Milaim Berisha
Milaim Berisha | |
---|---|
U lind më | 30 maj 1945 Gurarbёr (Grabovc) Kosovë |
Vdiq më | 6 qershor 2015 (70 vjeç) Prishtinë |
Kombësia | Shqiptar |
Gjinitë letrare | Poezi |
Milaim (Shemsi) Berisha, ёshtё i lindur, mё 30 maj 1945 nё Grabofc tё Poshtёm, (tani Gurarbёr), Komuna e Fushё - Kosovёs, është shkrimtar shqiptar.[1]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shkollёn fillore e kreu nё vendlindje, kurse Shkollёn e Mesme Ekonomike dhe Fakultetin Filozofik nё Universitetin e Prishtinёs. Nё Prishtinё, gjithashtu i mbaroi edhe Studimet postdiplomike dhe magjistroi nё shkencat filologjike tek Akademik prof. dr. Rexhep Qosja. Nё vitin 1970 ishte nё Kёshillin Pёrgatitor pёr themelimin e Universitetit tё Prishtinёs. Fillimisht, disa vite punoi si gazetar, ndёrsa mё pastaj i kreu detyrat e kryeredaktorit nё gazetёn ,,Elektrokosova”, kurse mё vonё ishte redaktor i gazetёs ,,Kosova” tё Elektroekonomisё sё Kosovёs. Së fundi ishte redaktor i Shtojcёs pёr kulturё nё gazetёn ,,Kosova”.
Bashkёpunoi me revistat letrare tё Kosovёs dhe të qendrave të tjera kulturore nё rajon. Ёshtё i pёrfaqёsuar nё Leksikonin e Shkrimtarёve tё Kosovёs dhe nё Leksikonin e Shkrimtarёve pёr fёmijё tё Shqipёrisё, si dhe në Antologjinë: ,,5 shekuj poezi, 100 poetë ”, GLOBUS R., Tiranë 2004.
Mirёnjohje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shkrimtari Milaim BERISHA, nga KUVENDI KOMUNAL I FUSHË KOSOVËS, për librin me krijime të zgjedhura: ,,PRANVERA NË PRISHTINË”, u shpërblye me MIRËNJOHJE TË VEÇANTË – KRIJUES PËR VITIN 2007.
Ishte anёtar i Kryesisё sё Lidhjes sё Shkrimtarёve tё Kosovёs dhe kandidat i Pen-Qendrës të Shtetit të Kosovës.
Krijimtaria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Epshet e Gjakut, Rilindja, 1968;
- Pranë Burimit, Prishtinë, 1987;
- Bukureza Prishtinë, 1990;
- Biografia e Popullit tim, Prishtinë, 1995;
- Testament për Kosovën, Shtëpia Botuese, ,,FAIK KONICA”, Prishtinë, 2000;
- Pranvera në Prishtinë, ,,ERA”, Prishtinë, 2006;
- Testament për Shqipërinë, (përzgjedhje nga Akademik Rexhep Qosja) Shtëpa Botuese, ,,FAIK KONICA”, Prishtinë, 2008.
- Testament për Shqipërinë, Toena, Poezi të zgjedhura nga Xheladin Mjeku 2010;