Martin Garrix
Martin Garrix | |
---|---|
Background information | |
Emri i lindjes | Martijn Garritsen |
Lindi | 6 qeshor 1996 |
Origjina | Amstelveen, Holandë |
Zhanret | Progressive House, Big Room House, Electro House |
Vitet aktiv | 2012–prezent |
Labeli | Spinnin' Records, Republic Records, School Boy Records, Casablanca Records, Universal Music Group, Revealed Recordings |
Martijn Garritsen (lindur më 14 maj 1996), i njohur me emrin e tij skenik Martin Garrix, është një DJ, muzikant dhe producent holandez. Ai është më së shumti i njohur për këngën e tij "Animals"; kënga arriti vendin e parë në Belgjikë dhe Mbretërinë e Bashkuar, dhe vendin e tretë në Irlandë. Kënga "Wizard", në bashkëpunim me Jay Hardway, pati sukses në shumë shtete në 2014. Pas debutimit në vendin e 40 në DJ Magazine, ai tashmë renditet në vendin e tretë, duke u kaluar vetëm prej Dimitri Vegas & Like Mike dhe Hardwell.
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Martin Garrix mësoi të luante në kitarë në moshën 8-vjeçare.[1] Në vitin 2004, Martin Garrix shprehu interes për t'u bërë DJ pasi pa teksa Tiësto performonte në Lojërat olimpike të Athinës. Garritsen u inspirua veçanërisht nga kënga "Traffic", dhe më pas nisi të kompozonte. Në vitin 2013,[2] Garritsen u diplomua në Akademinë Herman Brood,[3] një shkollë prodhimi në Utrecht. Martin Garrix përdori shumë emra të ndryshëm, ndërmjet tyre dhe GRX.[4]
2012: Karriera e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Garritsen i pati fillimet e tij me këngën "BFAM" (me Julian Jordan) dhe "Just Some Loops", një bashkëpunim me TV Noise i cili u shfaq në albumin me përmbledhje Loop Masters Essential, Volume 2. Ai firmosi me Spinnin' Records në vitin 2012, dhe lançoi "Error 404" nëpërmjet labelit.[5][6]
2013–14: Depërtimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 2013, Garrix lançoi "Torrent" me Sidney Samson në labelin e Tiësto-s, Musical Freedom.[7] Garrix fitoi famë me këngën "Animals"[8] e cila u lançua në 16 qershor 2013 në labelin holandez Spinnin' Records, duke u bërë një hit i menjëhershëm në Europë, dhe Garrix u bë personi më i ri që arrinte vendin e parë në Beatport.[9][10] Kënga shfaqet në albumin e Hardwell, Hardwell presents 'Revealed Volume 4'. Në 30 shtator 2013, Garrix lançoi një remix të "Project T" nga Sander Van Doorn dhe Dimitri Vegas & Like Mike, e cila arriti vendin e parë në Beatport.[11] Garrix u përfshi në DJ Mag" 2013 si një hyrje e re në vendin e 40. Në vitin 2014, Garrix u përfshi DJ Mag" në vendin e katërt.[12] Në nëntor 2013, Garrix firmosi me School Boy Records.[13] Në dhjetor 2013, Garrix lançoi "Wizard" në bashkëpunim me Jay Hardway, e cila arriti vendin e gjashtë në Belgjikë dhe vendin e 17 në Holandë. Bashkëpunimi i Garrix me Firebeatz, "Helicopter", mbajti vendin e parë në Beatport për 2 javë. Ai performoi në Ultra Music Festival 2014, me disa këngë të reja dhe të papublikuara, duke përfshirë bashkëpunime me Dillon Francis, Hardwell dhe Afrojack. Në 2014 lançoi "Proxy", e cila mund të shkarkohej falas në SoundCloud si një dhuratë për fansat e tij falë një viti 2013 të mahnitshëm. Në 2014, Garrix lançoi një bashkëpunim me MOTi me titullin "Virus (How About Now)" dhe gjithashtu një bashkëpunim me Afrojack të titulluar "Turn Up the Speakers".[14]
2015: Ndarja nga Spinnin' Records
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në 2015, Garrix nisi të eksperimentonte me progressive house dhe filloi të prodhonte këngë të këtij stili. Në 6 shkurt 2015, Garrix lançoi këngëm "Forbidden Voices" si dhuratë për arritjen e 10 milionë pëlqimeve në faqen e tij në Facebook.[15] Në shkurt 2015, Garrix lançoi "Don't Look Down" bashkë me Usher. Kënga ishte shkruar nga Garrix, James 'JHart' Abrahart dhe busbee. Kënga arriti vendin e tretë në Billboard Dance Chart. Në një intervistë me DigitalSpy në fillim të 2015, Garrix tha se Usher është një artist i zoti dhe një bashkëpunëtor i shkëlqyer.[16] Garrix gjithashtu punoi me Ed Sheeran në një këngë të titulluar "Rewind Repeat It", të cilën e performoi në Ultra Music Festival në Miami në Mars 2015. Në 4 maj 2015, Garrix lançoi një këngë me Tiësto-n, të titulluar "The Only Way Is Up" . Në 22 maj 2015, Avicii lançoi "Waiting for Love" të bashkë-prodhuar nga Garrix. Në korrik 2015, Garrix lançoi "Break Through The Silence" dhe "Dragon" bashkë me Matisse & Sadko. Më vonë, në 31 tetor 2015 lançoi "Poison" për t'u shkarkuar falas.
