Maman Saliu
Maman Saliu (lindur më 15 maj 1922 - v. 3 shkurt 2012) ishte figurë e spikatur e rezistencës shqiptare antifashiste dhe e Sigurisë Kombetare, djali i Heroit të Popullit Sali Vranishti. Maman Saliu përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”.[1]
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lindi më 15 maj 1922 në Vranisht të Vlorës. Shkollën fillore e kryen ne vendlindje, kurse plotoren në Vlorë. Në këtë qytet vazhdon studimet në Shkollën Tregëtare. Me pushtimin e vendit, përfshihet në lëvizjen antifashiste. Në korrik 1942 arrestohet per veprimtari politike dhe burgoset në Vlorë e Tiranë. Në 10 dhjetor 1942 është një nga pesë anëtarët e parë të celulës komuniste në Vranisht dhe qysh prej majit 1943 edhe sekretar i saj. Në gusht 1943 i besohet detyra e komandantit çetës partizane "Sali Vranishti", më pas komisar çete në batalionin "Halim Xhelo" dhe komisar batalioni në Brigadën e Pestë Sulmuese. Gjatë luftimeve per mbrojtjen e Kongresit të Përmetit plagoset rëndë. Angazhohet në luftime deri në thellësi të tokave jugosllave. Mbas çlirimit i ngarkohen përgjegjësi të larta në strukturat e Sigurisë Kombëtare. Në vitet 1951- 1953 kryen arsimin politik, kurse në periudhen 1957-1961 vazhdon studimet e larta ushtarake ne Moskë të Bashkimit Sovjetik. Për qëndrim të hapur e të vendosur në mbrojtje të vijës zyrtare të shtetit shqiptar, përjashtohet nga diplomimi dhe clësohet nga qeveria e BRSSS "person non grata".
Në fund të karierës ushtarake ka mbajtur gradën Kolonel. Në vitin 1966, largohet vullnetarisht nga Tirana dhe shkon në vendlindje, ku kontriboi per rreth dy dekada si veprimtar shoqëror në gjithe krahinen e Mesaplikut dhe Kurveleshit të Poshtëm. Ka qenë zgjedhur anëtar i kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Demokratik dhe është vlerësuar "Personalitet i shquar i Labërisë".
Ndahet nga jeta në qytetin e Tiranës, më 3 shkurt 2012.
Tituj dhe nderime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mban disa urdhëra e medalje të akorduara nga Presidiumi i Kuvendit Popullor. Gëzonte statusin e "Invalidit të LANÇ".
Botime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Trokitje në kujtesë" shtypshkronja "albPAPER" botuar në vitin 2004.
- "Në vorbullën e jetës" shtëpia botuese "Argeta LMG" në vitin 2007 me ISBN 978-99943-30-86-7.
Lidhje te jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Maman Saliu, Labi i madh Patriot" te "Zeri i Kosoves" E SHTUNË 07 prill 2012 14:45
- "Maman Saliu burre i hekurt i Laberise" te Zeri i Popullit" 16 gusht 2012
- Biblioteka Kombëtare Shqiptare
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Gazeta Standard (29 nëntor 2014). "Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri, E papublikuar/ Arkivi i Shtetit, 260 emrat që "rrëfyen" ekzekutimet në ushtrinë partizane". Marrë më 22 maj 2018.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)