifë shtesë 10% mbi mallra kineze me vlerë 200 miliard $ nëse Kina do të hakmerrej ndaj tarifave amerikane.[23] Lista e produkteve të përfshira në këtë raund tarifash u publikua më 11 korrik 2018 dhe u vendos të zbatohej brenda 60 ditësh.[46]
  • 19 qershor: Kina kundërpërgjigjet, duke kërcënuar të vendosë tarifa mbi mallrat amerikane me vlerë 50 miliard $. Ata gjithashtu shtuan se Shtetet e Bashkuara kishin nisur një luftë tregtare. Importet dhe eksportet e tregjeve në disa shtete kishin frikë se tarifat do të prishnin zinxhirët e furnizimit e cila mund të "grryente botën".[47]
  • 6 korrik: Tarifat amerikane ndaj mallrave kineze me vlerë 34 milard $ hynë në fuqi. Kina u hakmorr duke vendosur tarifa të njëjta ndaj mallrave amerikane me vlerë të ngjashme. Kjo tarifë përfshinte 0.1% të prodhimit të brendshëm bruto global.[48][49] Më 10 korrik, Shba-ja publikoi një listë fillestare për mallra kineze shtesë me vlerë 200 miliard % që do të ishin subjekt i tarifës 10%.[50] Dy ditë më vonë, Kina u zotua të hakmerrej me tarifa shtesë ndaj produkteve amerikane me vlerë vjetore 60 miliard $.[51]
  • 8 gusht: Zyra e Përfaqësuesit të Tregtisë së Shteteve të Bashkuara publikoi listën e finalizuar me 279 mallra kineze, me vlerë 16 miliard $, që do të tarifoheshin 25% duke nsiur nga 23 gushti.[52][53][23] Si kundërpërgjigje, Kina gjithashtu vendosi tarifë 25% në mallra amerikane me vlerë 16 miliard $ që gjithashtu do të hynte në fuqi më 23 gusht.[54]
  • 14 gusht: Kina paraqiti një ankesë në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT), duke deklaruar se tarifat e Shba-së për panelet diellore të huaj bien ndesh me vendimin e OBT-së, duke destabilizuar tregun ndërkombëtar për produktet diellore. Kina deklaroi se ndikimi që rezultoi dëmtoi drejtpërdrejt interesat legjitime të tregtisë së Kinës.[55]
  • 22 gusht: Nën-sekretari i thesarit amerikan David Malpass dhe zëvëndës-ministri i tregtisë kineze Wang Shouwen u takuan në Uashington me qëllimin për të rihapur negociatat. Ndërkohë, më 23 gusht, tarifat e premtuara nga Kina dhe Shba-ja mbi mallrat respektive me vlerë 16 miliard $ hynë në fuqi.[56] Katër ditë më vonë, Kina paraqiti një ankesë të re te OTB-ja ndaj Shba-së në lidhje me tarifat shtesë.[57]
Presidenti i Meksikës Enrique Peña Nieto, ai i Shba-së Donald Trump dhe kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau duke firmosur marrëveshjen në samitin e G20 në Buenos Aires më 30 nëntor.
  • 17 shtator: Shba-ja njoftoi vendosjen e tarifës 10% mbi mallrat kineze me vlerë 200 miliard $; kjo tarifë do të hynte në fuqi më 24 shtator dhe do të rriteshe në 25% në fund të vitit. Ata gjithashtu kërcënuan se do të vendosin tarifa mbi importet kineze shtesë me vlerë 267 miliard $ nëse këta të fundit do të kundërpërgjigjeshin.[58] Megjithatë, Kina u kundërpërgjigj një ditë më vonë me një tarifë 10% mbi importet amerikane me vlerë 60 miliard $.[59][60] Deri më tani, Kina ka vendosur ose propozuar tarifa për mallra amerikane me vlerë 110 miliardë $, që përfaqësojnë shumicën e importeve të saj të produkteve amerikane.[58]
  • 10 nëntor: Drejtori i Këshillit Kombëtar të Tregtisë të Shtëpisë së Bardhë Peter Navarro prentendoi se një grup miliarderësh nga Wall Street po kryenin një operacion influencial në emër të qeverisë kineze duke dobësuar presidentin dhe pozicionin e Shba-së në negociata; ai i nxiti ata të investonin në rripin e ndryshkur.[61][62]
  • 30 nëntor: Presidenti Trump firmosi marrëveshjen e rishikuar Shba–Meksikë–KanadaBuenos AiresArgjentinës. Marrëveshja kishte një artikull 32.10 që synonte ndalimin e çdo ekonomie jo-tregtare, veçanërisht Kinën, që të përfitonte nga marrëveshja.[63][64][65] Jorge Guajardo, ish ambasadori i Meksikës në Kinë tha se "një gjë që kinezët duhet ta dinë është se kjo nuk ishte një problem i Trump; ishte një problem botëror. Të gjithë janë lodhur nga mënyra sesi Kina luan me sistemin e tregtimit dhe bën premtime që kurrë nuk arrijnë asgjë."[66]
  • 1 dhjetor: Rritjet e planifikuara të tarifave u shtynë. Shtëpia e Bardhë deklaroi se të dy palët "menjëherë do të fillojnë negociatat për ndryshimet strukturore në lidhje me transferimin e detyruar të teknologjisë, mbrojtjen e pronës intelektuale, barrierat jo-tarifore, ndërhyrjet në internet dhe vjedhjet në internet".[67][68] Sipas administratës Trump, "Nëse në fund të [90 ditëve], palët nuk janë në gjendje të arrijnë një marrëveshje, tarifat prej 10% do të rriten në 25%".[69][70] Zyra e përfaqësuesit të tregtisë së Shba-së konfirmoi se afati i vështirë për ndryshimet strukturore të Kinës është 1 marsi i vitit të ardhshëm.[71]
  • 4 dhjetor: Presidenti i New York Fed John Williams tha se ai besonte që ekonomia e Shba-së do të qëndronte e fuqishme në vitin 2019.[72] Willimas priste që rritja e normës së interesit do të ishte e nevojshme për mbajtjen e ekonomisë. Ai deklaroi: "Duke pasur parasysh këtë perspektivë të rritjes së fortë, tregut të fortë të punës dhe inflacionit pranë objektivit tonë dhe duke marrë parasysh të gjitha rreziqet e ndryshme rreth perspektivës, unë pres që rritjet e mëtejshme graduale të normave të interesit do të sponsorizojnë më së miri një zgjerim të qëndrueshëm ekonomik."[72]
  • 11 dhjetor: Trump njoftoi se Kina po blinte një "sasi të jashtëzakonshme" të sojës amerikane. Tregtarët e mallrave nuk panë asnjë provë të blerjeve të tilla, dhe gjatë gjashtë muajve të ardhshëm eksportet e sojës në Kinë ishin rreth një e katërta ato që ishin në vitin 2017, para se të fillonte lufta tregtare. Kina thuhet se i konsideroi blerjet e mallrave të fermave amerikane si kusht pas mbylljes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse tregtare.
  • 14 janar: Një artikull në Wall Street Journal raportoi se teprica tregtare e Kinës me Shtetet e Bashkuara për vitin 2018 ishte një rekord 323.32 miliardë $ pavarësisht nga tarifat e Trump.[73]
  • 6 mars: Departamenti i Tregtisë së Shba-së deklaroi se në vitin 2018 deficiti tregtar i Shba-së me Kinën arriti në 621 miliardë dollarë, më i larti që kishte qenë që prej vitit 2008.[74]
  • 5 maj: Trump njoftoi se tarifat e mëparshme 10% mbi mallrat kineze me vlerë 200 miliard $ do të rriteshin në 25% duke nisur nga 10 maji.[75] Me njoftimin nga USTR, Regjistri Federal në 9 maj botoi modifikimin e detyrës në ose pas orës 12:01 p.m. Zona Lindore e Kohës nga 10 deri në 25% për produktet e Kinës të mbuluara nga aksioni i shtatorit 2018.[76]

