Jump to content

Muhammed Ejubi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Muhammed Ejubi
U lind në1952 ose 1953
Vdiq
KombësiaArabë
ProfesioniImam, dijetar, lexues i Kuranit

Muhammed Ejub ibn Muhammed Jusuf ibn Sulejman `Umar (Arabisht: محمد أيوب بن محمد يوسف بن سليمان عمر) ishte imam, kurra dhe dijetar i njohur për leximin e tij i Kur'anit. Ai ishte imam në el-Mesxhid en-Nebevi.

Muhammed Ejubi lindi më 1372 hixhri (1952/1953) në Mekë.[1]

Babai i tij ishte i varfër i cili bashkë me familjen e tij migruan nga Birmania në Mekë për t'u largua nga shtypësit që ishin kundër muslimanëve të Birmanisë. Ai kishte një fëmijëri shumë të ashpër me vëllain e tij më të madh që punonte për familjen, kur babai i tij ishte burgosur në Birmani.[2]

Ai e memorizoi Kur'anin më 1385 hixhri (1965/1966). Pas përfundimit të arsimit fillor më 1386 hixhri (1966/1967), ai shkoi në Medinë, ku ai përfundoi arsimin e tij të ndërmjetëm dhe të mesëm në një shkollë islame, u diplomua më 1392 hixhri (1972).

Në vitin 1440 hixhri (1990), ai u emërua si imam i el-Mesxhid en-Nebevi. ai e mbajti këtë postë deri më 1997.[3] Pas vitit 1417 hixhri, ai ishte imam i xhamisë Kuba dhe xhamive tjerë. Në vitin 2015, ai u kthye si imam në xhaminë e Profetit ku printe në namazin e teravive.[2]

Muhammed Ejubi vdiq në mëngjes në muajin Rexheb 1437 (16 prill 2016) dhe u varros në varrezat el-Baqi' në Medine.[4]

Xhamitë ku ai i ka falur namazin

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Xhamia e Profetit, Medina
  • Xhamia e Kubës, Medina
  • Xhamia Ahmad ibn Hanbal, Medina
  • Xhamia Hasan ash-Sha`ir, Medina
  • Xhamia Abdullah al-Husseini, Medina
  • Xhamia al-`Inabiyah, Medina
  • Xhamia Bir al-Walidayn, Mecca
  • Xhamia ash-Shu`aybi, Jeddah
  • Xhamia Abna' Hafiz, Jeddah
  • Xhamia `A'ishah, Jeddah
  • Xhamia al-Lami, Jeddah
  • Xhamia al-Ihsan, Rijad
  • Xhamia as-Sabah, Al-`Aridiyah: Ramazan 1428, 1429, and 1430 hixhri
  • Xhamia e Madhe, Kuwait City: Ramazan 1429 hixhri

Emiratet e Bashkuara Arabe

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Xhamia Sheikh Zayed, Ajman: Ramazan 1429, 1430, and 1431 hixhri
  • Xhamia e Profetit, Medina - U kthye edhe një herë më 1436 hixhri
  1. ^ Harun Abu Ayyub (8 prill 2010). "نبذة عن فضيلة الشيخ". mdayyoub.com. Arkivuar nga origjinali më 5 korrik 2012. Marrë më 16 gusht 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b "A Tribute to Shaykh Muhammad Ayyub – the great Qari of our generation". abuisaam.com. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 29 mars 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "من الحرم النبوي (Recordings from Al-Masjid an-Nabawi)". Arkivuar nga origjinali më 6 dhjetor 2017. Marrë më 29 mars 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ The death of the Imam of the Prophet's Mosque, Sheikh Mohammad Ayoub