Maja e Arnenit
Stampa:Infobox Zonë e mbrojtur Maja e Arnenit është një rezervat strikt i natyrës, i shpallur në vitin 1960, dhe gjendet në Prevallë, në Rajonin e Prizrenit, Kosovë.[1] Maja e Arnenit ka një sipërfaqe prej 30 ha.
Veçoritë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zona e Rrobullit është e pasur me pyje të llojit endemo - relikt të rrobullit (Pinus heldreichii), i cili në shpatinat jugore gëlqerore të Oshlakut formon bashkësinë Seslerio-Pinetum heldreichii, ndërsa në shpatijet jug-lindore, që kanë më shumë lagështi, formon bashkësinë Luzulo maximae - Pinetum heldreichii. Këto bashkësi shtrihen deri në lartësinë mbidetare prej 1.946 m. Një pjesë e këtyre pyjeve me sipërfaqe prej 30 ha, në vitin 1960 është shpallur si rezervat strikt i natyrës. Në pjesën lindore të zonës, nën pyjet e rrobullit, gjendet bashkësia pyjore e ahut Fagetum montanum. Zona e pyjeve të rrobullit e propozuar si zonë e I e mbrojtjes (rezervat strikt të natyrës) është e pasur me bimë endemike, nga të cilat veçohen: bar peshku i sharrit (Vrbascum scardicolum - st. end.), Gencianëza bullgare (Gentianella bulgarica var. Albanica), Karafil i kartusianve (Dianthus cartusonarum), Karafil shkëmbinjsh (Dianthus integer), Lulekambane shqiptare (Campanula albanica), Lisra shqiptare (Thymus albanus) etj. [1] [2]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 "RAPORT PËR GJENDJEN E NATYRËS 2010 - 2014" (PDF). ammk-rks.net. Prizren: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPESINOR. 2015. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 10 shtator 2016. Marrë më 10 qershor 2016.
- ↑ "Action Plan for Biodiversity 2016 – 2020 — Strategy and Action Plan for Biodiversity 2011 – 2020 — Department of Environment Protection" (PDF). mmph.rks-gov.net. Prishtina. fq. 72. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2018-10-03. Marrë më 2018-10-03.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- * Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës (faqe zyrtare) Arkivuar 22 prill 2020 tek Wayback Machine