Reagimet në Kinë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gazeta e Partisë Komuniste E përditshmja e popullit ka deklaruar se Kina do t'a përballojë luftën tregtare, duke shtuar se politikat e Trumpit po ndikojnë në konsumatorët amerikanë.[77]

Në shtator 2019, Lu Xiang, një analist në Akademië Kineze të Shkencave Sociale, shfaqi pensimizëm në lidhje me përfundet e bisedimeve të ardhshme, duke e quajtur Trumpin "të paparashikueshëm". Ai deklaroi: "Mund të përpiqemi të gjejmë vetëm të dhëna të arsyeshme në marrëzitë e tij."[78]

Raportimi i brendshëm mbi luftën tregtare është i çensuruar.[79]

Lufta tregtare është një temë e zakonshme në mediat sociale kineze, me një meme të njohur në internet që i referohet Thanosit, një personazh negativ nga Marvel Comics dhe Marvel Cinematic Universe i cili asgjëson gjysmën e të gjithë jetës në univers duke përdorur Gurët e Pafundësisë, duke bërë shaka se Trump në mënyrë të ngjashme do të asgjësojë gjysmën e investitorëve të Kinës.[80][81]

Reagimet në Shba

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Udhëheqësi i Senatit Demokratik Chuck Schumer vlerësoi tarifat e larta të presidentit Trump kundër avantazheve të supozuara të Kinës ndaj Shba-së, duke deklaruar: "Demokratë, Republikanë, Amerikanë dhe çdo ideologji politike, çdo rajon i shtetit duhet t'i mbështesë këto veprime." Senatorë të tjerë demokratë që kanë mbështetur veprimet e Trumpit janë Bob Menendez, Sherrod Brown dhe Ron Wyden.[82][83][84][85][86] Mbështetje bipartizane nga Dhoma e Përfaqësuesve për veprimet e Trump ka ardhur nga Nancy Pelosi,[87][88][89] Brad Sherman,[90] Kevin Brady[82] dhe Ted Yoho.[90]

Senatorë të tjerë nga të dy partitë kanë kritikuar Trump për luftën tregtare, përfshirë Charles E. Grassley,[91] Tim Kaine,[92] Mark Warner,[92] Elizabeth Warren[93] dhe Ron Wyden.[94]

Senatorë të tjerë republikanë kanë dhënë deklarata më të matura. Mitch McConnell tha se "askush nuk fiton një luftë tregate", por kishte shpresë se taktikat "do të na nxirrnin ne në një pozicion më të mirë, krah Kinës." John Cornyn deklaroi se "ka shumë shqetsime".[95] Joni Ernst tha në maj 2019 se "tarifat janë të dëmshme" për fermerët, por ata "na duan neve që të gjejmë një rrugë përpara me Kinën", duke shtuar se "Ne shpresojmë të arrijmë një marrëveshje së shpejti."[96]

Industria amerikane

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Një video e Zërit të Amerikës me reagimet e fermerëve amerikanë në lidhje me luftën tregtare.

