Malcolm X

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Malcolm X në Mars të vitit 1964.

Malcolm X (lindur Malcolm Little), i njohur edhe me pseudonimet Detroit Red, El-Hajj Malik El-Shabazz dhe Omowale (19 maj 1925 - 21 shkurt 1965), ka qenë një aktivist i famshëm për të drejtat civile të afroamerikanëve dhe për të drejtat e njeriut. Malcom X ishte ndjekës i fesë Myslimane dhe sipas tij, feja islame mund të rrëzonte çdo mur racizmi midis personave. U vra në New York më 21 shkurt 1965, në ditën e parë të Javës Kombëtare të Vëllazërisë, nga anëtarë të organizatës politiko-fetare të quajtur Shteti i Islamit.

Prejardhja e Emrit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Historikisht, skllevërve në Amerikë u vihej mbiemri i pronarit të tyre. Edhe pse Malcom nuk ishte bir i një skllavi, mbiemri origjinal e kishte prejardhjen nga një pronar, të cilit familja e tij i kishte shërbyer shumë vjet më parë. Zgjedhja e shkronjës "X" si mbiemër erdhi për faktin se Malcom nuk donte të mbante një mbiemër prej skllavi.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Malcom X lindi në Omaha në Nebraska, bir i Earl dhe Louise Little. Babai i tij ishte një aktivist i kishës baptiste dhe u vra nga një grup racistësh të bardhë, që quhej Black Legion. E ëma ishte gjysmë e bardhë për faktin se u përdhunua nga një i bardhë dhe u deklarua më vonë me të meta mendore. Kështu familja e tij u thërrmua. Vetë Malcomi shkoi të jetonte në një familje që e kishte adoptuar.

Ai mbaroi shkollën fillore me nota të larta, duke u bërë nxënësi më i mirë i klasës; më vonë ai e la shkollën për faktin se një mësues i kishte rrëfyer se "Te bëhesh avokat nuk ishte një objektiv i përshtatshëm për një zezak".

Ne momentin e largimit nga shkolla Malcom u transformua në një rrugaç, i cili e fitonte bukën e gojës duke bërë punë të ndryshme si kamerier në tren, lustraxhi këpucësh. Më vonë vendosi të shkonte në Harlem të New Yorkut, lagje e cila në ato vite ofronte mjaft mundësi për një njeri të rrugës. Këtu Malcom filloi të shpërndante drogë, të luanate kumar, të merrej me shfrytëzim prostitucioni dhe vjedhje nëpër vila.

Burgimi dhe Nderimi i Jetës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me 12 janar 1946, në moshën 20-vjeçare, Malcom u arrestua dhe u dënua me 10 vjet burgim, i akuzuar për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje. Në burgun Charlestown State Prison i vunë nofkën "Satana", për faktin se shante vazhdimisht zotin dhe Biblën. Ne vitin 1948, kur ishte ende në burgim, mori letrën e vëllait Reginald, i cili i kërkonte të merrte pjesë në organizatën Nation of Islam (NOI). NOI konsiderohej si një organizate islamike. Sipas mendimeve të tyre e shumta e skllevërve afroamerikane ishin myslimane përpare se të vinin në Amerikë, prandaj të gjithë afroamerikanet duhej të ndiqnin fenë myslimane.

NOI ishte edhe një organizate "nacionaliste e zezë" dhe kishte si objektiv të krijonte një shtet vetëm për zezaket në brendësi të Sh.B.A. Malcom në burg u dashurua me mësimet e liderit dhe profetit të NOI-t Elijah Muhammad.

Me ndihmen e motrës arriti të transferohej në një burg më të butë nga ana ligjore. Pikërisht këtu ai filloi të shkruante dhe të lexonte në mënyrë marramendëse dhe arriti të kopjonte me dorë një fjalor, sepse donte të përmirësonte kaligrafinë. Malcom X u lirua nga burgu më 7 gusht 1952.

Nation of Islam (NOI)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sapo doli nga burgu, Malcom shkoi menjëherë në Chicago për të takuar Elijah Muhammad. Në këtë periudhë ai vendosi të përdorte mbiemrin "X" për të refuzuar "mbiemrin prej skllavi".

