Jump to content

Mbretëria Shqiptare

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Mbretëria shqiptare)
Mbretëria Shqiptare
Mbretnija e Shqipnis
Flamuri
Flamuri
Stema
Parimi: "Atdheu mbi te gjitha"
Himni: Himni i Flamurit
Mbretëria Shqiptare 1935
Mbretëria Shqiptare 1935
GjendjaMonarki kushtetuese
KryeqytetiTirana
Gjuhët e zakonshmeShqipja
Besimi
Islami, Krishterimi
Qeveria
Lloji i qeverisjesMonarkia kushtetuese
Mbret 
• 1928-1939
Zogu I
Kryeministër 
• 1928-1930
Kostaq Kota
• 1930-1935
Pandeli Evangjeli
• 1935-1936
Mehdi Frashëri
• 1936-1939
Kostaq Kota
KuvendiKuvendi i Shqipërisë
Popullsia
• 1930
1,003,097
Ekonomia
MonedhaFrangu Ar
Të dhëna të tjera
Paraprirë nga
Pasuar nga
Republika Shqiptare
Shqipëria nën pushtimin italian (1939–43)

Mbretëria Shqiptare (Geg. standardi i kohës: Mbretnija Shqiptare, Shqipja standarde e tanishme : Mbretëria Shqiptare) në vitin 1928 Kryetari i Republikës Shqiptare Ahmet Zogu u shpall nga parlamenti Zog I, Mbret i Shqiptareve, Skënderbeu III. Ai ndryshoi mbiemrin nga Zogolli në Zogu. Nëna e tij Sadije Toptani u shpall Nëna Mbretëreshë, kurse familjaret e tjerë morën titujt Princër dhe Princesha. Mbretëria u shpall mbretëri kushtetuese, parlamentare dhe e trashëgueshme.

Parlamenti i dha atij shumë çifligje dhe para por ai i ktheu serish pjesën më të madhe. Ndërkohë gjatë kësaj periudhë u forcuan marrëdhëniet me Italinë, e cila po behej gjithnjë e më e fuqishme në Shqipëri. Për një moment marrëdhëniet mes dy vendeve u tensionuan sa gati arritën në ndërhyrje ushtarake. Vetëm ndërhyrja e Anglisë e shpëtoi Shqipërinë nga një pushtim. Ndërkohë pas përmirësimit të marrëdhënieve Ahmet Zogu filloi të mendoje për një trashëgimtar. Ai ishte i fejuar me vajzën e Shefqet Verlacit por e prishi fejesën. Kjo bëri që Verlaci të bëhej një armik i Zogut. Duke qenë se ishte nën shënjestër të vazhdueshme Zogu i rralloi daljet në publik. Me 26 prill 1938 Ahmet Zogu u martua me Princeshën Geraldinë e cila u be Mbretëresha e Shqiptareve. Një vit më vonë çiftit mbretëror iu lindi djali Leka Zogu i cili ishte trashëgimtari i fronit. Tre ditë më vonë më 7 prill 1939 Shqipëria u pushtua nga Italia Fashiste dhe Zogu së bashku me familjen e tij u larguan nga vendi.

Jetëshkrimi i Mbretërisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Historia e ngritjes së Mbretërisë Shqiptare lidhet me procesin e pavarësisë kombëtare, daljes së Shqipërisë si subjekt i së drejtës ndërkombëtare dhe i ngritjes së shtetit shqiptar. Mbretëria Shqiptare u ngrit vetëm në çerekun e dytë të shekullit XX(njëzetë), më 1928, pra, gati një shekull më vonë se fqinjët ballkanikë. Shkaqet e kësaj vonese nuk kanë lidhje me “paaftësinë” shtetformuese apo “zgjimin e vonuar” të shqiptarëve, siç kanë dëshirë ta shpjegojnë shpesh, por me qëndrimin negativ të fuqive evropiane e ballkanike ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Premisat për pavarësi, për formimin e shtetit dhe ngritjen e një mbretërie tek ata u krijuan më herët se tek fqinjët e tyre. Qysh nga pushtimi romak më 167 p. e s. Shqipëria nuk ka pasur një tërësi politike më vete, por ka qenë pjesë e perandorive që përfshinin brenda tyre shumë etni. Në periudhën e mesjetës shqiptarët nuk arritën të krijojnë njësi të pavarur shtetërore në nivelin e mbretërisë. Në kuadër të Perandorisë Bizantine, shqiptarët në truallin e tyre krijuan struktura politike autonome në nivelin e principatave, por nuk shkuan më tej.

