Kërceni tek përmbajtja

Merova

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Merova
Fshat
Map

Merova është fshat kodrinoro malor. Shtrihet në një lartësi prej 800 metrash mbi nivelin e detit. Gjendet në vendin ku edhe buron Përroi i Merovës. Fshatarët dikur kanë siguruar ujin e pijes prej disa burimeve të fshatit - Çeshma Epër, Çeshma Poshtër dhe nga tre puse të fshatit. Në rajonin e fshatit gjenden burimet dhe çezmet - Vodica, Popovica, Rakovec, Çeshma Demirit, Çeshma Qepave, Livadhet e Metës, Proj Argaçit dhe Livadhi Barugit. Fshati i takon komunës së Zhelinës. Me rrugën kryesore Tetovë - Shkup lidhet nëpërmjet rrugës lokale të asfaltuar në vitin 1996.. Emërtime të tjera të rajonit të tij janë edhe Sua Gora, Jabllanica, Gradishte (Kalaja) , Ballvan, Rakovec, Vodica, Çuka, Polanka, Baçilishte, Gorno Merovo, Bllagun, Ramno Bërdo, Rasadishte, Osoj, Ivanje, Gërbavec, Çuka Pavles, Kashlla, Çuka Koses, Gjuri Gunga, Ilin Grob, Kërstec, Shator.

Merova përbëhet nga mëhallat  Xhafe, Like, Marshej dhe Kalie. Dikur në fshat kanë jetuar 7 familje me 66 shtëpi. 
Familjet e vjetra të fshatit janë Çorboi dhe Lajçasit, të cilët sipas Trifunovskit janë shpërngulur në fshatra të Pollogut, veçanërisht në Çellopek të Tetovës. 
Në lidhje me etimologjinë e emrit të fshatit Merovë mund të themi se kemi të bëjmë me një fjalë nga gjuha turke - arabe mer’a – kullotë (Çabej E. Studime rreth etimologjisë së gjuhës shqipe, në Studime filologjike , nr. 3/1964 f. 27-28) dhe prapashtesës posesive sllave –ovo.  
Emrin e fshatit e hasim në dokumentet turke të shek. XVI të shkruar në formën Merovo, në vitin 1544  dhe 1568 ka pasur 21, përkatësisht  19 familje të krishtera. Ndër emrat që hasim në këtë defter është edhe emri Gjurash, djali i Dimitrit ( TDIMN, shek. XVI f. 238), ku në këtë emër kemi bazën e fjalës shqipe gjur- gur dhe mbaresën - ash,- ësh të rasës rrjedhore, siç e kemi te emri malesh- Maleshevë, Malishevo etj. 
Llagape të tjera të Merovës gjetëm  Xhafet , Like, Marshej, Boçan, Kalie, Doçe, Karaxhe. 

Në vazhdim paraqesim një pasqyrë të regjistrimit të popullsisë së fshatit prej vitit 1948- 2002.

Fshati, komuna, viti Gjithsej Maqe donas Shqip tar Turq Romë Serbë Bosh nja kë Të tjerë Merova (-) 1948 495 - - - - - - - Merova (Grupçin) 1953 528 - 528 - - - - - Merova (Saraqinë) 1961 578 1 575 1 - - - 1 Merova (Tetovë) 1971 718 1 716 - - - - 1 Merova (Tetovë) 1981 800 2 796 - - - - 2 Merova 7) (Tetovë) 1991 - - - - - - - - Merova (Tetovë) 1994 918 - 918 - - - - - Merova (Zhelinë) 2002 901 1 882 - - - - 18

Merova është njohur prej kohësh si fshat që është marrë me blegtori. Deri në vitin 1947 gati çdo shtëpi ka ruajtur prej 50, 100 e më shumë krerë dhish. Bagëtinë e kanë ruajtur në stinë të ndryshme, në kullota të përshtatshme. Merova gjithashtu është e pasur edhe me dru që përdoren për ngrohje gjatë stinës së dimrit. Drithin e kanë bluar në mullinjtë e fshatrave Novo Sellë dhe Paniçar. Sipas disa të dhënave të fshatarëve toka e fshatit punohet vetëm 25%, tjetra është lënë djerinë dhe shfrytëzohet vetëm për kullota për kafshët. Nuk ka ambulancë, ka shkollën fillore si shkollë periferike të shkollës fillore qendrore të Grupçinit.

20. Jabllanica

Është vendbanim i vogël si mëhallë e fshatit Merovë. Shtrihet në një lartësi mbidetare prej 1000 metrash. Fshatrat më të afërt prej afro 4 km. janë Merova dhe Llërca. Rrethina ku shtrihet ky fshat është e veshur me kullota dhe me pyje me drunj gjethrënës. Dikur fshatarët ujë të pijes kanë siguruar nga burimet  dhe çeshmet - Lenishte, Rakida, Çeshma Madhe. Aty afër fshatit gjendet vendi i quajtur Gradishte ose Kalaja (1091 m). Aty ka pasur gjurmë rrënojash deri shumë vonë, gjë që ka pasur rëndësi strategjike për sigurimin e kalimit për në Malin e Thatë (Suva Gorë) dhe Poreç. Këtë rrugë fshatarët e kanë quajtur Udha Gradishtes. 
Mendohet se këtë fshat e kanë themeluar merovasit në fillim të shekullit XX, që e kanë përdorur për stane. Familjet e fshatit i takojnë Kalies. Deri në vitin 1947 familjet e këtij fshati kanë ruajtur deri në 150 krerë dhi. Nuk përfshihet në asnjë regjistrim prej vitit 1948-2002. 
	Për etimologjinë e emrit Jabllanicë/a mund të themi se  rrjedh nga fjala e gj. 

sllave jabllan, plep, lat.Populus pyramidalis dhe prapashtesës sllave –ica.