Mehmet Rukiqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Mehmet Rukiqi (1936, Drenas) është një mësimdhënës, veprimtar, folklorist dhe studiues i njohur nga Drenasi, Drenicë.[1]

Biografia[redakto | përpunoni burim]

Dr. Mehmet Rukiqi Shkollën fillore e kreu në Tërstenik, Gjimnazin në Drenas, Shkollën Normale dhe Fakultetin Filozofik në Prishtinë. Rreth 20 vite punoi në arsim. Në vitin 1984, në Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe mbrojti tezën e magjistraturës me titull "Anekdota gojore shqiptare" kurse në vitin 1994 mbrojti tezën e doktoraturës me titull "Krijues dhe bartës të tregimeve popullore në Drenicë". [2] Në folkloristikën kosovare konsiderohet si njëri ndër nxënësit dhe studentët më të zellshëm të Anton Çettës.

Vepra[redakto | përpunoni burim]

  • "Anekdota gojore shqiptare"
  • "Krijues dhe bartës të tregimeve popullore në Drenicë"
  • "Tahir Berisha: mendimtar popullor"
  • "Azem Galica: në traditën popullore"
  • "Krijuesi dhe krijimtaria anekdotike"
  • "Anekdota popullore - I, II, III, IV, V, VI, VII, VIII, IX, X", etj.[3]

Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]

Shih edhe[redakto | përpunoni burim]

Referenca[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ G.K.Mehmet Rukiqi - studiuesi i mençurisë së popullit, 31.12.2014, telegrafi.com, 10.3.2019.
  2. ^ Mehmet Rukiqi: Anekdota popullore IV, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2010, fq. 227 - 228.
  3. ^ M.H.Anekdota popullore x-margaritarë të thesarit tonë folklorik, 1.12.2016, botasot.info, 10.3.2019.