Në 26 gusht 2015, Garrix bëri një deklaratë në rrjetet sociale drejtuar thashethemeve se ai kishte mbyllur marrëveshjet me Spinnin' Records dhe MusicAllStars Management, në të cilën ai konfirmoi se i kishte ndërprerë marrëdhëniet me dy kompanitë.[17] Shkaku i cituar ishte "...diferenca e mendimeve tona përkundrejt arsyetimeve të marreveshjes." mbi të drejtat e autorit për muzikën e Garrix. Konflikti kryesor qëndron mbi autorësinë e hitit të Garrix "Animals", të cilën e lançoi kur ishte vetëm 17 vjeç dhe kur i mungonte eksperienca mbi negociatat kontraktuale. Në postim shkruhet "Që nga fillimi i këtij viti jam përpjekur të rimarr autorësinë e muzikës sime nga Spinnin' Records dhe të mbaj besimin tim tek MAS. Jam shumë i zhgënjyer që diskutimet nuk kanë çuar në një ndryshim të marrëveshjes ose në rikthimin e autorësisë, dhe kjo është arsyeja pse u largova."[18]
Në nëntor 2015, pas ndarjes nga Spinnin' Records, 19-vjeçari Martin Garrix deklaroi se do të krijojë labelin e vet.[19]
Në 31 dhjetor 2015, Martin lançoi këngën e fundit të vitit në bashkëpunim me Justin Mylo dhe 16-vjeçarin DJ Mesto të titulluar "Bouncybob" si shkarkim falas.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Guitar". republicrecords.com. Arkivuar nga origjinali më 2 maj 2016. Marrë më 6 janar 2016.
{{cite web}}
:|archivedate=
dhe|archive-date=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!);|archiveurl=
dhe|archive-url=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Martijn Garritsen". hermanbroodacademie.nl. Marrë më 25 nëntor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Herman Brood Academie". Marrë më 4 gusht 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Martin Garrix Ends 2013 With A Trap Banger". edm.com. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 2015-09-25.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Dan Carter. "Interview – Martin Garrix, the youngest ever Beatport No. 1 spot-holder, speaks about the journey so far". Beatport.com. Arkivuar nga origjinali më 29 qershor 2013. Marrë më 12 gusht 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Republic Records. "Republic Records". Republic Records. Arkivuar nga origjinali më 19 maj 2015. Marrë më 4 gusht 2015.
{{cite web}}
:|archivedate=
dhe|archive-date=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!);|archiveurl=
dhe|archive-url=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Kerri Mason (20 maj 2013). "Martin Garrix is an 'Animal': Exclusive". Billboard. Marrë më 13 gusht 2013.
{{cite magazine}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Stoney, Roads. "Martin Garrix Makes History with "Animals"". Your EDM. Marrë më 24 qershor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Nederlander Martin Garrix scoort internationaal - Nieuws Detail - MEGA TOP 50". Megatop50.3fm.nl. 1996-08-08. Arkivuar nga origjinali më 30 qershor 2015. Marrë më 2015-08-10.
{{cite web}}
:|archivedate=
dhe|archive-date=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!);|archiveurl=
dhe|archive-url=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Steffen Hung. "Martin Garrix - Animals". dutchcharts.nl. Marrë më 2015-08-10.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Project T (Martin Garrix Remix) [Spinnin Records". Beatport. Marrë më 2014-05-25.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "MARTIN GARRIX". Djmag.com. Arkivuar nga origjinali më 27 dhjetor 2014. Marrë më 2015-08-10.
{{cite web}}
:|archivedate=
dhe|archive-date=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!);|archiveurl=
dhe|archive-url=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ McCarthy, Zel (18 nëntor 2013). "Martin Garrix Signs to Scooter Braun Projects, Earns a UK No. 1: Exclusive". Billboard. Marrë më 7 shtator 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Mason, Kerri (1 mars 2014). "EDMs Teenage Dream". Billboard- The International Newsweekly of Music, Video and Home Entertainment: 33–35.
{{cite journal}}
:|access-date=
ka nevojë për|url=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Martin Garrix Gifts "Forbidden Voices" Free Download For Breaking 10 Million Fans On Facebook". Fist In The Air. Arkivuar nga origjinali më 26 shtator 2015. Marrë më 2015-09-25.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Silverstein, Adam. (2015-06-01) Martin Garrix interview: "You will never hear my voice on a Martin Garrix track". Digitalspy.com. Retrieved on 2016-01-12.
- ^ "Martin Garrix's Facebook Post". Marrë më 26 gusht 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Medved, Matt (2015-08-27). "Martin Garrix Leaves Spinnin' Records and MusicAllStars Management". Billboard. Marrë më 2015-10-25.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "BREAKING: Martin Garrix Reveals His Own Label After Leaving Spinnin' Records [Video]". Your EDM. Marrë më 2015-11-20.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)