Mihail Gjika

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Mihail D. Gjika i njohur edhe si Mihalaq Gjika (1794 - 1850 ) ishte një amator i letërsisë dhe pikturës, arkeolog, koleksionist i objekteve të artit dhe antikave, i nominuar, që nga viti 1842 anëtar i Shoqatës së Historisë dhe Arkeologjisë në Odessa dhe themelues i Muzeut Kombëtar të Historisë Rumune në Bukuresht. Përndryshe njihet si babai i Elena Gjikës. [1] [2]

Dora d'Istria, duke folur për babanë e saj, Mihail Gjika, mes tjerash shkroi se ai kishte mbledhur në shtëpi, në muzeun e tij, të gjitha antikitetet që mund të shmangeshin ose të humbnin nga pakujdesia e fshatarëve. Elias Regnault, në Principatat e Danubit, flet për shpatën e Carol XII, të gjetur në Târgoviște e që ruhej në këtë muze, me mbishkrimin "Carolus XII Suecorum Rex". Në koleksionet e lashta të tij kishte edhe dy mbishkrime në pllaka hekuri, të gjetura në qarkun Romanați, gjatë perandorëve Hadrian dhe Marcu Aureliu, i pari që daton nga dekadat e para të shekullit II të epokës së re, për dhënien e të drejtës martesore ( konubium ) disa ushtarëve nga grupet ilire. [3]

E bija e tij, Elena Gjika, e njohur me pseudonimin Dora d'Istria [1], njëra ndër shkrimtaret e para ashtu si edhe e para femër që kishte arritur që të ngjitet në majën Mönch (4105 m) në Alpet zvicerane më 11 qershor të vitit 1855 ndërsa në majë të Mont Blankut, me 1 qershor të vitit 1860.

Shkrimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Mihail Ghica, Relațiǎ cătră obscésca Adunare, București, [ed.] Z. Carcalechi, 1836. Citată la p. 36 în: Dimitrie Iarcu, Bibliografia chronologica Română sau Catalogu generalu de cărțile române, imprimate de la adoptarea imprimeririi [sic] , dziumetate secolu... Edițiunea a doua, Bucuresci, Imprimeria Statului, 1873

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Elena Ghica - Dora d'Istria
  2. ^ Muzeul Național de Istorie a României
  3. ^ "București, materiale de istorie și muzeografie, vol. 5, 1967" (PDF). Arkivuar nga origjinali origjinali (PDF) më 11 shkurt 2017. Marrë më 28 mars 2020. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Bibliografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Enciclopedia română, de Dr. C. Diaconovich, tomul II, Sibiu, 1900, Editura și tiparul lui W. Krafft. În articolul Mihail D. Ghica (p. 550) se menționează: „fratele lui Alexandru D. Ghica, mare vornic dinlăuntru (1834 -1842) și președinte al sfatului domnesc”.
  • Nicolae Vătămanu: Odinioară în București, Editura Eminescu, București, 1975, pag. 122-129. Cartea a fost reeditată în anul 2007 la Editura Domino, ISBN 978-973-1838-03-8 și în anul 2014 la Editura Vremea, ISBN 973-645-634-3.