Milo Duçi
Milo Duçi (1870–1933) ishte sipërmarrës dhe dramaturg shqiptarë i lindur në Korçë (atëherë pjesë e Vilajetit të Manastirit, Perandoria Osmane), ai jetoi shumicën e jetës së tij në Egjipt.[1] Së bashku me dajën e tij Loni Logori, ai pati sukses si sipërmarrës dhe ishte aktivistë i komunitetit shqiptar në Egjipt.
Duçi u vendos në Egjipt në moshën 23 vjeçare[2] Ai ishte një nga themeluesit e "Vëllazëria", një shoqatë e themeluar në vitin 1910 në Kajro.
Duçi poashtu filloi dhe drejtoi shumë shtype të diasporës shqiptare në Egjipt. Një nga revistat janë Toska, Besa-Besë së bashku me Thoma Avramin, Besa e shtypur nga El-Tevfik në Kajro,[3] dhe gazeta Shqipëria nga viti 1906 deri më 1907, një gazetë ditore e Kajros,[3] dhe gazeta ditore Bisedimet gjatë viteve 1925–26, që do të ishte gazeta e fundit në gjuhën shqipe në Egjipt.[2][4] Në vitin 1922, ai themeloi kompaninë e botimit Shtëpia botonjëse shqiptare/Société Albanaise d'édition.[5] Ai poashtu ishte dramaturg; disa nga komeditë e tij ishin E Thëna, Gjaku, I biri i Begut. Ai gjithashtu shkoi poezi në shtypin lokal në Egjipt.[6]
Përveç aktiviteteve të tij patriotike, Duçi ishte sipërmarrës i suksesshëm. Familja e tij shafqë një rol të rëndësishme në zhvillimin ekonomik të rajonit të Deltës e drejtuar nga zyra e Lord Cromer. Në vitin 1901, ai filloi teë punoj me Loni Logori në projekte që lidhnin në mënyrë eksplicite interesat komerciale të administratës britanike dhe pronarëve të tokave lokale.[7] Përveç britanikëve, ai haptazi kërkoi ndihmën e Austro-Hungareze, pavarësisht nga mosbesimi që shumë shqiptarë etnikë ortodoksë kishin për gjeopolitikën austriake. Dështimi fillestar i Toskës nuk i kundërshtoi autoritetet austriake për ta mbështetur; në vitin 1902 ata i dërguan 120 krona për abonim, duke urdhëruar që gazeta të transportohej në Vjenë nga ku do të shpërndahej në Shqipërinë Osmane.[3]
Përmes dajës së tij, Duçi gjithashtu ka pasur kontakt me emigrantët shqiptarë në Bukuresht, Itali, Stamboll, dhe Bruksel.[7] Konsulti francezë në Shkodër reportuan se Duçi ka bashkëpunuar me një prift katoik i quajtur Gaspar Jakova Merturi i cili siguronte funte prej një paditësi për fronin shqiptar, Princi Albert Ghica i Rumanisë. Ai gjithashtu ka bashkëpunuar me gazetarin arbëresh Anselmo Lorekio, botuesi e La Nazione Albanese.[3]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Robert Elsie, Historical Dictionary of Albania, Historical Dictionaries of Europe, vëll. 75 (bot. 2), The Scarecrow Press, Inc., fq. 125–126, ISBN 978-0-8108-6188-6
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Uran Asllani (2006-06-05), Shqiptarët e egjiptit dhe veprimtaria atdhetare e tyre, Gazeta Metropol, arkivuar nga origjinali më 15 tetor 2018, marrë më 14 dhjetor 2018,
Po në atë vit, Thoma Avrami dhe Milo Duçi, botuan gazetën e dytë shqiptare, me titull «Besa- besë».
Atdhetari tjetër Milo Duçi, rilindas i kolonisë së Egjiptit, shkrimtar, publicist, linguist, kishte lindur me 1870 dhe shumë i ri, 23 vjeçar u vendos në Egjipt...
Më vonë në vitet 1925-1926, ai botoi të përjavëshmen « Bisedimet ».{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d Isa Blumi (2012), Foundations of Modernity: Human Agency and the Imperial State, Routledge studies in modern history, New York: Routledge, fq. 131–132, ISBN 9780415884648, OCLC 607983304
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Skendi, Stavro (1967). The Albanian national awakening. Princeton: Princeton University Press. fq. 152–153. ISBN 9781400847761.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Isa Blumi (2011), Reinstating the Ottomans: Alternative Balkan Modernities, 1800-1912, New York: Palgrave Macmillan, ISBN 9780230110182, OCLC 669751242
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Kush ishte Milo Duçi?, Gazeta Dita, 2015-05-26, arkivuar nga origjinali më 8 shtator 2018, marrë më 14 dhjetor 2018
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Isa Blumi (2013), Ottoman Refugees, 1878-1939: Migration in a Post-Imperial World, London: Bloomsbury Academic, fq. 84, ISBN 9781472515360, OCLC 830369887
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)