Nuhi Berisha
Nuhi Berisha, u lind më 3 tetor 1961 në Svircë të Dardanës (ish Kamenicë). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Gjilan, ndërsa Fakultetin juridik dhe të Kulturës fizike i vijoi në Prishtinë. Ishte nxënës dhe student i shkëlqyshëm. Nuhiu kishte vizion të çartë për të ardhmen e Kosovës dhe guximin e duhur për të vepruar kunder regjimit të atëhershë qysh nga bangat e shkollës së mesme. Ndërsa si student me iniciativën e Rexhep Malës dhe të bashkveprimtarëve të tjerë formohet Komiteti i Studentëve në kuadër të Grupit Revulucionar, i cili do ti shërbejë Lëvizjës çlirimtare të shqiptarëve si bërthamë e parë për lëvizën e pranverës studentore të 1981-it. Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha provuan të vihen në themelet e një organizimi të lëvizjes çlirimtare, që vepronte në kontunitet, kurse me 1973 fillluan veprimtarin e tij në botimin e gazetës "Zëri i Kosovës".[1] Nuhi Berisha dhe Rexhep Mala në mesnatën e 11 e 12 janarit 1984 ranë heroikisht gjatë përleshjes me forcat policore serbe në Kodrën e Trimave në Prishtinë. Shkolla fillore në Tygjec sot, mben emrin e tij.
Veprimtaria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga rënia Rexhep Malës e Nuhi Berishës- gjatë përleshjes me forcat policore serbe, në Kodrën e Trimave në Prishtinë, natën ndërmjet 11 e 12 janarit të vitit 1984, ranë heroikisht Rexhep Mala e Nuhi Berisha. Me prejardhje nga Komuna e Gjilanit, të lindur në Kamenicë, si studentë, me iniciativën e Rexhep Malës dhe të bashkëveprimtarëve të tjerë formohet 'Komiteti i Studentëve në kuadër të Grupit Revolucionar, i cili do t'i shërbejë Lëvizjes çlirimtare të shqiptarëve si bërthamë e parë për lëvizën e pranverës studentore të vitit 1981. Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha provuan të vihen në themelet e një organizimi të lëvizjes çlirimtare, që vepronte në vazhdimësi, kurse në vitin 1973 filluan veprimtarinë e tyre në botimin e gazetës \"Zëri i Kosovës\".[2] Ata kishin vizion të qartë për të ardhmen e Kosovës dhe guximin e duhur për të vepruar kundër regjimit të atëhershëm. Rexhepi e Nuhiu vlerësohen si dy nga figurat qendrore të rezistencës dhe përpjekjeve të popullit shqiptarë të Kosovës për liri e pavarësi, dhe janë çmuar për trimërinë, sakrificën e lartë dhe aftësitë organizative.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ https://sq.wikipedia.org/wiki/Z%C3%ABri_i_Kosov%C3%ABs_(gazet%C3%AB)
- ^ "rënia Rexhep Malës e Nuhi Berishës". Arkivuar nga origjinali më 6 mars 2016. Marrë më 24 shtator 2019.
{{cite web}}
:|accessdate=
dhe|access-date=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!);|archivedate=
dhe|archive-date=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!);|archiveurl=
dhe|archive-url=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)