Mashallá
Mashallá në Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut, në Veri edhe me epentezë -r- Marshallá është shprehje arabe مَا شَاءَ ٱللَّٰهُ (mā shā'a llāh) që domethënë "si - , çka të dojë Zoti" si dhe "E faltë Zoti!", "Ruaje Zot!", "Gja e ligë mos e gjettë!"[1] dhe përdoret për të shprehur mirënjohjen, gëzimin, lavdërimin, ose mirënjohje për një ngjarje apo person që është përmendur vetëm. Është gjithashtu një shprehje që përdoret shpesh në botën myslimane për të kërkuar mbrojtjen e Perëndisë nga diçka ose dikush nga syri i keq.
Përdoret gjithashtu nga disa të krishterë dhe të tjerë në zonat që u sunduan nga Perandoria Osmane: Grekët Pontikë (pasardhësit e atyre që erdhën nga Turqia) dhe grekët qipriotë thonë masallah, shpesh në kuptimin e "një pune të bërë mirë".
Në Shkodër marshallojë-a (Werium eleander) quhet një shkurre me fletë të blerta e me lule të bukura erëmirë. Në Jug mashallá-ja është një monedhë e argjendtë ose e artë që u vendosej fëmijëve të vegjël në ballë për t'i mbrojtur nga syri i keq. Po e njëjta fjalë në Kurvelesh u varej si pendolirë nuseve në qafë.[1]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "maşallah." Güncel Türkçe Sözlük. Türk Dil Kurumu. Erişim: 5 Aralık 2011
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Dizdari, Tahir (2005). "Marshallá" në Fjalorin e Orientalizmave në Gjuhën Shqipe. Tiranë: Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam. fq. 622–623.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)