Në periudhën e ngritjes së nacionalizmave në Evropë, shqiptarët nuk arritën as pavarësinë dhe as të formojnë njësi shtetërore në nivelin e mbretërisë. Në shekullin XVIII në kuadër të Perandorisë Osmane shqiptarët me Pashallëkun e Shkodrës krijuan pothuajse të parin shtet kombëtar në Ballkan të drejtuar nga Bushatllinjtë, ngritën “një dinasti sovranësh kombëtarë”, siç e quan Dora d’Istria, me jetëgjatësi treçerek shekullore. x

Ky qe një rast i shkëlqyer për sigurimin e pavarësisë dhe ngritjen e një mbretërie. Karamahmut Pashë Bushatlliu nënshkruante si “qeveritar i Shkodrës dhe i Shqipërisë”. Ai ushtronte autoritet sovran në atë që Marin Sirdani e quante “Shqypnija etnografike”. Ishte shumë më e lehtë dhe më logjike për fuqitë evropiane të njihej pushteti dhe shteti i Karamahmutit të Shqipërisë sesa i Karagjorgjit të Serbisë.

Gati 100 vjet më vonë, në periudhën e krizës lindore 1875-1881 shqiptarët krijuan Lidhjen e Prizrenit që arriti të formonte qeverinë e përkohshme, thuajse të pavarur nga Porta e Lartë. Edhe në këtë kohë, as Kongresi i Berlinit i “koncertit evropian” dhe as ndonjëra nga fuqitë evropiane veçmas nuk e njohën as kombin shqiptar dhe as “çështjen shqiptare”* ndërkohë që Serbisë dhe Malit të Zi u njohën pavarësinë e plotë shtetërore.

“Vetëm gjatë shekullit të tanishëm shkruan anglezi J. Swire, shqiptarët arritën të fitonin një njohje ngurruese të së drejtës së tyre për ekzistencë të pavarur. Më 29 korrik 1913 Konferenca e Ambasadorëve e gjashtë Fuqive të Mëdha të Evropës mori vendimin që e shpallte Shqipërinë autonome, sovrane dhe trashëgimore.

Në nëntor 1913 Fuqitë e Mëdha pranuan përfundimisht që princ i Shqipërisë të ishte gjermani Vilhelm fon Vid (Wilhelm von Wied). Fati tragjik i Principatës Shqiptare të Vidit që tërhoqi rrëshqanë edhe fatin e shqiptarëve u përcaktua nga agresioni ushtarak grek në Jug të vendit në trajtën e “lëvizjes” për “autonominë e vorioepirit”, rebelimi i Fshatarësisë së Shqipërisë së Mesme dhe fillimi i Luftës së Parë Botërore. Më 3 shtator 1914 Princi Vilhelm dhe princesha Sofie u larguan nga Shqipëria. Jetëgjatësia e Principatës (monarkisë) Shqiptare qe vetëm 6 muaj.

Kongresi kombëtar i Lushnjës në janar 1920 që mori përsipër ngritjen e shtetit të pavarur shqiptar, si formë të shtetit caktoi monarkinë. Vendin e monarkut e zinte Këshilli i Lartë (Regjenca) prej 4 vetësh derisa ky, ashtu si edhe forma e regjimit të përcaktoheshin përfundimisht nga një asamble kushtetuese.

Lëvizja e qershorit dhe qeveria e Fan Nolit (qershor - dhjetor 1924) nuk shpalli ndonjë ndryshim të formës së shtetit as në favor të republikës dhe as të mbretërisë. Pas rënies së qeverisë së Nolit dhe “Triumfit të Legalitetit” më 24 dhjetor 1924, Asambleja Kushtetuese e shpërndarë nga lëvizja u mblodh më 21 janar 1925 dhe si formë të shtetit shpalli Republikën, me kryetar (president) Ahmet Zogu, tashmë 30 vjeçar.