Në vitin 2018, pas njoftimit të rritjeve të tarifave nga ana e Shba-së dhe Kinës, përfaqsuesit e disa nga industrive më të mëdhaja në Shba shfaqën frikën e tyre rreth efekteve që këto tarifa mund të kishin në bizneset e tyre. Organizatat që ishin kritike ndaj luftës tregtare përfshinin edhe Shoqatën e Udhëheqësve të Industrisë me Pakicë. Disa kryebashkiakë që përfaqësonin qytete me një mbështetje të rëndë në sektorin e prodhimit gjithashtu shprehen shqetësimet e tyre.[97] Në shtator 2018, një koalicion biznesesh njoftoi një fushatë lobimi e quajtur "Tariffs Hurt the Heartland" për të protestuar ndaj tarifave të vendosura,[98] pasi tarifat amerikane ndaj çelikut kinez, aluminit dhe disa kimikateve kontribuan në rritjen e shpenzimeve të pajisjeve agrikulturale në Shtetet e Bashkuara.[99] Një raport nga Logisym zbuloi se, pavarësisht çmimeve në rritje, kërkesat për shërbimin e transportit të mallrave u rrit dhe importet nga Kina në Shba u rritën nga 38,230 milion $ në 50,032 milion $. Disa komentues kanë vërejtur se përkundër frikës së rënies së tregtisë, rritja e importeve dhe shërbimeve të mallrave sinjalizuan një rritje të kërkesës për mallra nga Kina.[100]

Mbi 600 kompani dhe shoqata tregtare i shkruajtën Trump në mesin e vitit 2019 për t'i kërkuar atij të hiqte tarifat dhe t'i jepte fund luftës tregtare, duke thënë se tarifat e rritura do të kishin "një ndikim domethënës, negativ dhe afatgjatë në bizneset amerikane, fermerët, familjet, dhe ekonominë amerikane ".[101]

Reagimet ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 1 qershor 2018, pas një veprimi të ngjashëm nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian filloi ankesat ligjore të OBT-së kundër Kinës, të cilat e akuzuan atë për punësimin e praktikave tregtare që diskriminonin ndaj firmave të huaja dhe minonin të drejtat e pronësisë intelektuale të kompanive të BE-së. Komisionerja Evropiane për tregtinë Cecilia Malmström tha "Ne nuk mund të lejojmë asnjë vend të detyrojë kompanitë tona të dorëzojnë këtë njohuri të fituar me vështirësi në kufirin e saj. Kjo është kundër rregullave ndërkombëtare për të cilat ne të gjithë kemi rënë dakord në OBT."[102] Zyrtarët amerikanë, evropianë dhe japonezë kanë diskutuar strategjinë e përbashkët dhe kanë ndërmarrë veprime kundër konkurrencës së padrejtë nga Kina.[103][104][105]

Një artikull i shkruar në shtator 2018 nga Brahma Chellaney tha se lufta tregtare e Amerikës me Kinën nuk duhet të errësojë një kthim mbrapa më të gjerë kundër praktikave të tregtisë, investimeve dhe huadhënies merkantiliste të Kinës.[106]

samitin e G20 2018, lufta tregtare ishte në rendin e ditës për diskutim.[107]

