Oshlaku
| Oshlaku | |
|---|---|
IUCN kategoria Ia (rezervat strikt natyror) | |
Maja e Oshlakut | |
| Lua error te Moduli:Location_map/multi te rreshti 143: Unable to find the specified location map definition: "Moduli:Location map/data/Kosova" does not exist. | |
| Koordinatat | 42°11′48″N 20°53′31″E / 42.19667°N 20.89194°E |
| Shteti | |
| Komuna | Prizren |
| Sipërfaqja | 20 ha |
| Krijimi | 1960 |
Oshlaku është rezervat strikt i natyrës në Kosovë i cili karakterizohet me vlera të veçanta floristike, faunistike, fitocenologjike dhe gjeomorfologjike. Në kuadër të biodiversitetit të pasur të florës veçohen lloje të shumta endemo-relikte dhe fitocenozat e rralla të tyre.[1]
Veçoritë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga llojet drunore, përveç rrobullit, dredhakut dhe hormoqit të pranishme janë: bredhi (Abies alba), arneni (Pinus peuce), shelgu i egër (Salix caprea), etj. Simboli i veçantë i Oshlakut është lloji lokal endemik i vjetërsisë glaciale Achillea alexandri regis, ku me llojin tjetër endemik të Ballkanit qendror Onobrychis scardica, formon bashkësinë specifike Achilleo alexandri regis - Onobrychis scardica.[1]
Nga llojet e tjera të shumta endemike, më të cilët është e pasur zona e Oshlakut veçohen: Heliantema e thinjur (Helianthemum canum), Karafili i sharrit (Dianthus scardicus), Karafili i gurit (Dianthus integer), Zambaku shqiptar (Lilium albanicum) etj. Zona është e pasur me lloje të shumta të shpendëve dhe gjitarëve: Pulegra e madhe (Tetrao urogallus), Thëllëza e gurit (Alectoris graeca), Pula e pyjeve (Tetrastes bonasia), Dhia e egër (Rupicapra rupicapra), Ariu i murrmë (Ursus arctos), etj.[1]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 3 "RAPORT PËR GJENDJEN E NATYRËS 2010 - 2014" (PDF). ammk-rks.net. Prishtinë: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPESINOR. 2015. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 10 shtator 2016. Marrë më 1 qershor 2016.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës (faqe zyrtare) Arkivuar 22 prill 2020 tek Wayback Machine