Jump to content

Nektar Tërpo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Nektar Tërpo (1665-?) ishte një studiues fetar dhe murg vlleh nga Voskopoja dhe autor i një libri të rëndësishëm fetar, i quajtur "Një doracak i quajtuar besim", i cili u botua së pari në 1732. Tërpo, së bashku me Shën Kozmain, ishte një nga kontribuesit më të rëndësishëm të rilindjes fetare dhe kombëtare të popujve të krishterë nën sundimin osman.[1]

Tërpo vinte nga një familje e pasur dhe e kish kaluar fëmijërinë e tij në Voskopojë. Si misionar ai udhëtoi në Epir, duke mbuluar zona të mëdha nga Narta e deri në Berat,[2] në një periudhë rritjeje të islamzimit në Ballkan.[3]

Tërpo do të mbahet mend gjithashtu për punën e tij në Manastirin e Ardenicës, ku më 1731 ai shkroi një lutje në formën e një afresku. Lutja është në katër gjuhë (arumune, greke, shqipe dhe latine) dhe është shkrimi i parë në gjuhën shqipe që gjendet në një kishë ortodokse.[4] Shqip mbishkrimi thote Nënë e virgjër Mbretëronjëse, ndihmoi shërbëtorët e tu.[5]

I persekutuar, Tërpo emigroi në Itali , ku më 1732 botoi veprën e tij kryesore me emrin Një doracak i quajtur besim.[6] Libri u ripublikua 12 herë në më pak se një shekull (1732-1818).[2] Në librin e tij Tërpo dënon kripto-krishterët mysliman e Shqipërisë dhe i fton ata që të mos braktisin kurrë fenë e paraardhësve të tyre.[7]

  1. ^ Peter A. Chamberas, George S. Bebis. Nikodemos i Malit të Shenjtë: një doracak i këshillës shpirtërore [1] . Paulist Press, 1989.
  2. ^ a b M. V. Sakellariou. Epirus, 4000 years of Greek history and civilization. Ekdotikē Athēnōn, 1997. ISBN 978-960-213-371-2, p. 316.
  3. ^ Albrecht Wezler, Ernst Hammerschmidt. Proceedings of the XXXII International Congress for Asian and North African Studies, Hamburg 25th-30th August 1986. F. Steiner, 1992. ISBN 978-3-515-04808-8, p. 455
  4. ^ Dhimitër S. Shuteriqi (2005). Tekstet shqipe dhe shkrimi i shqipes në vitet 879-1800. Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. ISBN 978-99943-817-0-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Jovan Bizhyti, Murgu Nektar Terpo, shkrimet e tij të para në Manastirin e Ardenicës në fillimet e shekullit të XVIII-të, 23 Gusht, 2018, Gazeta Telegraf
  6. ^ Anastas Janullatos (2013). Kisha e Shqipërisë, nga vitet apostolike deri sot - nga Kryepiskopi Anastas. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë. Arkivuar nga origjinali më 9 qershor 2017. Marrë më 10 shkurt 2019. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Flora Koka (2003). 2000 vjet art dhe kulturë kishtare në Shqipëri: aktet e simpoziumit ndërkombëtar, Tiranë, 16-18 nëntor 2000. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)