Muharrem Qena

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Muharrem Qena

MqenaCD copy.jpg

Emri: Muharrem
Mbiemri: Qena
Lindi më: qershor 1930
Vendlindja: Mitrovicë
Vdiq më: 24 shtator 2006
Vdiq në: Prishtinë
Profesioni: aktor

Muharrem Qena, lindi në qershor të vitit 1930ne Mitrovicë dhe vdiq më 24 shtator të vitit 2006ne Prishtinë, ishte shkrimtar, këngëtar, aktor dhe regjisor shqiptar.

Muharrem Qena është njëri prej themeluesve të skenës teatrore dhe të këngës argëtuese shqiptare. Ai punoi si regjisor, producent, këngëtar, dhe skenarist. Muharremi lindi në Mitrovicë më 1930 në një familje që kontribuoj shumë për artin kosovar. Gjimnazin e kreu në Prishtinë, kurse shkollën e filmit në Beograd. Ai shkriu talentin e tij prej regjisori, aktori, shkrimtari dhe këngëtari. Ishte regjisor i më se 200 shfaqjeve teatrale.

Shpërblimet e shumta lokale e ndërkombëtare e radhisin në krijuesin më të mirënjohur kosovar. Me ”Ervehenë” e autorit Ahmet Qirezi(1932), e cila mori 5 shpërblime kryesore në Festivalin e Steries - Novi Sad (1967), ngriti skenën teatrore të Kosovës në piedestal. Regjisor i shumë dramave, e filmave dokumentarë e televizivë. Muharremi ishte nismëtar i punës së teatrove në Prizren, Gjakovë, dhe Gjilan. Ai krijoi dhe këndoi një sërë këngësh argëtuese në frymën bashkëkohore, të cilat frymëzuan dhe u falën kënaqësi shumë brezave. Ka tri vajza, një djalë dhe pesë nipa.

Muharrem Qena vdiq më 25 shtator 2006 në Prishtinë duke lënë pas tij një veprimtari të gjerë prej shkrimtari, regjisori e këngëtari dhe mëse 200 shfaqje teatrale.[1]

Filmografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Regjisor[redakto | redakto tekstin burimor]

  • ”Bashkëshortët”
  • ”Zonja me Kamelie”
  • Erveheja
  • ”Njerëzit me shpresa te thyera”
  • ”Anmiku i popullit”
  • ”Ambrozio shfaros kohën” etj.

Aktor[redakto | redakto tekstin burimor]

Skenarist drame[redakto | redakto tekstin burimor]

  • “Bashkëshortë e mire=
  • Kaçurrelja
  • ”Shokut”
  • ”Lamtumirë”
  • ”Mine”
  • ”tetori”

Shiko edhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Burim i të thënave[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Programi i Mëngjezit 7:31 25 shtator 2006 RTKlive