  1. ^ Swanson, Ana (5 korrik 2018). "Trump's Trade War With China Is Officially Underway" [Lufta tregtare e Trump me Kinën ka nisur zyrtarisht] (në anglisht). The New York Times. Marrë më 26 maj 2019.
  2. ^ ""Findings of the Investigation into China's Acts, Policies, and Practices Related to Technology Transfer, Intellectual Property, and Innovation Under Section 301 of the Trade Act of 1974"" (PDF) (në anglisht). Office of the U.S. Trade Representative. 22 mars 2018. Marrë më 6 tetor 2019.
  3. ^ "The U.S. Trade Deficit: How Much Does It Matter?" [Defiçiti i tregtisë së Shba: Sa shumë ka rëndësi?]. Council on Foreign Relations (në anglisht). Marrë më 6 tetor 2019.
  4. ^ Shrutee Sarkar (14 mars 2018). "Economists united: Trump tariffs won't help the economy" [Ekonomistët e bashkuar: Tarifat e Trumpit nuk do t'a ndihmojnë ekonominë]. Reuters (në anglisht). Marrë më 26 gusht 2019.
  5. ^ Boak, Josh (5 dhjetor 2018). "AP FACT CHECK: Economists say Trump off on tariffs' impact". AP NEWS (në anglisht). Marrë më 6 tetor 2019.
  6. ^ Stewart, James B. (8 mars 2018). "What History Has to Say About the 'Winners' in Trade Wars" [Çfarë ka historia për të thënë rreth 'fituesve' të luftërave tregtare] (në anglisht). The New York Times. Marrë më 6 tetor 2019.
  7. ^ "How Donald Trump's 25% tariff on China could start trade war - Apr. 18, 2011" [Si tarifa 25% e Donald Trump mbi Kinën mund të nisi një luftë tregtare] (në anglisht). CNN. 17 prill 2011. Marrë më 6 tetor 2019.
  8. ^ "SHBA-KINË, pse pasojat e luftës tregtare po 'i vuajnë' më shumë gratë?". SCAN TV. 4 shtator 2019. Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2019. Marrë më 6 tetor 2019.
  9. ^ "Lufta tregtare SHBA-Kinë po rrezikon shumë shtete". Telegrafi.com. 8 korrik 2018. Marrë më 6 tetor 2019.
  10. ^ "China–US trade war: Sino-American ties being torn down brick by brick" [Lufta tregtare Kinë–Shba: Lidhjet Sino-Amerikane po këputen tull pas tulle] (në anglisht). Al Jazeera. Arkivuar nga origjinali më 4 shtator 2019. Marrë më 18 gusht 2019.
  11. ^ "For the U.S. and China, it's not a trade war anymore — it's something worse" [Për Shba-në dhe Kinën, nuk është vetëm një luftë tregtare – është diçka më e keqe]. Los Angeles Times (në anglisht). 31 maj 2019. Marrë më 18 gusht 2019.
  12. ^ Vasil Kureta (29 korrik 2019). "SHBA-Kinë, jo vetëm luftë tregtare". BalkanWeb.com. Marrë më 6 tetor 2019.
  13. ^ "Foreign Trade - U.S. Trade with China" [Tregtia e huaj - Tregtia e Shba-së me Kinën] (në anglisht). Census.gov. Marrë më 6 korrik 2012.
  14. ^ Ann Kent (2001). "States Monitoring States: The United States, Australia, and China's Human Rights, 1990-2001" [Shtetet monitoruese të shteteve: Shtetet e Bashkuara, Australia dhe të drejtat e njeriut të Kinës, 1990-2001] (PDF). The Johns Hopkins University Press (në anglisht). 23 (3): 583–624. doi:10.1353/hrq.2001.0037. S2CID 144657047.
  15. ^ "Presidential Executive Order Regarding the Omnibus Report on Significant Trade Deficits" [Urdhri Ekzekutiv Presidencial në lidhje me raportin omnibus mbi deficite të rëndësishme tregtare] (në anglisht). Shtëpia e Bardhë. 31 mars 2016. Marrë më 12 tetor 2019.
  16. ^ Presidential Executive Order on Establishing Enhanced Collection and Enforcement of Antidumping and Countervailing Duties and Violations of Trade and Customs Laws Arkivuar 9 dhjetor 2017 tek Wayback Machine, White House, 3/31/2016
  17. ^ ""Amerika e para": SHBA vendos tarifa për lavatriçet dhe panelet diellore". Mapo.al. 23 janar 2018. Marrë më 6 tetor 2019.
  18. ^ "• Share of solar equipment imports United States by source country | Statista". statista.com (në anglisht). Marrë më 6 tetor 2019.
  19. ^ "U.S. slaps duties on washing machines made in China". stltoday.com (në anglisht). Marrë më 6 tetor 2019.
  20. ^ "Tarifat për hekurin, SHBA nuk do të përjashtojë BE-në". Top-Channel.tv. 31 maj 2018. Marrë më 6 tetor 2019.
  21. ^ "Analysis | Winners and losers from Trump's tariffs" [Analizat 124; Fituesit dhe humbësit nga tarifat e Trumpit]. Washington Post (në anglisht). Marrë më 6 tetor 2019.
  22. ^ "Trump's Rumored Tariff Plan Sparks Fears of Sino-U.S. Trade War - Caixin Global" [Plani i përfolur i tarifave të Trump sjell frik në luftën tregtare Kinë-Shba]. Caixin Global (në anglisht). Marrë më 9 gusht 2018.
  23. ^ a b c "China Strikes Back With Second Tranche of Tariffs - Caixin Global" [Kina kundërpërgjigjet me transhin e dytë të tarifave]. Caixin Global (në anglisht). Marrë më 9 gusht 2018.
  24. ^ "Statement from President Donald J. Trump on Additional Proposed Section 301 Remedies" [Deklaratë nga Presidenti Donald J. Trump mbi Seksionin e Paraqitur të Propozimeve të Seksionit 301] (në anglisht). White House. Arkivuar nga origjinali më 6 prill 2018. Marrë më 7 prill 2018.
  25. ^ Diamond, Jeremy. "Trump hits China with tariffs, heightening concerns of global trade war" [Trump godet Kinën me tarifa, shqetësime në rritje mbi luftën tregtare botërore] (në anglisht). CNN. Marrë më 22 mars 2018.
