Xhide
Xheda جدة Jeddah | |
---|---|
Pamje në qendër të qytetit | |
Koordinatat: 21°32′36″V 39°10′22″L / 21.54333°V 39.17278°L | |
Shteti | ![]() |
Rajoni | Rajoni Meka |
Kryetari i Bashkisë | Saleh el Turki[1] |
Sipërfaqja | 1,600 km2 |
Lartësia | 12 m (m.n.d.) |
Popullsia | 3,976,000 banorë (2014) |
Dendësia | 2,500 banorë/km2 |
Themelimi | Në shekullin e 6-të |
Zona Kohore | UTC+3 (AST) |
Verore | AST (Zona Kohore Arabe) |
Kodi Postal | (5 shifrat duke filluar me 21; psh 21453) |
Prefiksi | +966-12 |
Koordinatat | 21° 32′ 36″ Veri 39° 10′ 22″ Lindje |
Faqja Zyrtare www.jeddah.gov.sa |
Xheda apo Xhide (Arabisht: جدة Jeddah) është qytet në rajonin e Hixhazit në perëndim të Arabisë Saudite. Me një popullsi prej rreth 3 milion e gjysmë njerëz (që nga viti 2020), Xheda është qyteti më i madh në Provincën Meka,[2] i dyti më i madhi në Arabinë Saudite (pas kryeqytetit Riad), dhe i dhjeti më i madhi në botën arabe. Qyteti ndodhet në detin e kuq, rreth 75 kilometra në perëndim të Mekës.
Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Xheda ndodhet në rrafshinën bregdetare të Detit të Kuq të Arabisë Saudite (e quajtur Tihamah). Xheda shtrihet në rajonin e Tihama hixhaze (arabisht: تهامة الحجاز) i cili është në malet e ulta të Hixhazit. Historikisht, politikisht dhe kulturisht, Xheda ishte një qytet i madh i Vilajetit Hixhaz, Mbretëria e Hixhazit dhe entitetet e tjera politike rajonale sipas librave të historisë së Hixhazit. Xheda është qyteti i 100-të më i madh në botë për nga sipërfaqja e tokës.
Klima[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ndryshe nga qytetet tjera arabe, Xheda ka temperaturë të nxehtë gjatë stinë së dimrit, e cila mund të shkoj nga 15 °C në agim në 28 °C në pasdite. Vera është shumë e nxehtë, pasdite shpesh mund të jetë 43 °C dhe në mbrëmje bie në 30 °C. Temperatura më e ulët që është regjistruar ka qenë më 10 shkurt 1993 me temperaturë 9.8 °C. Temperatura më e lartë e regjistruar ka qenë më 22 qershor 2010 me temperaturë 52.0 °C.
Feja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Shumë qytetarë janë sunni, por ka gjithashtu myslimanë shi'a. Qytet ka mbi 1,300 xhamia. Ligji nuk lejon ndërtesa të feve tjera, libra, potrete dhe shprehje të besimit.
Edukimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Sipas vitit 2005, Jeddah ka 849 shkolla private dhe shkolla publike për djem, ndërsa 1,179 shkolla private dhe publike për femra.
Binjakëzimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ "FaceOf: Saleh Ali Al-Turki, mayor of Jeddah". Arab News (në anglisht). 31 korrik 2018. Marrë më 5 shkurt 2019.
- ^ "population of the administrative region of Makkah" (PDF). General authority of statistics (në anglisht).
Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Uebfaqja zyrtare (Arabisht)
- Uebfaqja zyrtare (Anglisht)