Më 1 shtator 1928 Asambleja Kushtetuese vendosi kalimin në formën monarkiste të shtetit dhe ngritjen e një dinastie vendëse. Ajo shpalli Ahmet Zogun MBRET Të SHQIPTAREVE, nën emrin ZOG I. Mbretëria Shqiptare e shpallur më 1928 është e para në historinë mijëvjeçare të popullit e të kombit shqiptar dhe përbën pikën kulmore të organizimit shoqëror e politik të shqiptarëve. Në prill 1938 Mbreti Zog martohet me konteshën hungareze Geraldina Aponny. Më 5 prill 1939 lindi trashëgimtari i fronit Princi Leka I.

Dy ditë më vonë, më 7 prill 1939 Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste. Mbreti 44 vjeçar dhe familja mbretërore u detyruan të lënë vendin. Vitet e Luftës II Botërore Mbreti Zog i kaloi në Angli pa u lejuar të ushtronte të drejtat legjitime dhe prerogativat as në egzil. Në mbarim të LDB, regjimi komunist i vendosur në Shqipëri më 1944 ndalonte kthimin e Mbretit dhe të familjes mbretërore në atdhe. Më 11 janar 1946 Asambleja Kushtetese komuniste e shpalli Shqipërinë “Republikë Popullore”.

Nga janari i vitit 1946 familja mbretërore vendoset në Aleksandri (Egjipt), kurse në gusht 1955 në Kanë (Francë). Më 9 prill 1961, pas një sëmundje të rëndë, mbreti Zog vdes në një spital të Parisit në moshën 66 vjeçare. Në bazë të kushtetutës së vitit 1928, Princ Leka, sot Mbreti Leka I bëri betimin dhe u shpall “Mbret i Shqiptarëve” në prani të një Kuvendi kombëtar të përkohshëm me delegatë në egzil, e mbledhur në Hotel Bristol të Parisit më 15 prill 1961. Pas një viti familja mbretërore vendoset në Madrid (Spanjë).

Në tetor 1975, në një dasëm madhështore në Toledo te Spanjes, Mbreti Leka I martohet me Suzan Cullen Ward, me origjinë australiane e njohur tani si Mbretëresha Suzanë. Në janar 1979 Mbreti Leka I u detyrua të lërë Spanjën dhe të vendoset në Afrikën e Jugut. Më 26 mars 1982 lindi Princi trashëgimtar Leka II.

Për herë të parë Mbreti Leka u kthye në atdhe më 20 nëntor 1993, porse qëndroi vetëm 18 orë. Në verën e vitit 1997 erdhi përsëri ku qendroi 3 muaj. Përfundimisht Familja Mbretërore u vendos në Shqipëri (Tiranë) në vitin 2002.

11 vjet të historisë shqiptare nën Mbretin Zog I janë vërejtur për një valë të madhe të modernizimit të vendit, e cila kishte pësuar pesë shekujt e sundimit turk të ashpër. Pavarësisht të qenit i vogël, Shqipëria u rrit në kombin më të fuqishëm të zhvilluar të rajonit të Ballkanit. Prosperiteti i saj ishte goditur përkohësisht nga Depresioni i Madh dhe të ringjallur përsëri në fund të 1930 për të ndërprerë përfundimisht nga Lufta e Dytë Botërore dhe sundimit komunist të mëvonshëm.

Po në vitin 1928, u miratua Statuti Themeltar, Kodi Civil, ai Tregtar, etj. U miratuan ligje për reformën agrare, heqjen e ferexhesë, etj. U hoq ligji islamik që u zëvendësua me Kodin Civil të mbështetur tek ai zviceran, siç kishte bërë dhe Mustafa Kemal Atatürk me Turqinë. Mbreti Zog nxiti ndërtimet botore në vend, rritjen e mirëqenies, zhvillimin e tregtisë, balancim të bilanceve tregtare, shkollimin e brezit të ri, përgatitjen e inteligjencies në universitetet perëndimore, etj.