  26. ^ "Under Section 301 Action, USTR Releases Proposed Tariff List on Chinese Products" [Sipas Seksionit 301 Aksion, USTR lëshon listën e propozuar të tarifave për produktet kineze] (në anglisht). Office of the United States Trade Representative. prill 2018. Marrë më 7 tetor 2019.
  27. ^ Ana Swanson (3 prill 2018). "White House Unveils Tariffs on 1,300 Chinese Products" [Shtëpia e Bardhë zbulon tarifat mbi 1,300 produkte kineze] (në anglisht). The New York Times. ISSN 0362-4331. Marrë më 4 prill 2018.
  28. ^ Thomas Biesheuvel (4 prill 2018). "As China Fires Back in Trade War, Here Are the Winners and Losers" [Me Kinën që kundërsulmon në luftën tregtare, ja ku janë fituesit dhe humbësit] (në anglisht). Bloomberg. Marrë më 4 prill 2018.
  29. ^ "Kina kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së për vendosjen e tarifave tregëtare". Shqiptarja.com. 3 prill 2018. Marrë më 7 tetor 2019.
  30. ^ Eunyoo Chang (6 korrik 2018). "Global Soybean Trade Suffers from the US-China Trade War" [Tregtia globale e sojës vuan nga lufta tregtare Shba-Kinë] (në anglisht). Tridge. Marrë më 6 korrik 2018.
  31. ^ "White House sees 'short-term pain' as Trump stokes China trade war" [Shtëpia e Bardhë shikon "dhimbje afatshkurtra" me Trumpin që godet Kinën në luftën tregtare] (në anglisht). Politico. Marrë më 28 maj 2018.
  32. ^ Michael Sheetz (4 prill 2018). "Trump: 'We are not in a trade war with China, that war was lost many years ago'" [Trump: 'Nuk jemi në luftë tregtare me Kinën, ajo luftë u humbë vite më parë] (në anglisht). CNBC. Marrë më 28 maj 2018.
  33. ^ "Presidenti Trump do të vendosë së shpejti për tarifat ndaj Kinës". Zëri i Amerikës. 6 qershor 2018. Marrë më 7 tetor 2019.
  34. ^ "WTO Says It Has Received China Complaint Over Proposed U.S. Tariffs" [OTB thotë se ka marrë ankesë nga Kina mbi tarifat e propozuara nga Shba-ja]. k.caixinglobal.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 9 gusht 2018. Marrë më 9 gusht 2018.
  35. ^ a b "U.S., China Strike Trade Deal, Ending Threat of Protective Tariffs - Caixin Global" [Shba, Kina sulmon marrëveshjen tregtare, duke i dhënë fund kërcënimeve të tarifave mbrojtëse]. Caixin Global (në anglisht). Marrë më 9 gusht 2018.
  36. ^ "US, China putting trade war on hold after progress in talks" [Shba, Kina duke pezulluar luftën tregtare pas progresit në bisedime] (në anglisht). AP News. Marrë më 21 maj 2018.
  37. ^ Elis, Niv (30 maj 2018). "Navarro contradicts Mnuchin's assertion that trade war with China is on hold" [Navarro kundërshton pohimin e Mnuchin se lufta tregtare me Kinën është pezulluar]. The Hill (në anglisht). Marrë më 8 tetor 2019.
  38. ^ "Trump: China agrees to buy massive amount of ag products" [Agdaily.com] (në anglisht). 21 maj 2018. Marrë më 11 tetor 2019.
  39. ^ "Update: Beijing Lashes Out at U.S. for Backtracking on Tariff Cancellation - Caixin Global" [Përditësim: Pekini sulmon Shba-në për kthimin mbrapa në anullimin e tarifave - Caixin Global]. www.caixinglobal.com (në anglisht). Marrë më 9 gusht 2018.
  40. ^ "White House Announces Tariffs, Trade Restrictions To Be Placed On China" [Shtëpia e Bardhë njofton tarifat, kuifzimet tregtare që do të vendosen mbi Kinën] (në anglisht). NPR. Marrë më 30 maj 2018.
  41. ^ "Stark China warning to US over trade" [Paralajmërim i rreptë i Kinës ndaj SHBA mbi tregtinë] (në anglisht). BBC News. 3 qershor 2018. Marrë më 3 qershor 2018.
  42. ^ "Trump announces tariffs on $50 billion worth of Chinese goods" [Trump njofton tarifat mbi mallrat kineze me vlerë 50 miliard $] (në anglisht). CNN. 15 qershor 2018. Marrë më 15 qershor 2018.
  43. ^ "Trump vendos tarifa 25 përqind në produktet kineze". Bota Sot. 15 qershor 2018. Marrë më 11 tetor 2019.
  44. ^ Arian Jorgaqi (15 qershor 2018). "SHBA – Trump vendos tarifa edhe për produktet kineze". Agjencia Telegrafike Shqiptare. Arkivuar nga origjinali më 11 tetor 2019. Marrë më 11 tetor 2019.
  45. ^ "Kinë-SHBA vazhdon përplasja për tarifat tregëtare". Radio Televizioni Shqiptar. 15 qershor 2018. Arkivuar nga origjinali më 15 qershor 2018. Marrë më 11 tetor 2019.
  46. ^ "US releases $200bn list of Chinese products for possible new tariffs" [SHBA lëshon listën prej 200 miliardë $ të produkteve kineze për tarifat e reja të mundshme] (në anglisht). RT International. Marrë më 11 korrik 2018.
  47. ^ "Kina vendos tarifa shtesë për importet nga SHBA-ja". Bota Sot. 19 qershor 2018. Marrë më 11 tetor 2019.
  48. ^ "China hits back after US imposes tariffs worth $34 bn" [Kina kundërpërgjigjet pasi Shba-ja vendos tarifa me vlerë 34 miliard $] (në anglisht). BBC. 6 korrik 2018. Marrë më 6 korrik 2018.
  49. ^ "Update: Sino-U.S. Trade War Begins - Caixin Global" [Përditsim: Lufta tregtare kinezo-amerikane fillon - Caixin Global]. www.caixinglobal.com (në anglisht). Marrë më 9 gusht 2018.
  50. ^ "Update: U.S. Names Products Targeted by $200 Billion in New Tariffs - Caixin Global" [Përditsim: Shba emëron produket e sinjestruara prej 200 miliard $ në tarifa të reja]. www.caixinglobal.com (në anglisht). Marrë më 9 gusht 2018.
