Shko te përmbajtja

Muhamet Mavraj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Muhamet Mavraj (1971, Saradran. Burim) është gazetar kosovarë. [1]

Muhamet Mavraj lindi në Saradran të Komunës së Burimit, ku kreu arsimin fillor. Shkollën e mesme e kreu në Burim, ndërsa në Universitetin e Prishtinës studioi shkencat politike dhe shkencat e komunikimit. Kreu studimet pasuniversitare për marrëdhënie ndërkombëtare dhe për gazetari dhe vijoi studimet e doktoraturës po në këto fusha në Tiranë dhe në Prishtinë. Ishte organizator demonstratash në Istog, ndihmoi aksionin e pajtimit të gjaqeve dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ishte njëri nga prijësit e "Lëvizjes studentore" (1997-1998), ndërkohë ishte kryeredaktor i gazetës së studentëve "Bota e re". Në vitin 1998 arriti pajtim me "Zërin e Kosovës, që botohej në emigracion, për botimin e shkrimeve të njëjta për luftën. Është bashkëthemelues i Partisë Demokratike të Kosovës (1999), ndërsa më pas u tërhoq në fushën e gazetarisë dhe të veprimtarisë studimore. Më 1999 themeloi gazetën e përditshme "Epoka e re” dhe vazhdon të jetë botues i saj. Merret me poezi dhe me studime nga fusha të ndryshme. Ligjëron për gazetari dhe shkenca politike në institucionet e arsimit të lartë.[2] [3] 1067

  • "Buzëqeshje në ëndërr", (përmbledhje me poezi) 1994
  1. Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 2. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 1067. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
  2. "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 20 nëntor 2023. Marrë më 20 nëntor 2023. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 20 nëntor 2023. Marrë më 20 nëntor 2023. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)