Marie Shllaku
Marie Shllaku (Shkodër, 22 tetor 1922 - Prizren, 25 nëntor 1946) ka qenë veprimtare e çështjes kombëtare shqiptare.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind më 22 tetor 1922 në lagjen Badra në qytetin e Shkodrës, e bija e Mark Simonit dhe Diles,[1] nga një familje që kishte rënë kund 100 vite përpara nga Palajt e Dukagjinit. I ati kishte një pijetore në Gjuhadol dhe me të shoqen u trashëguan me tri vajza dhe një djalë,[2] Ndocin, Rozën, Marien dhe Luvian.[1]
Maria shkollimin fillor dhe të mesëm e mori tek Motrat Stigmatine dhe më tej u regjistrua në Fakultetin e Letërsisë-Filozofisë në Romë. Pasi studimet iu ndërprenë nga lufta, u kthye dhe u punësua si sekretare në ministrit të Punëve Botore, Iljaz Agushit.[3] Më 25 shkurt 1943 u caktua në Prizren inspektore financash për prefekturat e nënprefekturat e Kosovës.
Më 6 maj 1944 u pushua nga puna për "motive politike. Në shtator arrestua nga gjermanët, por me ndërhyrjen e Xhafer Devës u lirua.[4] Më 9 shtator të po atij viti, kur hynë brigadat partizane në Gjakovë, iu bashkua çetës së Smajl Goranit. U përpoq të koordinonte çetat e Shaban Polluzhës e Mehmet Gradicës, Ndue Përlleshit e Ukë Sadikut.
Kushtet e reja kërkonin organizimin politik të atdhetarëve dhe kështu lindi ONDSH, Organizata Nacional Demokratike Shqiptare, ku veç kontributit të veçantë të profesor Ymer Berishës, një rol shumë të randësishëm luajti Marie Shllaku. Me porosi dhe ndihmen e At Bernardin Llupit ajo strehohet në Dubërdol, në shtëpinë e Dan Pjetrit. Prej aty ajo do të luente një rol të jashtëzakonshëm në organizimin e Kuvendit të Dubërdolit të Ujmirit, e bashkë me prof. Ymer Berishën dhe komandantin Ukë Sadiku ishin udhëheqësit kryesorë të atij Kuvendi, mbajtur 24/25 gusht 1945 te Llugat e Dan Pjetrit. Fjalimi i Maries në atë Kuvend do të mbahet mend nga shumë pjesëmarrës që i mbijetuan torturës dhe luftës.
Libra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në librin e Shefqet Kelmendit personaliteti i Marie Shllakut frymëzoi botimin e librit "Heroina Marie Shllaku" dhe përmendet tek libri i tij i "Një brez i veçantë"
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Kelmendi, Shefqet (2004). Heroina Marije Shllaku. Tiranë: Ombra GVG. fq. 15.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Bushati, Ahmet (2001). Në gjurmët e një ditari. Shkodër: Camaj-Pipa. fq. 166–167. ISBN 9992741112.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Kelmendi 2004, pp. 17-19.
- ^ Kelmendi 2004, pp. 20-21.
Nga Klajd Kapinova, New York - See more at: [1] me 3000 ekzemplarë, është botuar në New York dhe ka 218 faqe ne disa foto, që botohen për herë të parë. Kopertinat janë realizuar me mjeshtri nga dizanjeri i talentuar i gazetës “Illyria” Berat Gashi, ndërsa lektorimi është bërë nga profesori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Dr. Fran Luli, recensent profesori i Historisë z. Nue Oroshi, konsulent studiuesi i mirënjohur dhe botuesi i shumë librave jetëshkrimor e artistik z. Jetish Kadishani dhe në kompjuer Donika Mrijaj