  51. ^ "China Vows Retaliatory Tariffs on $60 Billion in U.S. Goods - Caixin Global" [Kina zotohet të vendosë tarifa hakmarrëse mbi mallrat amerikane me vlerë 60 miliard $]. www.caixinglobal.com (në anglisht). Marrë më 9 gusht 2018.
  52. ^ Swanson, Ian (7 gusht 2018). "Trump to hit China with $16B in tariffs on Aug. 23" [Trump do të godasi Kinën me 16 miliard $ në tarifa më 23 gusht] (në anglisht). The Hill. Marrë më 8 gusht 2018.
  53. ^ Lawder, David (8 gusht 2018). "U.S. finalizes next China tariff list targeting $16 billion in imports" [Shba finalizon listën e rradhës me tarifa për Kinën duke sinjestruar 16 miliard $ në importe] (në anglisht). Reuters. Marrë më 8 gusht 2018.
  54. ^ Martina, Michael (23 gusht 2018). "U.S., China impose further tariffs, escalating trade war" [Shba, Kina vendosin tarifa të mëtejshme, duke përshkallëzuar luftën tregtare] (në anglisht). Reuters. Marrë më 23 gusht 2018.
  55. ^ Stanway, David; Xu, Muyu (15 gusht 2018). "China says U.S. solar tariffs violate trade rules, lodges WTO complaint" [Kina thotë se tarifat e Shba-së mbi panelet djellore bie ndesh me rregullat e tregtisë, ankohet te OBT] (në anglisht). Shanghai/Pekin: Reuters. Marrë më 26 maj 2019.
  56. ^ Donnan, Shawn; Jacobs, Jennifer; Niquette, Mark; Han, Miao (23 gusht 2018). "US, China each impose $16 billion of fresh tariffs as talks resume" [Shba, Kina secila vendosin tarifa të reja mbi mallra me vlerë 16 miliard $ me bisedimet që rifillojnë] (në anglisht). livemint.com. Marrë më 20 nëntor 2018.
  57. ^ "China initiates WTO dispute complaint against additional US tariffs on Chinese imports" [Kina fillon ankesën e mosmarrëveshjes në OTB ndaj tarifave shtesë të Shba-së ndaj importeve kineze] (në anglisht). Organizata Botërore e Tregtisë. Marrë më 20 nëntor 2018.
  58. ^ a b Chen, Yawen; Lawder, David (18 shtator 2018). "China says Trump forces its hand, will retaliate against new U.S. tariffs" [Kina thotë se Trump po imponon dorën e tij, do të kundërpërgjigjet ndaj tarifave të reja të Shba-së] (në anglisht). Reuters. Marrë më 23 shtator 2018.
  59. ^ "China's Tariffs on the US – List 3" [Tarifat e Kinës mbi Shba-në – Lista 3]. Asiapedia (në anglisht). Dezan Shira and Associates. 18 shtator 2018. Marrë më 15 tetor 2019.
  60. ^ "China hits back: It will impose tariffs on $60 billion worth of US goods effective Sept. 24" [Kina kundërpërgjigjet: Do të vendosë tarifa mbi mallrat amerikane me vlerë 60 miliard $ që do të hyjë në fuqi më 24 shtator] (në anglisht). CNBC. 18 shtator 2018. Marrë më 15 tetor 2019.
  61. ^ "Economic Policy and National Security" [Politika ekonomike dhe siguria kombëtare] (në anglisht). C-SPAN. 9 nëntor 2018. Marrë më 15 tetor 2019.
  62. ^ "White House adviser Peter Navarro calls Wall Street executives 'unregistered foreign agents' for weighing in on U.S.-China trade talks" [Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë Peter Navaro i quan ekzekutivët e Wall Street 'agjentë të huaj të paregjistruar' për vlersimin e bisedimeve të tregtisë Shba-Kinë] (në anglisht). Reuters. 10 nëntor 2018. Marrë më 15 tetor 2019.
  63. ^ "Kanada, Meksikë, SHBA nënshkruajnë marrëveshje të re tregtare". Koha Jonë. 30 nëntor 2018. Arkivuar nga origjinali më 17 tetor 2019. Marrë më 17 tetor 2019.
  64. ^ "Trump has cleared deck for China trade war by striking new Nafta deal, say analysts" [Trump ka pastruar kuvertën për luftën tregtare ndaj Kinës duke goditur me marrëveshjen e re Nafta, thonë analistët] (në anglisht). Bloomberg. 1 tetor 2018. Marrë më 17 tetor 2019.
  65. ^ "Trump's New Global Trade Order Aims at Ramping Up Pressure on China" [Urdhri i Ri Global i Rendit të Tregtisë të Trump ka si synim rritjen e presionit ndaj Kinës] (në anglisht). Epoch Times. 14 tetor 2018. Marrë më 17 tetor 2019.
  66. ^ "Trump, a global loner, finds his China trade war complaints draw a crowd" [Trump, një i vetmuar global, gjen se ankesat e tij për luftën tregtare në Kinë tërheqin një turmë] (në anglisht). Washington Post. 14 dhjetor 2018. Arkivuar nga origjinali më 17 dhjetor 2018.
  67. ^ "US and China agree to suspend new tariffs" [Shba dhe Kina bien dakord të pezullojnë tarifat e reja] (në anglisht). BBC News. 2 dhjetor 2018. Marrë më 5 dhjetor 2018.
  68. ^ ""Marriott Data Breach Is Traced to Chinese Hackers as U.S. Readies Crackdown on Beijing"" [Shkelja e të dhënave nga Marriott u gjurmohet hakerëve kineze ndërsa Shba-të përgatisin përpjekjet për Pekinin] (në anglisht). The New York Times. 11 dhjetor 2018. Marrë më 11 dhjetor 2018.
  69. ^ "Trump says China agreed to reduce tariffs on US car imports" [Trump thotë se Kina ka rënë dakord të reduktojë tarifat ndaj importeve të makinave amerikane] (në anglisht). BBC News. 3 dhjetor 2018. Marrë më 21 dhjetor 2018.
  70. ^ "U.S. expects immediate action from China on trade commitments" [Shba pret veprime të menjëhershme nga Kina mbi angazhimet tregtare] (në anglisht). Reuters. 3 dhjetor 2018. Arkivuar nga origjinali më 15 shkurt 2021. Marrë më 21 tetor 2019.
