Ministria e Drejtësisë e Kosovës
Appearance
(Përcjellë nga Ministria e Drejtësisë e Kosoves)
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Shkurtesa | MD |
---|---|
Lloji | ministri qeveritare |
Selia | Ndërtesa e Qeverisë |
Rajoni i shërbimit | Republika e Kosovës |
Gjuha zyrtare | shqip, serbisht |
Ministër | Albulena Haxhiu |
Organizata amë | Qeveria e Kosovës |
Faqja në internet | https://md.rks-gov.net/ |
Ministria e Drejtësisë është sektor i qeverisë. Roli dhe misioni i Ministrisë mbështetet në dispozitat ligjore, përkatësisht në Nenin 18 (1) (Shtojca 1) të Rregullores së Qeverisë nr. 02/2011 [1] për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, si dhe dispozitave tjera në fuqi nga të cilat rrjedhin këto funksione dhe përgjegjësi, si në vijim:
- Zhvillon politikën brenda fushës së saj të përgjegjësisë, mundëson përgatitjen dhe zbatimin e legjislacionit në fushën e drejtësisë;
- Menaxhon çështjet administrative, financiare dhe buxhetore të Ministrisë;
- Ushtron mbikëqyrje ekzekutive mbi tërë shërbimin korrektues dhe shërbimin sprovues, në pajtim me dispozitat në fuqi;
- Zhvillon dhe zbaton politika për të siguruar qasje të drejtë dhe efektive në sistemin e drejtësisë për të gjithë pjesëtarët e komuniteteve në pajtim * ligjin në fuqi;
- Ushtron përgjegjësitë në kërkimin, marrjen, sigurimin dhe verifikimin e informacioneve lidhur me vendndodhjen dhe fatin e personave të zhdukur dhe kthimin e eshtrave të personave të zhdukur, shfrytëzimin e ndihmës dhe të ekspertizës së personelit përkatës, si dhe të specialistëve të tjerë, në pajtim me dispozitat në fuqi
- Ushtron përgjegjësitë për çështjet që kanë të bëjnë me mjekësinë ligjore dhe hulumtimin e krimeve të luftës në pajtim me dispozitat në fuqi;
- Ofron ndihmë juridike ndërkombëtare;
- Përfaqëson autoritetet publike në procedurat gjyqësore dhe të arbitrazhit;
- Ofron mbështetje me ekspertë në përgatitjen e marrëveshjeve të Qeverisë në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar, në mënyrë që ato të jenë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës;
- Mbikëqyr sistemin e noterisë, ndërmjetësimit dhe provimin e jurisprudencës;
- Ruan dhe administron pasurinë e sekuestruar ose të konfiskuar në bashkëpunim me prokurorinë, gjykatën, apo organet tjera kompetente, në pajtim me ligjin në fuqi;
- Kryen edhe detyra të tjera, që i caktohen Ministrisë me legjislacionin përkatës në fuqi.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |