Marrëdhëniet mes Greqisë dhe Malit të Zi
Marrëdhëniet greko-malazeze janë marrëdhënie të jashtme midis Greqisë dhe Malit të Zi .
Marrëdhëniet mes dy vendeve janë relativisht të vjetra dhe ato nisin në kohën kur midis Principatës së Malit të Zi dhe Mbretërisë së Greqisë filluan zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike në vitin 1881. Marrëdhëniet e dy vendeve ishin të shkëlqyera veçanërisht gjatë Luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore . Greqia njohu Malin e Zi më 13 qershor 2006. Të dy vendet vendosën marrëdhënie diplomatike më 18 dhjetor 2006. Mali i Zi ka një ambasadë në Athinë . Greqia ka një ambasadë në Podgoricë . Të dy vendet janë anëtarë të plotë të Këshillit të Evropës dhe të NATO-s . Gjithashtu Greqia është anëtare e BE dhe Mali i Zi është kandidat për në BE . Greqia mbështet integrimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Marrëdhëniet Mali i Zi-NATO
- Marrëdhëniet e jashtme të Malit të Zi
- Aderimi i Malit të Zi në Bashkimin Evropian