Në vitin 1929, e gjithë bota do të mbërthehej nga kriza e madhe e shkaktuar nga mbiprodhimi. Efekteve të saj nuk do t’i shpëtonte as Shqipëria. Ishte pikërisht ky viti kur u panë edhe shenjat e para të kësaj krize, kryesisht në sistemin monetar e financiar të vendit, por ato u bënë më të ndjeshme në vitin 1930. Kulmi i saj arriti në vitin 1934-‘35.

Industria pothuajse u paralizua tërësisht dhe shumë ndërmarrje të prodhimit të alkoolit, materialeve të ndërtimit, duhanit dhe cigareve, blojës dhe miellit, lëkurëve dhe këpucëve etj., u paralizuan apo falimentuan. Kriza preku thellë dhe gjithë sistemin e kreditit. Në këtë kohë, si pasojë e deficitit të vazhdueshëm buxhetor dhe vështirësive financiare që evidentoheshin në shumë fusha e sektorë të vendit, nga qeveritë e ndryshme shqiptare dhe Mbreti Zog I, u morën dhe shumë hua e kredi nga vendet perëndimore, por në pjesën dërrmuese nga Italia.

Në vitin 1931, bujqësia shqiptare u prek nga një thatësirë e madhe, e cila shkaktoi pasoja të rënda në furnizimin me bukë të popullsisë. Në vitin 1932, si pasojë e kësaj situate u importua rreth 33% më shumë grurë dhe misër.

Kriza e viteve ‘30-‘34 dallohet në shumë drejtime: përqindja e popullatës që jetonte me punë jobujqësore u reduktua nga 15.9% në vitin 1930, në 15.4% më 1938-n. Eksportet shqiptare u rritën nga 2 milionë franga ar, në 12 milionë mes viteve 1923 dhe vitit 1931, por ranë në dy vitet e mëpasshme në nivelin e vitit 1923. Gjendja e vështirë arriti kulmin në vitet 1935-‘36, kur qeveria u detyrua të shpërndajë ndihma ushqimore emergjence në zonat e varfra. Vendet që blinin mallrat shqiptare vendosën tarifë për importet e djathit, ndërsa tregjet tradicionale të gjalpit e leshit në Greqi e Turqi u përmbytën nga shitja nën kosto e ushqimeve nga Bashkimi Sovjetik. Kriza preku edhe blegtorinë e cila zinte 70% të eksportit total të vendit. Ndikim të ndjeshëm pati edhe vendosja e së ashtuquajturës “taksa e xhelepit”, e cila vendosej për kokë/bagëti. Në vitin 1933 shteti e uli me 50% këtë taksë.

Në vitin 1934, çmimi i shitjes së drithërave arriti nivelin më të ulët në rreth 7.5 franga ari. Në rënien e fortë të çmimeve, kryesisht atyre bujqësore dhe blegtorale, ndikuan edhe politikat monetare dhe kreditimi i Bankës Kombëtare Tregtare.

Në vitet e krizës, banka e pakësoi sasinë e monedhës në qarkullim dhe thelloi deflacionin. Rriti artificialisht vlerën e frangës dhe bëri që produktet të kishin çmim më të ulët.

Në mesin e vitit ‘35, Shqipëria hyri në një fazë gjallërimi. Industria e rimori veten. Zogu krijoi disa lehtësi fiskale veçanërisht për fabrikën e çimentos, e cila u përjashtua nga taksat për tre vjet.

Gjatë viteve 1931-1936, kapitali i huaj, sidomos ai italian, i diktuan qeverive shqiptare përfundimin e një marrëveshjeje për bashkimin doganor. Ky bashkim, në atë kohë, do të përfshinte ekonominë shqiptare në sistemin e ekonomisë italiane dhe hapjen pa kufizim të kapitalit italian. Bashkimi Doganor do të godiste në mënyrë të drejtpërdrejtë interesat e borgjezisë shqiptare të sapokrijuar. Por, edhe buxheti i shtetit, do të privohej nga një burim i rëndësishëm i të ardhurave, siç ishin ato nga doganat. Në të njëjtën kohë u rrit edhe varësia e financave shqiptare nga ato italiane. Zogu formalisht e pranoi këtë marrëveshje, por pastaj e refuzoi.

