Shko te përmbajtja

Muhamet Hamiti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Muhamet Hamiti
Prof. dr. Muhamet Hamiti
Born12 shkurt 1964 (61 vjeç)
GenreStudime, kritikë
Notable worksProza moderne

Muhamet Hamiti (Dumnicë, 12 shkurt 1964) është, profesor letërsie, shkrimtar dhe diplomat shqiptar nga Kosova.

Muhamet Hamiti u lind në Dumnicë të Poshtme, të Podujevës, në Kosovë, më 12 shkurt 1964. Ka kryer studimet për gjuhë dhe letërsi angleze në Universitetin e Prishtinës (UP). Studimet pasuniversitare për letërsi të përgjithshme, me fokus në letërsinë angleze, i ka mbaruar në Universitetin e Zagrebit, në Kroaci. Ka doktoruar në Universitetin e Prishtinës me tezë për prozën e Xhozef Konradit (Joseph Conrad) dhe të Xhejms Xhojsit (James Joyce), me përqendrim në analizën narratologjike dhe hermeneutike të veprës së këtyre shkrimtarëve modernë. Muhamet Hamiti është profesor i rregullt i letërsisë angleze dhe amerikane, si dhe i teorive letrare, në Fakultetin e Filologjisë të UP-së. Ka ligjëruar në Programin e Doktoratës për Letërsi në këtë universitet.

Nga viti 1991 deri në vitin 1999 ka punuar në Qendrën për Informim të Kosovës (QIK), si kryeredaktor i shërbimit në gjuhën angleze. Ai ka redaktuar dhe përkthyer në anglishte një sërë botimesh që QIK-u i ka bërë gjatë viteve të luftës së shqiptarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi.

Është anëtar i redaksisë së revistës Filologji të Fakultetit të Filologjisë. Më herët anëtar i redaksisë së revistës Seminari të këtij Fakulteti. Nga fillimi i vitit 2024, anëtar i redaksisë së fushës së letërsisë për projektin afatgjatë Enciklopedia Shqiptare, ndërmarrje e përbashkët e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Muhamet Hamiti ka qenë zëdhënës dhe këshilltar politik i Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovës, dhe ambasador i parë Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar[1]Republikën e Irlandës[2] dhe në Zelandë të Re[3].

  1. https://www.bbc.co.uk/albanian/regionalnews/2008/08/printable/080828_diplomacia_kosovare.shtml,
  2. https://telegrafi.com/en/hamiti-ambasador-jorezident-edhe-ne-irlande/
  3. https://ekonomia.info/sq/politike/ambasador-hamiti-dorezoi-letrat-kredenciale-ne-zelande-te-re