Në mars të vitit 1953, CIA filloi të ndiqte aksionet e Malcomit, për faktin se sipas disa informatorëve ai vetëquhej komunist. Në arkivet e CIA-s ndodhen dy letra të shkuara dhe të firmosura nga Malcom X me emrin "Malachi Shabazz": mbiemri "Shabazz" sipas Elijah Muhammad, kishte prejardhjen nga një "Shtet i Zi Aziatik" antik. Po në atë vit CIA shkroi se Malcom kishte një karakter skizofrenik, paranoik me tendenca psikopatie.

Në të njëjtin vit Malcom u transferua pranë Elijah Muhammad në Chicago e më vonë u kthye në Boston si Ministër i Tempullit të 11 të "Nation of Islam" këtu filloi të përhapte fjalën e NOI-t dhe të hapte tempuj islamike. Mësimet e tij u bënë të famshme deri sa arriti të sillte në NOI boksierin e famshëm Cassius Clay i cili ndërroi emrin e tij në Muhammad Ali. Shumë shpejt Malcom u shëndrrua në numrin 2 të organizatës Nation of Islam dhe u bë krahu i djathtë i Elijah Muhammad. Për shkak të karizmës së tij, arriti të sillte shumë njerëz në organizatën NOI, e cila pati një rritje të madhe nga viti 1952 deri 1963.

Udhëtimi drejt Mekës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në prill të vitit 1964, Malcom u largua nga Amerika për të shkuar në Egjipt dhe më vonë në Jeddah, në Arabinë Saudite. Këtu pati probleme për faktin se nuk fliste arabisht dhe sepse mbante një pasaportë Amerikanë, por falë ndërhyrjes se familjes Mbretërore Arabe, mundi të kryente udhëtimin e tij pa probleme. Ky udhëtim arriti t'i krijonte idenë se islami mund të mposhtte muret e urrejtjes midis njerëzve.

Më 21 maj 1964, Malcom X u kthye ne Sh.B.A si sunit dhe me emrin e ri El-Hajj Malik El-Shabazz. Gjatë një fjalimi që do të mbetet në histori, ai deklaroi: "Të drejtat njerëzore janë diçka që na janë dhënë nga lindja, ato na janë dhënë nga Zoti. Të drejtat njerëzore janë ato të cilat të gjithë shtetet e botës i njohin. Islami i vertetë më ka treguar se një dënim i të gjithë të bardhëve është i gabuar, po aq sa dënimi i të gjithë të zinjve. Në momentin e ardhjes nga Meka kam gjetur të vërtetën, kam zënë miqësi me shumë lloj njerëzish, të krishterë, çifutë, budistë, hindù dhe njerëz të cilët nuk besojnë tek Zoti! Kam për miq njerëz që quhen kapitalistë, socialistë dhe komunistë! Disa janë të moderuar, konservatorë, ekstremistë, disa janë edhe Republikanë! Sot, miqtë e mi janë të zinj, të bardhë, të verdhë." Më vonë Malcom X bashkë me Peter Baily formoi një organizatë të quajtur "Organizata për Bashkimin e Afro-Amerikanëve" (OAAU) dhe ndryshoi mënyrën e organizimit; jo më fetar dhe racist, por për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Vrasja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1964 Malcomi dhe familja e tij kishim marrë kërcënime për vdekje dhe kështu Malcomi filloi të mbrohej në të gjitha mënyrat e mundshme. Në atë periudhë, revista Amerikane Life publikoi një foto të tij me një automatik në dorë, për të treguar sa seriozisht i kishte marrë ai këto kërcënime. Më 14 shkurt 1965, Malcom dhe familja e tij i mbijetuan një atentati me dinamit kundër banesës ku ato jetonin. Një javë më vonë, në 21 shkurt, gjatë një fjalimi për publikun në Manhattan, Malcom X u vra me armë zjarri. Ai vdiq në moshën 39-vjeçare, i vrarë nga tre anëtarë të (NOI): Talmadge Hayer, Norman 3X Butler dhe Thomas 15X Johnson. Të tre u dënuan për vrasje në mars të vitit 1966.