Mehdi Bardhi
Mehdi Bardhi | |
---|---|
U lind më | 14 shtator 1927 Prizren |
Vdiq më | 3 prill 1994 Prishtinë |
Mehdi Bardhi (Prizren, 14 shtator 1927 - Prishtinë, 3 prill 1994) ka qenë arsimtar, pedagog, albanolog, gjuhëtar dhe tekstolog shqiptar në Kosovë, në kohën e Jugosllavisë.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mësimet fillestare i kreu në Prizren dhe ato të mesme në Prishtinë. Pas një pune si mësues në periudhën e pasluftës, Bardhi i vijoi studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Beogradit, ku u dallua si student i zgjuar dhe i zellshëm. Nga fundi i viteve ’50 ai i vazhdoi studimet pasuniversitare poashtu në Beograd, për të mbrojtur gradën shkencore Magjistër i shkencave filologjike me një temë mbi të folmen e Hasit.[1]
Pas mbarimit të shkallës së tretë në Beograd, Bardhi kthehet me punë në Prishtinë, së pari në Shkollën e Lartë Pedagogjike, e pastaj si arsimtar në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe të Fakultetit të Filozofisë, ku punoi deri në pension. Bardhi gjeneratave të tëra të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës u ka mbajtur ligjërata në lëndët fonetikë, morfologji, sintaksë, hyrje në gjuhësi, histori e gjuhës, leksikologji dhe tekste të vjetra.
Ishte njëri ndër tre punonjësit e parë shkencorë të Institutit Albanologjik të Prishtinës[2], mbylljen e të cilit e përjetoi rëndë, si një akt barbar e të shëmtuar të pushtuesve serbë. Ka qenë disa herë Kryetar i Degës së Gjuhës Shqipe, prodekan i Fakultetit të Filozofisë, një nga drejtuesit e Seminarit të Gjuhës Shqipe për të Huajt, bashkëpunëtor shumëvjeçar i Institutit Albanologjik, veprimtar i shquar në të gjitha hallkat e rrjetit arsimor të Kosovës.[3]
Gjatë vitit akademik 1989/90 ishte lektor i gjuhës shqipe në Universitetin e Gjuhëve te Huaja të Pekinit, ku përpiloi librin e gramatikës së gjuhës shqipe për studentët kinezë.
Ka qenë anëtar i redaksive të disa revistave të “Përparimit”, të “Buletinit të SHLP të Prishtinës”, të “Buletinit të Fakultetit Filozofik” të “Gjurmimeve Albanologjike”, të “Studimeve Gjuhësore I - Dialektologji”, të “Studia humanistica”, të “Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën shqiptare”.
Profesor Bardhi është autor e bashkautor i shtatëmbëdhjetë librave e i fjalorëve, i gjashtë broshurave, i më tepër se tridhjetë artikujve e studimeve shkencore, i shtatëmbëdhjetë përkthimeve të ndryshme, mbledhës korrekt i këngëve popullore, të cilat i ka publikuar në botimet e Institutit Albanologjik, autor e bashkautor i katërmbëdhjetë recensioneve të librave, të fjalorëve e të punimeve shkencore dhe i një vargu të gjatë të ligjëratave dhe të kumtesave, të mbajtura në manifestime shkencore të niveleve të ndryshme, në seminare, tryeza, etj.
Bartës i Urdhërit të Punës me Kurorë të Artë. Ka bërë një punë të vlefshme në përpilimin e Fjalorit serbokroatisht-shqip (1974) dhe të Fjalorit shqip-serbokroatisht (1981). Ana sasiore dhe ana cilësore e punës së tij në këta fjalorë ka një peshë të posaçme. Gjatë viteve të fundit punoi intensivisht si bashkautor i Fjalorit të fjalëve të huaja, botim i Institutit Albanologjik të Prishtinës.
Bardhi është çmuar si një pedagog i palodhshëm dhe si një mësimdhënës i zellshëm i institucioneve ku ka punuar. Gjithashtu është çmuar edhe nga ana e studentëve, për arsye se në punën e tij me ta ishte korrekt, i afërt dhe kurdoherë i gatshëm për t’u dalë në ndihmë gjatë studimeve. Studimet e tij për problemet aktuale por edhe të përhershme të gjuhësisë, si dhe artikujt e ndryshëm për çështje të arsimit, kanë një vlerë të veçantë. Kontributi më i madh i tij i përket fushës së gjuhës shqipe, e veçanërisht leksikografisë dhe ortografisë.
Veprat (Në përpunim)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Fjalor Serbokroatisht-Shqip, Instituti albanologjik i Prishtinës, 1974 Arkivuar 28 maj 2007 tek Wayback Machine
- Mësojmë shqip : për klasën IV të shkollës, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, 1986[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
- Fjalor i fjalëve të huaja
- Fjalor Shqip-Serbokroatisht, Instituti albanologjik i Prishtinës, 1981
- Modernes albanisch im Selbststudium, Univ. Bibl., Auswertungsstelle für Ostsprachen, 1977, 366 faqe
- Mësojmë shqip: për klasën VI të shkollës fillore, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, 1977
- Fjalor serbokroatisht shqip: Srpskohrvatsko albanski rečnik, Rilindja, 1989
- Ditët gazmore: libër leximi : për klasën V të shkollës fillore, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, 1985
- Zgjimi i jetës: libër leximi për klasen V të shkollës fillore, Enti i teksteve dhe i mjetevë mësimore i krakinës socialiste autonome të Kosovës, 1976, 165 faqe
- Erë të mbarë "Shpend i kaltër", Rilindja, 1985
- Teksti i gjuhes shqipe per te huaj, 1974, 164 faqe
- Učimo šiptarski: priručnik za učenike V i VI razreda osnovne škole sa srpskohrvatskim nastavnim jezikom, Zavod za izdavanje udžbenika Socijalističke Republike Srbije, 1963, 144 faqe
- Teksti i gjuhës shqipe për të huaj, Univ. Bibliothek, 1977, 366 faqe
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Rexhep Ismajli: "Profesor Mehdi Bardhi" - artikull i botuar më 13 prill 1994 në revistën Koha, Prishtinë, Kosovë.
- ^ Elsie, Robert (2004). Historical dictionary of Kosova. Scarecrow Press. ISBN 0810853094.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Sh Galica: "Punonjës i dalluar i arsimit e i shkencës" - artikull i botuar më 8 prill 1994 në gazetën Bujku, Prishtinë, Kosovë.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Fjalor serbokroatisht-shqip ne Libraritë e Huaja Arkivuar 28 maj 2007 tek Wayback Machine
- Shqiptarët në Beograd[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
- Google Books
- Intervistë me Albanologun Istvan Schutz
- Gabime CS1: Mungon parametri i gjuhës
- Pages using Infobox writer with unknown parameters
- Shkrimtarë shqiptarë
- Shkrimtarë kosovarë
- Biografi shqiptarësh
- Albanologë shqiptarë
- Albanologë kosovarë
- Lindje 1927
- Vdekje 1994
- Njerëz nga Prizreni
- Shqiptarë në Jugosllavi
- Profesorë të Universitetit të Prishtinës
- Absolventët e Universitetit të Beogradit