Jump to content

Marvel Cinematic Universe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Marvel Cinematic Universe
Krijuar ngaMarvel Studios
Vepra origjinaleIron Man (2008)
PronarThe Walt Disney Company
Vitet2008–vijon
Bazuar mbiMarvel Comics
Print publications
Libri/aLibrat e Marvel Cinematic Universe
NovelaLiteratura e Marvel Cinematic Universe
KomikeKomiket e ndërlidhura me Marvel Cinematic Universe
Filma dhe televizioni
Film/aFilmat e Marvel Cinematic Universe
Film/a me metrazh të shkurtërMarvel One-Shots
Serial/e televiziv/eSerialet televizive të Marvel Cinematic Universe
Serial/e në internetSerialet digjitale të Marvel Cinematic Universe
Serial/e të animuarSerialet e Marvel Studios Animation
Program/e special televizivMarvel Studios Special Presentations
Episode të shkurtër televizivëI Am Groot
Prezantime teatrale
Muzikali/etRogers: The Musical
Lojëra
Video lojëraNdërlidhjet në video lojëra të Marvel Cinematic Universe
Audio
Muzika origjinaleMuzika e Marvel Cinematic Universe
Të tjera
Atraksione të parkutAvengers Campus
Në role kryesoreAktorët e Marvel Cinematic Universe
Elemente brenda universit
Webfaqja zyrtare

Marvel Cinematic Universe (shkurt: MCU; shqip: Universi Kinematografik Marvel) është një ekskluzivitet medial amerikan dhe univers i përbashkët i përqëndruar tek një seri e filmave superheroikë të prodhuar nga Marvel Studios. Filmat bazohen mbi personazhet që paraqiten në librat komikë të botuar nga Marvel Comics. Ekskluziviteti përfshin edhe seriale televizive, filma të shkurtër, seri digjitale, dhe vepra letrare. Universi i përbashkët, ashtu si Universi Marvel në librat origjinalë komikë, u themelua duke i kryqëzuar elementet e përbashkëta rrëfimore, ambientet, personazhet dhe shumë të tjera.

Marvel Studios i lançon filmat e tyre në grupe të quajtura "Faza", me tre fazat e para të njohura bashkarisht si "Saga e Pafundësisë" (en: The Infinity Saga), dhe tre fazat në vijim të njohura si "Saga e Multiversit" (en: The Multiverse Saga). Filmi i parë i MCU-së, Iron Man (2008), filloi Fazën e Parë, që kulminoi në filmin kryqëzor të vitit 2012 The Avengers. Faza e Dytë filloi me Iron Man 3 (2013) dhe mbaroi me Ant-Man (2015). Faza e Tretë filloi me Captain America: Civil War (2016) dhe mbaroi me Spider-Man: Far From Home (2019). Faza e Katërt filloi me Black Widow (2021) dhe mbaroi me Black Panther: Wakanda Forever (2022). Ant-Man and the Wasp: Quantumania (2023) filloi Fazën e Pestë, që do të mbarojë me Thunderbolts* (2025), dhe Faza e Gjashtë do të fillojë me The Fantastic Four (2025). Faza e Gjashtë dhe "Saga e Multiversit" do të përfundojë me Avengers 5 (2026) dhe Avengers: Secret Wars (2027).

Marvel Television e zgjeroi universin në fushën e televizionit kombëtar me Agents of S.H.I.E.L.D.ABC në 2013 para se të zgjerohej më tutje në streamingNetflix dhe Hulu, pastaj edhe tek televizioni kabllorFreeform. Ata edhe prodhuan serialin digjital Agents of S.H.I.E.L.D.: Slingshot. Marvel Studios filloi së prodhuari serialet e tyre televizive për streamingDisney+, duke nisur me WandaVision në 2021 si fillimi i Fazës Katër. Ata zgjeruan nëpër programe speciale televizive në Fazën Katër, të njohur si Marvel Studios Special Presentations (shqip: Prezantime Speciale të Marvel Studios), i pari i të cilëve ishte Werewolf by Night (2022). MCU-ja përfshin gjithashtu komikë të ndërlidhur nga Marvel Comics, një seri të filmave të shkurtër direkt-në-video të quajtur Marvel One-Shots, dhe fushata të marketingut viral për filmat që përfshijnë programet fiktive të lajmeve WHIH Newsfront dhe The Daily Bugle.

Ekskluziviteti ka korrur sukses financiar, duke u bërë një ndër ekskluzivitetet me fitimet më të larta të të gjitha kohërave, dhe ka marrë përshtypje pozitive nga kritikët. Ai ka inspiruar ashtu edhe studiot e tjera filmike e televizive që të tentojnë me universe të ngjajshme të përbashkëta, si dhe ka inspiruar atraksione të ndryshme me tematikë, një ekspozitë arti, speciale televizive, materiale letrare, disa video-lojëra të ndërlidhura, dhe reklama.