  71. ^ "U.S. says March 1 'hard deadline' for trade deal with China" [Shba thotë 1 marsi është "afati i vështirë" për marrëveshjen tregtare me Kinën] (në anglisht). Reuters. 9 dhjetor 2018. Marrë më 21 tetor 2019.
  72. ^ a b Greg Robb. "Fed's Williams: 'Strong' outlook for 2019 calls for continued interest-rate hikes" [Williams i Fed: Pikëpamja 'e fortë' për vitin 2019 bën thirrje për rritje të vazhdueshme të normave të interesit]. MarketWatch (në anglisht). Marrë më 5 dhjetor 2018.
  73. ^ "China's Annual Trade Surplus With U.S. Hits Record Despite Trump's Tariff Offensive" [Teprica vjetore e tregtisë së Kinës me Shba-në shënon rekord pavarësisht sulmit me tarifa të Trump] (në anglisht). Wall Street Journal. 14 janar 2019. ISSN 0099-9660. Marrë më 14 janar 2019.
  74. ^ Jim Zarroli (6 mars 2019). "Despite Trump's Promises, The Trade Deficit Is Only Getting Wider" [Pavarësisht premtimeve të Trump, deficiti tregtar është vetëm duke u zgjeruar]. NPR (në anglisht). National Public Radio. Marrë më 31 gusht 2020.
  75. ^ Kimball, Spencer (5 maj 2019). "Trump says tariffs on $200 billion of Chinese goods will increase to 25%, blames trade talks" [Trump thotë se tarifat ndaj mallrave kinez me vlerë 200 miliard $ do të rriten në 25%, fajson bisedimet e tregtisë] (në anglisht). CNBC. Marrë më 6 maj 2019.
  76. ^ "Notice of Modification of Section 301 Action: China's Acts, Policies, and Practices Related to Technology Transfer, Intellectual Property, and Innovation" [Njoftim për modifikimin e veprimit të Seksionit 301: Aktet, politikat dhe praktikat e Kinës në lidhje me transferimin e teknologjisë, pronësinë intelektuale dhe inovacionit] (në anglisht). Federal Register. 9 maj 2019. Marrë më 10 tetor 2019.
  77. ^ "China Would Fight Trade War 'to the End', State Media Says" [Kina do t'a luftojë luftën tregtare ‘deri në fund’, thotë media shtetërore] (në anglisht). Bloomberg. 22 qershor 2019. Marrë më 8 tetor 2019.
  78. ^ "China-US trade talks to resume in early October amid dim growth outlook" [Bisedimet e tregtisë Kinë-Shba do të vazhdojnë në fillim të tetorit në mes të perspektivës së rritjes së zbehtë]. South China Morning Post (në anglisht). 5 shtator 2019. Marrë më 8 tetor 2019.
  79. ^ "Don't mention the trade war: what China doesn't want people to know in its dispute with the US" [Mos e pëmend luftën tregtare: çfarë Kina nuk dëshiron që njerëzit të dinë në mosmarrëveshjen e saj me Shba-në]. South China Morning Post (në anglisht). 14 korrik 2018. Marrë më 8 tetor 2019.
  80. ^ Bradsher, Keith; Swanson, Ana (6 maj 2019). "Trump's Trade War Threat Poses Problems for China and Investors" [Kërcënimi për Luftën e Tregtisë së Trump paraqet probleme për Kinën dhe investitorët] (në anglisht). The New York Times. Marrë më 8 tetor 2019.
  81. ^ Richardson, Davis (6 maj 2019). "Chinese Social Media Depicts Trump as 'Thanos' for Blowing Up Trade Talks" [Media Sociale Kineze e përshkruan Trump si "Thanos" për flakjen e bisedimeve të tregtisë]. Observer (në anglisht).
  82. ^ a b "Trump's China tariffs get bipartisan support, reflecting widespread U.S. disillusionment with Beijing" [Tarifat e Kinës së Trump marrin mbështetje bipartizane, duke reflektuar zhgënjimin e përhapur të Shba-së me Pekinin]. Los Angeles Times (në anglisht). 22 mars 2018. Marrë më 9 tetor 2019.
  83. ^ "Schumer, Wyden, Brown Lead 33 Senators In Calling On Trump Administration To Put American Jobs, National Security Before China ~ Senators: Trading American Security for Jobs in China is a Bad Deal" [Schumer, Wyden, Brown udhëheqin 33 senatorë në thirrjen e administratës Trump të vendosë punët e Amerikës, Sigurinë Kombëtare para Kinës ~ Senatorët: Tregtimi i Sigurisë Amerikane për Punë në Kinë është një marrëveshje e keqe]. Senati i Shteteve të Bashkuara (në anglisht). 15 maj 2018. Marrë më 9 tetor 2019.
  84. ^ "Menendez, Democratic Senators Call On Trump Administration To Put American Jobs, National Security Before China" [Menendez, senatorë demokratë i bëjnë thirrje administratës Trump të vendosë punët e Amerikës, Sigurinë Kombëtare para Kinës]. Senati i Shteteve të Bashkuara (në anglisht). 15 maj 2018. Arkivuar nga origjinali më 11 tetor 2020. Marrë më 9 tetor 2019.
  85. ^ "Senate Democratic leader Chuck Schumer warns Trump: 'Don't let President Xi play you' on trade talks" [Udhëheqësi Demokratik i Senatit, Chuck Schumer paralajmëron Trump: 'Mos lejoni që Presidenti Xi t'ju luajë' në bisedimet tregtare]. CNBC (në anglisht). 18 maj 2018. Marrë më 9 tetor 2019.
  86. ^ "Ahead Of G-20 Summit, Schumer, Wyden, And Brown Urge President Trump To Not Back Down On Further Action Against China For Sake Of Weak And Meaningless Agreement" [Përpara Samitit të G-20, Schumer, Wyden dhe Brown kërkojnë nga presidenti Trump që të mos tërhiqet për veprime të mëtejshme kundër Kinës për marrjen e marrëveshjeve të dobëta dhe të pakuptimta]. Senati i Shteteve të Bashkuara (në anglisht). 28 nëntor 2018. Marrë më 9 tetor 2019.
