Jump to content

Masakra e Belegut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Masakra e Belegut
VendndodhjaBeleg, Kosovë
Data29 mars
ShënjestraShqiptarët e Kosovës
Lloji i sulmitSulm civil
Viktima46 viktima gjithsej (13 të vrarë,33 të pagjetur)

Në Beleg të Deçanit, në pranverën e vitit 1999 forcat e shumta policore, ushtarake dhe paramilitare serbe vranë dhe masakruan 46 shqiptarë.Sot e kësaj dite shumica dërmuese e të rënëve në masakër, mbesin ende të zhdukur.Më datë 29 dhe 30 mars 1999, Belegu u pushtua nga njësitet paramilitare serbe që vranë në prag të shtëpisë para familjarëve: Nezir e Naim Vishajn si dhe mësuesin nga Irzniqi Daut Aliçkajn, më pastaj popullatën civile i mblodhën në një shtëpi në qendër të fshatit duke i maltretuar e kërcënuar se do të vriteshin. Në mëngjesin e 30 marsit 1999 forcat serbe, duke i rrahur e keqtrajtuar gra, fëmijë e pleq i kishin deportuar me forcë drejt Shqipërisë, ndërsa burrat e mbase disa ende pambushur të tetëmbëdhjetat i ndalën aty për t’i pushkatuar më vonë të gjithë, po ashtu me ditë të tëra i dhunuan dhe i mbajtën gratë e vajzat e reja të mbyllura. [1]

Ndonëse dihen emrat e krimineleve që vranë e masakruan banorët e fshatit Beleg, ende nuk ka ndonjë veprim konkret nga autoritetet serbe apo ato ndërkombëtare për dënimin e autorëve të krimit në Masakrën e Belegut.

Kjo është njëra prej masakrave më të mëdha të kryera nga forcat paramilitare serbe, të cilë më 1999 filluan një ofensivë të egër ndaj popullatës së Irzniqit dhe Belegut, një ditë pasi ata pësuan humbje nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.[2]

Belegu është një fshat me histori të lashtë, shtrihet në pjesën perëndimore të Kosovës rreth 2 km në verilindje të Deçanit. Ashtu siç e dëshmojnë dokumentet arkivore,edhe pse jo të shumta në numër, mund të konsiderojmë se Belegu si lokalitet të populluar edhe pse me një popullsi shumë të vogël në krahasim me territorin dhe shtrirjen etij, e hasim në Krisobulën e Deçanit që në vitin 1330.

Ndonëse dihen emrat e krimineleve që vranë e masakruan banorët e fshatit Beleg, ende nuk ka ndonjë veprim konkret nga autoritetet serbe apo ato ndërkombëtare për dënimin e autorëve të krimit në Masakrën e Belegut. Drejtësia Ndërkombëtare nuk e ka bërë zbardhjen e autorëve të kësaj vepre gjenocide në luftën e fundit në Kosovë.Edhe pse të mbijetuarit disa herë radhazi kanë dëshmuar në Gjykatën Ndërkombëtare të DrejtësisëHagë.


  1. ^ Binakaj, Endrit (2016). Masakra e Belegut 29-30 mars 1999. Prishtinë.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  2. ^ "24-vjet nga masakra e Belegut të Deçanit-Dështimi i drejtësisë ndërkombëtare". Kosova News. 29 mars 2023. Marrë më 16 dhjetor 2023.


Lidhjet e jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]