Jump to content

Mishi i zier me barishte

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
  • Mishi i viçit ose i lopës pritet në copa dhe vendoset në tenxhere me ujë të vluar që të mos humbasë shumë vlera ushqimore, mbulohet me kapak dhe zihet derisa të zbutet. Gjatë zierjes herë pas here i hiqet shkuma, që lëngu të mos dalë i turbullt. Pastaj shtohen qepë, karrota, rrënjë selino të prera në kubikë, lakër e freskët e prerë në copa katrore, fletë dafine, piper, kripë, mbulohet me kapak dhe zihet në zjarr të javashëm. 10-15 minuta para përfundimit të zierjes hidhen patate të prera në kubikë. Kjo gjellë mund të rregullohet edhe me salcë të bardhë e hudhra. Për këtë në lëngun me gjalpë kaurdiset pak miell dhe shuhet me lëngun e gjellës. Salca e bardhë hidhet në gjellë, vendoset në zjarr, rregullohet me hudhra të shtypura, i jepet një valë dhe hiqet nga zjarri. Në fund spërkatet me jeshillëqe.
Për 4-5 persona duhen:
mish 500 g, patate 5-6 kokrra mesatare, lakër e bardhë 250 g, karota 2-3 copë, selino 1 rrënjë, qepë 2 kokrra, gjalpë 2 lugë gjelle, miell 1 lugë gjelle, hudhra 2-3 thelpinj, piper, kripë, gjethe dafine dhe majdanoz të grirë.