  87. ^ "Democrat-led House seen backing Trump's China trade war, scrutinizing talks with allies" [Shtëpia e udhëhequr nga demokratët shihet duke mbështetur luftën tregtare të Trump në Kinë, duke shqyrtuar bisedimet me aleatët]. Reuters (në anglisht). 8 nëntor 2018. Marrë më 9 tetor 2019.
  88. ^ "Pelosi Statement on Trump Administration's New Tariffs on China" [Deklarata e Pelosit për Tarifat e Re të Administratës Trump mbi Kinën]. Dhoma e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara (në anglisht). 22 mars 2018. Marrë më 9 tetor 2019.
  89. ^ "Pelosi Statement on Trump Trade Brinkmanship" [Deklarata e Pelosit për Brinkmanshipit e Tregtisë Trump]. Dhoma e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara (në anglisht). 29 maj 2018. Arkivuar nga origjinali më 23 dhjetor 2018. Marrë më 9 tetor 2019.
  90. ^ a b "House Democrat: 'China declared trade war,' not Trump" [Demokrati i Shtëpisë: 'Kina e shpalli luftën tregtare', jo Trump]. Washington Examiner (në anglisht). 11 korrik 2018. Marrë më 9 tetor 2019.
  91. ^ "Trump Says He Will Raise Existing Tariffs on Chinese Goods to 30%" [Trump thotë se do të rrisë tarifat ekzistuese të mallrave kineze në 30%] (në anglisht). The New York Times. 23 gusht 2019. Marrë më 9 tetor 2019.
  92. ^ a b Patterson, Erin (23 gusht 2019). "Virginia senators condemn escalated trade war with China" [Senatorët e Virxhinjas dënojnë luftën e përshkallëzuar tregtare me Kinën] (në anglisht). 13newsnow.com. Marrë më 9 tetor 2019.
  93. ^ "Trade Turmoil Gives Democrats an Opening to Hit Trump on Economy" [Turbullirat e Tregtisë i japin demokratëve një hapje për të goditur Trumpin mbi ekonominë] (në anglisht). The New York Times. 24 gusht 2019. Marrë më 9 tetor 2019.
  94. ^ Higgins, Sean (1 gusht 2019). "Trump's China tariff hike draws mixed reception from lawmakers" [Rritja e tarifave të Trump në Kinë tërheq reagime të përzier nga ligjvënësit] (në anglisht). Washington Examiner. Marrë më 9 tetor 2019.
  95. ^ Mascaro, Lisa (15 maj 2019). "GOP scrambles to ease blow from Trump's trade war" [GOP për të lehtësuar goditjen nga lufta tregtare e Trump] (në anglisht). Apnews.com. Marrë më 10 tetor 2019.
  96. ^ Cole, Devan (26 maj 2019). "Iowa GOP senator says US-China trade war 'hurtful' to farmers" [Senatori i Iowa GOP thotë se lufta tregtare e SHBA-Kinë është 'e dëmshme' për fermerët] (në anglisht). CNN. Marrë më 10 tetor 2019.
  97. ^ "Reaction to the Trade Battle Between China and the US" [Reagimet ndaj luftës tregtare ndërmjet Kinës dhe Shba-së] (në anglisht). The New York Times. 6 korrik 2018. Marrë më 7 korrik 2018.
  98. ^ Dhue, Stephanie (12 shtator 2018). "Wide range of businesses step up campaign against Trump's tariffs" [Një gamë e gjerë biznesesh ngritën fushatën kundër tarifave të Trump] (në anglisht). CNBC. Marrë më 14 shtator 2018.
  99. ^ McCrimmon, Ryan (6 shkurt 2019). "Farmers nearing crisis push back on Trump trade policies" [Fermerët pranë krizës shtyjnë mbrpasht ndaj politikave tregtare të Trump]. Politico (në anglisht). Marrë më 6 shkurt 2019.
  100. ^ "Trade Conflict, Doom or Boom? - LogiSYM November/December 2018" [Konflikti i tregtisë, Dënim apo Bum? - LogiSYM nëntor/dhjetor2018]. LogiSYM (në anglisht). 19 dhjetor 2018. Arkivuar nga origjinali më 9 shkurt 2019. Marrë më 8 shkurt 2019.
  101. ^ "First on CNN Business: 600 companies including Walmart, Costco and Target warn Trump on tariffs" [600 ndërmarrje përfshirë Walmart, Costco dhe Target paralajmërojnë Trump për tarifat] (në anglisht). CNN. 14 qershor 2019. Marrë më 10 tetor 2019.
  102. ^ "EU launches WTO case against China's unfair technology transfers" [BE fillon çështjen e OBT-së kundër transferimeve të padrejta të teknologjisë në Kinë] (në anglisht). Komisioni Evropian. 1 qershor 2018. Marrë më 31 gusht 2020.
  103. ^ "Europe and U.S. Agree on Chinese Threat, but Are Too Busy Feuding to Fight It" [Evropa dhe SHBA bien dakord mbi kërcënimin kinez, por janë shumë të zënë duke u përpjekur ta luftojnë atë] (në anglisht). The New York Times. 7 dhjetor 2018. Arkivuar nga origjinali më 8 dhjetor 2018.
  104. ^ "How the U.S., the EU, and Japan Are Trying to Rein in China's State Capitalism" [Si Shtetet e Bashkuara, BE dhe Japonia po përpiqen të ribashkohen në Kapitalizmin Shtetëror të Kinës] (në anglisht). Harvard Business Review. 9 nëntor 2018. Marrë më 31 gusht 2020.
  105. ^ "US, EU, Japan jointly denounce unfair trade" [SH.B.A., BE, Japonia së bashku denoncojnë tregtinë e padrejtë] (në anglisht). Business Times. 26 shtator 2018. Marrë më 31 gusht 2020.
  106. ^ "The China Backlash" [Reagimi i ashpër i Kinës] (në anglisht). Project Syndicate. Project Syndicate. 27 shtator 2018. Marrë më 31 gusht 2020.
  107. ^ "G20 leaders back WTO reform at summit" [Drejtuesit e G20 mbështesin reformën e OBT në samit] (në anglisht). Australian Associated Press. 2 dhjetor 2018. Marrë më 31 gusht 2020.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]