Në vitin 1938 u vu re një aktivizim i gjerë i kapitalit kombëtar në industri. Në këtë periudhë, numri i ndërmarrjeve arriti në 244, ndërsa numri i të punësuarve në 7.435.

U rrit prodhimi industrial, ndërsa bujqësia ishte në prapambetje. Në vitin 1938, sipërfaqja totale e tokës bujqësore llogaritej në 2,874 hektarë, rreth 39.5% e zinte prona shtetërore dhe private, ndërsa pronarët e vegjël zotëronin 60%.

Në Shqipëri prodhimi i drithërave nuk plotësonte nevojat. Prodhimi i grurit llogaritej në rreth 38,000 tonë, ndërsa ai i misrit në 143,000.

Pas krizës, prodhimi i kulturave industriale u rrit. Duhani zinte rreth 2.600 hektarë. Po kështu u rritën edhe drithërat frutore. Ishin mbjellë rreth 1,2 milionë rrënjë, rreth 100.000 rrënjë agrume, 41,5 milionë rrënjë vreshta, 1,6 milionë rrënjë ullinj.

Gjatë periudhës ‘36-‘38 u vu re gjallërimi i ekonomisë. Tregtia arriti në 32,7 milionë franga ari, me rritje 65 %. Eksporti u rrit me 61,5 %, ndërsa importi me 67,3 %.

Eksportet në vitin ‘38 përfaqësonin 66,3 % të nivelit të vitit 1928. Gjatë periudhës ‘36-‘38 buxheti i shtetit pati rritje.

Periudha e mbretërisë shqiptare u karakterizua nga rritja e numrit të ndërmarrjeve kapitaliste në fushën e punëve botore dhe në vitin 1939 ishin 36 ndërmarrje të industrisë së ndërtimit.

Gjatë periudhës 10-vjeçare 1929-1939 u ndërtuan 850 km rrugë kryesore, 456 km rrugë rurale, 4.062 ura të vogla me 10.250 ml dhe 76 ura të mëdha me 2.050 ml.

Rrugët automobilistike më të rëndësishme ishin Shkodër-Pukë, Ura e Matit-Peshkopi, Krujë-Burrel, Tiranë-Elbasan, Lushnjë-Mbrostar, Korçë-Burrel, Burrel-Dibër, Tiranë-Shijak-Durrës, Tiranë-Ndroq-Durrës, Tiranë-Krrabë-Elbasan, për realizimin e këtyre projekteve janë kryer nga inxhinierë të kualifikuar nga Evropa. Ai ndërtoi ura disa konkrete.

U ndërtuan disa ura prej betoni. Në vitin 1938, vlera e investimeve kapi shifrën 150 milionë lekë (lekë me çmimet e vitit 1961). Në prag të pushtimit fashist, Shqipëria kishte 300 kamionë, 20 autobusë, 200 vetura dhe kamionçina.

Gjatë vitit 1938, u transportuan 95.000 tonë mallra, barazi me 1 milion ton për kilometër. Po në këtë periudhë, qarkullimi i përgjithshëm i mallrave në tregtinë me pakicë arriti në 3.900.000.000 lekë të vjetra (me çmimet e vitit 1947).

Filloi ndërtimi i Portit të Durrësit. U kryhen punime në vepra mbajtëse, kanalet vaditëse etj., të cilat u ndërprenë nga fillimi i Luftës së Dytë Botërore 1939-1944.

Gjatë periudhës ‘39-‘43, Italia llogariti në Shqipëri fitime në vlerën 141,728,184 franga shqiptare. Me kapitullimin e Italisë sasia e bankënotave arriti në 205,000,000 franga ari shqiptar. Italianet ne shqiperi kishin investuar 843,000,000 franga ari.

