Strimnica
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Strimnicë | |
---|---|
Fshat |
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fshati Strimnicë shtrihet në verilindje te krahines Pollogut, 7 km në juglindje te Tetovës, rreze i Malt të Thatë dhe zë një pjesë te fushës në te dy anët e lumit Vardar. Ky vend është shume i përshtatshëm për vendbanim, për shkak te kushteve te volitshme për ruajtjen e gjese dhe për zhvillimin e bujqësisë. Fshati është i vendosur rreze malit, në një gryke te rrjedhës se një përroji, i rrethuar me kodra te buta malesh, kurse në rrafsh shtrihet fusha e Pollogut, neper te cilën kalon lumi Vardar, që ka plotësuar nevojat e ndryshme te popullatës me ujë, qofte për ujitjen e sipërfaqeve te mbjella me kultura bujqësore, qofte për nevojat e tjera në fushe te bujqësisë apo te blegtorisë. Fshati ka qene i vendosur kryesisht në pjesën kodrinore te rrezes se malit, por gjate pese dekadave te fundit, duke filluar që nga viti 1955, është zgjeruar nga veriperëndimi në pjesën rrafshinore te sinorit te vet dhe tani zë një pjesë te fushës përgjatë udhës që e lidh me Tetovën, si qendër kryesore dhe shume e rëndësishme e Pollogut. Fshatrat e Pollogut Janë te vendosura si varg rrezes se | Sharrit në njërën ane dhe rrezes se Malit te Thate dhe | Grykës se Dervenit në anën tjetër, kurse një pjesë e vogël është vendosur në fushën e Pollogut. Fshatrat e Sharrit dhe te Malit te Thate janë me te moçme, kurse te fushës janë te reja dhe te krijuara kryesisht neper çifligjet e pashallarëve dhe te bejlerëve turq.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fshati Strimnice për nga madhësia hyn në grupin e fshatrave mesatare te Pollogut dhe te fshatrave te vendosura në malin Sharr dhe në Malin e Thate, te cilat gravitojnë në Pollog, me tendence te rritjes se pandërprere. Lakorja e fshatit shënon dinamike pozitive dhe përshkon te dhëna përafërsisht te sakta se në vitin 1900 ka pasur afër 40 shtëpi 1), në vitin 1921 - 45 shtëpi, në vitin 1947 - 105 shtëpi, në vitin 1974 ka pasur 200 familje me 1516 banore 2), në vitin 1994, në regjistrim e parakohshëm, ka pasur 351 shtëpi - banesa me 2451 banore. Sipas shënimeve te paraqitura shihet qarte se ky fshat ka tendenca te zhvillimit dhe te rritjes se vazhdueshme.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ngritja e vendbanimeve rreze maleve dhe gjurmët e tjera te botes se bardhe në bregun e djathte te Vardarit afër fshatit Zhelinë, vendet që kane pamje te tarracave te liqenit siç është LomaBallekit në Zheline, tarracat te çengelat në | Leshnice te Poshtme, LomaLimjonit në perëndim te Strimnices nga Mali i Thatë dhe tarraca te ngjashme rreze Sharrit në Balltepe te Tetovës, madje ndërmjet Tetovës dhe Leshkës, flasin për një faze te hershme te ekzistimit te një liqeni në pellgun e Pollogut. Thuhet se | Grykën e Pollogut e kane hapur romaket, afër fshatit Radushë, në rrjedhën e tashme te Vardarit. Me kalimin e kohës është shterur uji i liqenit, kurse nga rrjedhat e lumenjve të Sharrit dhe përrenjtë e Malit te Thate janë shtresuar lymishte, që fushën e Pollogut e kanë bërë shum pjellore.
Vendbanimet me te vjetra hasen rrëzë malesh. Në anën e Malit te Thatë janë gjetur mbeturina vendbanimesh, në bregun e djathtë të Vardarit, afër Zhelinës, në vendin që sot quhet Bellopoje, dhe në mes te fshatit, në vendin e quajtur Gradina, mandej në fsh. Rogle te Dervendit, që janë te periudhës se neolitit, 6.000 - 4.000 vjet para e.s. Po ashtu e periudhës se mëvonshme historike do te jete një vendbanim i vjetër në arat e strimnicasve, përgjatë udhës për në f. Bervenicë, prej te vendi i quajtur Hajmalia, nga Vajdhi e deri në Sidoll, qendra e te cilit do te ketë qene te Ledina e Vajdhit, ku kryqëzohen kater udhe. Gjate lërimit te arave në këto vise shpeshherë janë gjetur tjegulla qeramike, ene prej bote, qypa dhe mbeturina te tjera te lendes se ndërtimit, por nuk janë bere studime arkeologjike, prandaj edhe nuk ekzistojnë shënime për ketë lokalitet.
Emri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Para emrit "Strimnicë" ky fshat njihej me emrin "Lulishtja".
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Selia: Zhelina dhe vendbanimet: Cerova | Çifliku | Dobërca | Grupçini | Kapazhdolli | Llërca | Leshnica e Epërme | Leshnica e Poshtme | Lukovica | Merova | Novosella | Pallatica | Rogli | Sallareva | Strimnica | Treboshi | Uzurmishti
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Maqedonisë së Veriut është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |