My Hero Academia
My Hero Academia (Japonisht: 僕のヒーローアカデミア Hepburn: Boku no Hīrō Akademia; fjalë për fjalë: Akademia Ime e Heronjve) është një manga japoneze e shkruar dhe ilustruar nga Kōhei Horikoshi. Ajo u serializua në Weekly Shōnen Jump, revistën javore nga Shueisha, prej korrikut 2014 deri në gusht 2024, me kapitujt e mbledhur në 41 vëllime vetanake që prej gushtit 2024. Ajo vendoset në një botë ku superfuqitë (anglisht: Quirk; "dhunti") janë zakon i botës, rrëfimi përcjell djalin Izuku Midoriya që lindi pa superfuqi por prapëseprapë ëndërron për të qenë superhero. Ai zbulohet nga superheroi më i fuqishëm në botë, All Might, që ia dhuron dhuntinë e tij Izukut pasi ia kuptoi potencialin, dhe e ndihmon që të hyjë në një gjimnaz prestigjoz për trajnimin e superheronjve.
Manga shpërtheu në një ekskluzivitet mediatik, duke inspiruar shumë manga derivative, dhe duke u zgjeruar në novela, shfaqje teatrale dhe lloje të ndryshme të artikujve në shitje, si dhe video lojëra. Ajo është përshtatur edhe për televizion në një serial anime të prodhuar nga studioja Bones, që filloi në vitin 2016. Seriali i ka korrur deri tani shtatë sezona dhe sezoni i tetë e i fundit pritet të transmetohet në vitin 2025. Një film live-action është në prodhim e sipër.
My Hero Academia është bindshëm një sukses komercial, duke i shitur mbi 100 milionë kopje të mangës (kjo përfshin edhe mangat derivative) dhe duke u bërë një ndër seritë manga më të shitura të gjitha kohërave. Perceptimi kritik poashtu ka qenë pozitiv me kritikët duke e lavdëruar mangën për artin, personazhet, rrëfimin, skenat e aksionit si dhe përdorimin e referencave ndaj kulturës perëndimore të superheronjve; seriali anime ka marrë lavdata për animacionin e tij, muzikën, ritmin e tij, sekuencat e aksionit, dhe performancat zanore në japonisht dhe anglisht. Manga ka fituar disa çmime mirënjohëse, duke përfshirë Çmimin Sugoi Japan dhe Çmimin Harvey për Mangën më të Mirë, dhe konsiderohet si ndër më të mirat e viteve 2010. Animeja ka marrë çmime të shumta dhe poashtu konsiderohet ndër më të mirat e 2010-tave.
Përmbajtja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Njerëzit nuk lindin të barabartë, një realizim me të cilin u përball katërvjeçari Izuku Midoriya kur u ngacmua nga shokët e klasës që kishin fuqi unike të veçantë. Izuku ishte një nga rastet e rralla ku ai lindi me absolutisht asnjë fuqi unike. Kjo nuk e ndaloi Izukun nga ndjekja e ëndrrës së tij, një ëndërr për t'u bërë një hero i madh si legjenda All Might. Për t'u bërë heroi i madh që dëshiron të bëhet, ai tani do të bashkohet me radhët e një prej akademive më të larta të vlerësuara në vend: Gjimnazi U.A. Me ndihmën e idhullit të tij All Might, a do të jetë në gjendje të pretendojë radhët dhe të bëhet një hero i vërtetë?
Film
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: My Hero Academia: Two Heroes
Filmi My Hero Academia: Two Heroes (僕のヒーローアカデミア THE MOVIE ~2人の英雄ヒーロー~ Boku no Hīrō Akademia THE MOVIE: Futari no Hīrō) doli në premierë në Anime Expo më 5 korrik 2018,[1] dhe u u publikua në teatrin japonez më 3 gusht 2018.[2] Funimation njoftoi se ata do ta lansojnë filmin teatral në SHBA dhe Kanadë më 25 shtator 2018 deri më 2 tetor 2018.[1][3]
Në tetor të vitit 2018, Legendary Entertainment pranoi të drejtën që të prodhoj një film live-action bazuar në My Hero Academia.[4]
Video lojërat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një video lojë bazuar në anime, My Hero Academia: Battle for All, u njoftua në nëntor 2015.[5] Loja u publikua nga Bandai Namco Entertainment për Nintendo 3DS ku u lansua në Japoni më 19 maj 2016.[6]
Video loja e dytë, e titulluar My Hero One's Justice, u lansua për PlayStation 4, Nintendo Switch, Xbox One dhe Microsoft Windows më 26 tetor 2018.[7][8][9]
Izuku Midoriya u shtua në video lojën Jump Force.[10]
Pranimi kritik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Para premierës së adaptimit të animes, autori i mangës Masashi Kishimoto lavdëroi punën e Kōhei Horikoshi, duke besuar se do të ketë sukses edhe në vende të huaja; ndërkohë, Horikoshi ka cituar se seria e Kishimotos Naruto ishte frymëzim për të.[11]
Për shkak të popullaritetit të serisë, personazhet e My Hero Academia u përdorën për të promovuar filmin e Marvel Studios, Avengers: Infinity War.[12]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Hodgkins, Crystalyn (7 qershor 2018). "Funimation, TOHO Host World Premiere of My Hero Academia: Two Heroes Film at Anime Expo". Anime News Network. Marrë më 16 qershor 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "My Hero Academia Anime Film Reveals Title, Story, August 3 Premiere". Anime News Network. 25 mars 2018. Marrë më 25 mars 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Ressler, Karen (20 korrik 2018). "My Hero Academia: Two Heroes Film Opens in U.S., Canada on September 25". Anime News Network. Marrë më 12 gusht 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Hoffmeyer, Corey (24 tetor 2018). "My Hero Academia Live-Action Movie In Development At Legendary". Screen Rant. Marrë më 25 tetor 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Sato (18 nëntor 2015). "My Hero Academia Game Announced For Nintendo 3DS". Siliconera. Arkivuar nga origjinali më 19 nëntor 2015. Marrë më 18 nëntor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "My Hero Academia: Battle for All 3DS Game's Play Videos Preview Characters". Anime News Network. 4 prill 2016. Arkivuar nga origjinali më 5 prill 2016. Marrë më 5 prill 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "My Hero One's Justice". BANDAI NAMCO Entertainment America.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Dayus, Oscar. "PS4 And Nintendo Switch My Hero Academia Game Revealed". GameSpot. Marrë më 30 nëntor 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Gematsu (18 dhjetor 2017). "My Hero Academia: One's Justice coming west for PS4, Xbox One, Switch, and PC in 2018". Marrë më 18 dhjetor 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Ruppert, Liana 'Lili' (19 dhjetor 2018). "'Jump Force' Adds 'My Hero Academia' Star Izuku Midoriya to the Roster". ComicBook. Marrë më 19 dhjetor 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Naruto Cheers on My Hero Academia's Deku". Anime News Network. 2 prill 2016. Arkivuar nga origjinali më 3 prill 2016. Marrë më 3 prill 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "My Hero Academia × Avengers Collaboration Visual and Videos". Otsukai.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Faqja Zyrtare
- Faqja Zyrtare në Twitter