Kushtet Shoqërore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Varfër dhe të largët, Shqipëria mbeti dekada prapa vendeve të tjera ballkanike në zhvillimin arsimor dhe social. Vetëm rreth 13% e popullsisë jetonte në qytete. Analfabetizmi kaplosur pothuajse tërë popullatën. Rreth 90 përqind e fshatarëve të vendit praktikonin bujqësi, duke përdorur metoda të lashta dhe mjete, të tilla si plugje druri. Pjesa më e madhe e tokës bujqësore më të pasur të vendit ishin nën këneta të infektuara me malarie. Shqipëria kishte një sistem bankar, një hekurudhë, një port modern, një ushtri efikase, dhe një shtyp modern. Shqiptarët kishin lindshmërinë më të lartë të Evropës, dhe jetëgjatësia për meshkujt ishte rreth 38 vjet.

Kryqi i Kuq Amerikan hapi shkolla dhe spitale në Durrës dhe Tiranë, dhe një punonjës i Kryqit të Kuq themeluar një kapitull shqiptare të Boy Scouts se të gjithë djemtë midis dymbëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë vjeçare janë kërkuar më pas të bashkohen me ligj. Edhe pse qindra shkolla u hapën në të gjithë vendin, në vitin 1938 vetëm 36 për qind e fëmijëve shqiptarë të moshës shkollore ishin marrë arsimim të çdo lloji.

Gjatë mbretërimit të Zogut arsimin fillor u bë e nevojshme. Megjithë mundësitë e dobëta arsimore, letërsia në Shqipëri lulëzoi mes dy luftërave botëror .Zhvillim i veçantë është arritur në letërsi, dhe shkrimtarët botuese artit më të shquar si Fan Noli, Aleksandër Drenova Silistian, Esad Mekuli, Ndre Mjeda, Haki Stermilli, Lasgush Poradeci, Faik Konica, Sterjo Spase, Ndoc Nikaj, Foqion Postoli, Migjeni dhe të tjerët. Një prift françeskan, Gjergj Fishta, poeti më i madh i Shqipërisë, e dominoi skenën letrare me poezitë e tij në këmbënguljen e shqiptarëve gjatë kërkimit të tyre për liri. Gjatë kësaj periudhe gjithashtu ishin hapur 600 shkolla nate për çrrënjosjen e analfabetizmit, por në vitin 1939, 80% e popullsisë së rritur ishin analfabetë. Në 1939 Shqipëria kishte 643 shkolla fillore dhe 18 shkolla e lartë në shkollat ​​më të rëndësishme të larta ishin: shkollën pedagogjike të Elbasanit, Liceu i Korçës, Gjimnazi i Shkodres dhe shkolla e Tregtisë në Vlorë, ata që dëshironin të vazhdonin shkollimin e mëtejshëm kanë shkuar jashtë vendit (Itali, Austria, Franca ...). Në vitin 1939 rreth 420 shqiptarë të studiuar jashtë Shqipërinë.

Gazetat e përditshme filluan botimin e një numër të madh të botimeve pedagogjike dhe shkencore, duke përfshirë gazetat: "Demokracia", "Liria Kombëtare", "Besa", "Hylli i Dritës" dhe "Leka", së bashku me disa organizata , ishin të hapura kështu që shumë organizata të tilla si "Gruaja Shqiptare "për të modernizuar shoqërinë shqiptare dhe në vitin 1938 u lëshua stacioni i parë kombëtar i Radiofonik.. Këta ishin hapat e parë e modernizimit të vendit, por Shqipëria mbeti kombi më i prapambetur i Evropës në të gjitha drejtimet dhe kjo ishte arsyeja për mos zhvillimin e vendit të mjaftueshme në të gjitha aspektet në ekonomi, kulturë, politikë dhe ushtarak. Zhvillimi ekonomik jo të mirë bëri shumë grava të ndryshme e revoltë . në 1936 që u mbajt nga punëtorët shqiptarë që punojnë në kompanitë të huaja në fushën e naftës Kuçovë, që është organizuar nga shoqëria "Puna" dhe një tjetër u mbajt në Vlorë dhe në shkurt 1936 u mbajt greva nga punëtorët dhe zejtarët në Korçë, kjo grevë u rrit në një demonstruar se ishte i njohur si "grevë urie". Kjo kohë ishte e njohur poezi të Migjenit për situatën e varfërisë dhe shoqërore të asaj kohe.