Mërgim Vojvoda

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Mërgim Vojvoda
2018-02-22 Entrainement excel-64.jpg
Të dhënat personale
Data e lindjes1 shkurt 1995
Vendi i lindjesSkënderaj, Kosovë
Gjatësia1.87 m (6 ft 2 in)
PozicioniMbrojtës
Informacionet për klubin
Klubi aktualMouscron
Numri27
Karriera në rini
2008–2016Standard Liège
Karriera profesioniste*
VitetKlubiNdesh.(Gls)
2014–2016Standard Liège II0(0)
2014–2015Sint-Truidense (huazim)4(0)
2015–2016FC Carl Zeiss Jena (huazim)24(0)
2016–Mouscron60(1)
Ekipi kombëtar
2014–2016Shqipëria U-217(0)
2016–Kosova11(0)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase .
† Ndeshje (Gola).

Mërgim Vojvoda (lindi më 1 shkurt 1995) është futbollistë kosovarë i cili luan si mbrojtës në skuadrën belge Mouscron. Ai poashtu luan edhe në Kombëtaren kosovare.

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mërgimi filloi karrierën e tij rinore në skuadrën Standard Liège kur ishte 13 vjeçar. Ai shkoi në skuadrën Sint-Truidense më 8 nëntor 2014. Ai mori pjesë kundër Roselare si zëvendësues ku doli në fushë në minutën e 63-të në vend të Pierre Baherlé.

Më 24 qershor 2016, ai shkoi në skuadrën Mouscron me një kusht që nëse Mërgimi shitet te një klub tjetër, skuadra do të marrë 25% të shumës.[1] Ai bëri debutimin e tij profesionale me Mouscron më 30 korrik 2016 duke luajtur kundër Anderlecht.[2]

Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 8 shtator 2016, ai vendosi që të largohet nga Shqipëria U-21 në mënyrë që të luajë për Kosovën në të ardhmen. Ai ka thënë se është gati nëse i vjen një ftesë nga FFK.[3]

Më 7 nëntor 2016, ai morri një ftesë për të luajtur kundër Turqisë.[4] Më 10 nëntor 2016, FIFA i jep leje Vojvodës për të luajtur për Kosovën.[5][6] Më 11 qershor 2017. Vojvoda bëri debutimin e tij për Kosovën në ndeshjen për kualifikimin e Kupës së Botës FIFA 2018 kundër Turqisë, ku humbën ndeshjen 4-1.[7]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Vojvoda e bën hapin e madh, kalon në Mouscron Telegrafi
  2. ^ Mouscron-Péruwelz vs. Anderlecht - 30 July 2016 Soccerway
  3. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali origjinali më 13 shtator 2016. Marrë më 12 shtator 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Bunjaki publikoi listën e futbollistëve për ndeshjen kundër Turqisë". Football Federation of Kosovo. 7 nëntor 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "FIFA i jep leje Mërgim Vojvodës". Federata e Futbollit të Kosovës. 10 nëntor 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "ZYRTARE: FIFA i jep leje talentit kosovar të luajë kundër Turqisë". syri.net. 10 nëntor 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ https://www.fifa.com/worldcup/matches/round=276483/match=300361570/index.html