Filmat dhe serialet nga Marvel Studios

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

"Nuk është bërë kurrë më parë dhe pikërisht në atë lloj shpirti po e marrin të gjithë. Filmbërësit e tjerë nuk janë të mësuar me marrjen e aktorëve nga filmat e tjerë që të tjerët i kanë vendosur, disa linja të rrëfimit që janë të lidhura ose disa vende të caktuara të ndërlidhura, por mendoj... të gjithë u pajtuan me të dhe iu duket argëtim. Kryesisht sepse kemi qenë të qëndrueshëm se filmi që po krijojmë vjen para të gjithave. Të gjithat indet lidhore, krejt ato gjëra janë zbavitëse dhe do të jenë të rëndësishme nëse doni që të jenë. Nëse fansat duan të shikojnë më tutje dhe të gjejnë lidhje, atëherë janë aty. Ekzistojnë disa të mëdhaja natyrisht, që shpresojmë që publiku i gjerë do të mund t'i përcjellë gjithashtu. Por... arsyeja se pse filmbërësit merren vesh me këtë koncept është se filmat e tyre duhet të qëndrojnë vetvetiu. Duket të kenë një vizion të freskët, një ton unik, dhe fakti që mund të ndërlidhen nëse doni t'i përcjellin këto thërrmija është një bonus."

—Kevin Feige, kryetari i Marvel Studios mbi ndërtimin e një universi të ndërlidhur filmik[1]

Deri më 2005, Marvel Entertainment planifikoi të prodhonte vet filmat e tij dhe t'i përhap përmes Paramount Pictures. Më përpara, i prodhonte Marvel disa filma superheronjsh bashkë me Columbia Pictures, New Line Cinema, 20th Century Fox, dhe të tjerë. Përfitimi nga këto marrëveshje licensuese ishte relativisht i vogël për Marvel, dhe pati dëshirë të përfitonte më shumë prej tyre duke mbajtur kontrollin kreativ dhe kontrollin mbi shpërndarjen e filmave. Avi Arad, kreu i dikasterit filmik të Marvel Entertainment, u kënaq me filmat e Spider-Manit nga Sam Raimi mirëpo ishte më pak i kënaqur me filmat e tjerë. Ai vendosi të formonte Marvel Studios, studion e parë madhore të pavarur në Hollywood që prej formimit të DreamWorks Pictures në 1994. Kevin Feige, krahu i djathtë i Aradit, kuptoi që, përkunder Spider-Manit, Blade-it dhe X-Men, Marvel i mban të drejtat e plota filmike për grupin Avengers. Feige, që e quan veten një "fanatik", paramendoi kombinimin e personazheve në një univers të përbashkët ngjajshëm me atë që krijoi Stan Lee dhe Jack Kirby për Marvel Comics në vitet e 60-ta.

Për të ngritur kapitalin, filmstudioja siguroi financimin nga një investim shtatëvjeçar prej 525 milionë dollarësh me kompaninë Merrill Lynch. Plani për Marvel ishte që të lëshonte filma të përveçëm për personazhet kryesore dhe pastaj t'i ngjesë në një film kryqëzues; Arad, që hoqi dorë në 2006, dyshoi në efikasitetin e kësaj strategjie. Ai insistoi që reputacioni do t'i ndihmonte ta siguronin financimin. Në 2007 u emërua Feige shef i studios. Për ta mbajtur integritetin e vet artistik, Marvel Studios e formoi një komitet kreativ të gjashtë njerëzve të mirënjohur me lorin e komikëve të tyre: Feige, bashkëkryetarin e Marvel Studios Louis D'Esposito, kryetarin e botimit të Marvel Comics Dan Buckley, kryeshefin kreativ të Marvel Entertainment Joe Quesada, shkrimtarin e komikeve Brian Michael Bendis, dhe kryetarin e Marvel Entertainment Alan Fine që e mbikqyri këtë komitet. Feige iu referua vazhdimësisë narrative të këtyre filmave fillimisht si "Universi Kinema i Marvel" (Marvel Cinema Universe), por më vonë përdori termin "Universi Kinematografik i Marvel" (Marvel Cinematic Universe). Meqë ky ekskluzivitet përfshinte media të ndryshme, kjo frazë përdoret ndonjëherë për t'i përshkruar filmat e Marvel-it në përgjithësi.[2]

  1. ^ Philbrick, Jami (26 prill 2010). "Kevin Fiege Talks Iron Man 2, The Avengers and More". MovieWeb. Arkivuar nga origjinali më 30 shtator 2012. Marrë më 10 maj 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Foutch, Haleigh (29 nëntor 2018). "Marvel's Netflix Heroes Were Considered for 'Infinity War', Confirm Russo Brothers". Collider (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 9 janar 2019. Marrë më 12 janar 2019.