Jump to content

Lumi i Ibrit

Coordinates: 43°26′02″N 20°26′45″E / 43.4339°N 20.4458°E / 43.4339; 20.4458
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Lumi Ibri)
Kanjoni i Ibrit në Mal të Zi
Penda e Ujmanit, Gazivoda (2006)

Ibri është një lum në Kosovë.

Lumi Ibër në Mitrovicë
Lumi Ibër gjatë dimrit.

Fjala Ibër rrjedh nga fjala shqipe i bardhë, shkumbon.[1]

Lumi Ibër buron në Alpet shqiptare, vazhdon të rrjedh nëpër territorin e sotshëm të Malit të Zi, pastaj nëpër Serbi dhe në afërsi të vendbanimit Banjë hyn në territorin e Kosovës rrjedh në drejtim të juglindjes dhe në Mitrovicë kthehet në drejtim të veriut rrjedh nëpër Zveçan, mandej Leposaviq, Leshak dhe rrëzë maleve të Kopaonikut në afërsi të Rudnicës del nga territori i Kosovës në Serbi ku nga ana e majtë i bashkohet Lumi Rashka në vendbanimin me të njetin emër, e mandej bashkohet me Moravën perëndimore dhe derdhet në Danub e me të në Detin e Zi. Nga burimi e deri te derdhja e tij në Moravën perëndimore ka një gjatësi prej 276 [2] km, në territorin e Kosovës 82 km.

Ibri është lumë malor merrjedhje të shpejtë dhe shtrat të thellë. Grykat dhe pjesët e zgjeruara të lumit malor me prejardhje të shpejtë dhe shtrat të thellë. Prej burimit deri në Mitrovicë pjerrtësia mesatare e shtratit të Ibrit është 6,7 m/km e shpejtësia e ujit 3,5 m/s. Në pjesën e epërme lugina e lumit është e gjerë 205 m, te Rozhaja 10 m, te Ribariqi 8-15, e te Mitrovica 20 – 25 m. Ibri ka një regjim të ushqimit të përzier, përkatësisht të kombibuar nga shirat, shkrirja e borës dhe burimet.

Karakterizohet me maksimumin e prurjes në muajin mars – prill e atë minimale në gusht dhe në shtator. Derisa maksimumi i prurjes është në lidhje me shkrirjen e borës, në fillim të pranverës, ajo më e ulët shfaqet si pasojë, jo vetëm e mungesës së reshjeve, por edhe avullimi intensiv dhe absorbimit të ujerave në viset gëlqerore. Këto çrregullime në prurje gjatë vitit, jo vetëm që nuk kanë mundësuar shfrytëzimin sa më racional të ujit të Ibrit por edhe mbrojtja prej vërshimeve ka qenë më se e nevojshme.[3] [4]

Liqeni i Mitrovicës

Në luginën e lumit Ibër janë ndërtuar edhe dy liqene artificiale (akumuluese) dhe një hidrocentral. Liqeni i parë është në afërsi të Zubin Potokut dhe njihet si Liqeni i Ujmanit. Në kuadër të këtij liqeni është ndërtuar njëra ndër pendat më të mëdha në Evropë si dhe Hidrocentrali i Ujmanit me dy gjeneratorë me fuqi të instaluar prej 19 MW.

Në periudhën 2016/17 në shtratin e lumit Ibër është ndërtuar edhe liqeni i dytë artificial (akumulues) i njohur si Liqeni i Mitrovicës.

Shiko edhe këtë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
 Commons: Lumi Ibër – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Dr.Ejup Mushoviq. „Etnički procesi i etnička struktura stanovništva Novog Pazara’’
  2. ^ Encyclopedia Britannica. Ibar River.
  3. ^ Mala Prosvetina Enciklopedija, Third edition (1985); Prosveta; ISBN 86-07-00001-2
  4. ^ Jovan Đ. Marković (1990): Enciklopedijski geografski leksikon Jugoslavije Svjetlost-Sarajevo; ISBN 86-01-02651-6

43°26′02″N 20°26′45″E / 43.4339°N 20.4458°E / 43.4339; 20.4458