Nxënësi
Nxënësi është pjesëmarrës në aktivitete krijuese në proceset didaktiko-metodike që synojnë arsimimin, edukimin dhe integrimin në komunitet si dhe në formimin e një personaliteti të pavarur, të lirë dhe kritik. Një nxënës është një vijues i rregullt ose i jashtëzakonshëm i një forme të caktuar të arsimimit në një institucion arsimor. Në didaktikën bashkëkohore, ai bëhet subjekt i procesit të mësimdhënies në të gjitha fazat e tij (që nga planifikimi, përmes realizimit e deri te vlerësimi). [1]
Nxënësi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ai që ndjek një shkollë tetëvjeçare ose të mesme. Nxënës i shkëlqyer (i mirë, mesatar, i dobët, i prapambetur). Nxënës përsëritës. Nxënësi kujdestar. Nxënës i tetëvjeçares (i gjimnazit). Regjistrimi i nxënësve. Edukimi komunist (revolucionar) i nxënësve. Përparimi i nxënësve. Puna e pavarur e nxënësve.
- Ai që mëson një mjeshtëri duke punuar pranë një punëtori të kualifikuar, pranë një mjeshtri ose në një kurs kualifikimi. Nxënës në ekonomi. Nxënës tornitor. Ka hyrë si nxënës.
- Ai që ndjek mësimet, idetë e pikëpamjet e dikujt, pasues; ai që përfiton nga përvoja e dituritë e dikujt. Nxënës besnik. Nxënës i Marksit dhe i Engelsit. Nxënës të mësuesit të madh popull. [2] [3] [4]
Të drejta dhe detyrat e nxënësve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nxënësi ka të drejtë:
1.Të përzgjedhë një institucion arsimor,publik ose privat;
2.Të kryejë veprimtaritë e tij në institucionin arsimor në kushte të qeta dhe të sigurta për jetën dhe shëndetin;
3.Të trajtohet me respekt,me dinjitet, në mënyrë të kulturuar dhe të moralshme në institucionin arsimor, pa presione, pa padrejtësira, pa fyerje, pa diskriminime, pa dhunë;
4.Të njihet me të drejtat dhe detyrat e tij në institucionin arsimor;
5. T’i sigurohet nga institucioni shërbim arsimor cilësor, sipas interesave, nevojave dhe mundësive të tij, si dhe ndihmë e posaçme për të përballuar vështirësitë e tij të veçanta të të nxënit;
6.T’i merren parasysh kërkesat e tij për kurrikulën me zgjedhje;
7.Të shprehë pikëpamjet për çështje të arsimimit të tij, të ankohet për qëndrimet ndaj tij dhe të ketë vëmendjen e punonjësve të institucionit arsimor për këto pikëpamje e ankesa;
8.Të zgjidhet në bordin e shkollës pas moshës gjashtëmbëdhjetë vjeç;
9.Të transferohet nga një shkollë në një shkollë tjetër të të njëjtit nivel arsimor.
Nxënësi ka për detyrë:
1.Të respektojë të drejtat e nxënësve të tjerë dhe të punonjësve të institucionit arsimor;
2.Të respektojë rregullat e institucionit për mbrojtjen e shëndetit, të sigurisë e të mjedisit dhe të kërkojë respektimin e tyre nga nxënësit e tjerë dhe punonjësit arsimorë;
3.Të mësojë rregullisht;
4.Te vijojë rregullisht dhe të marrë pjesë në veprimtari të tjera të institucionit;
5. Të japë ndihmesë në suksesin shkollor të bashkënxënësve dhe mbarëvajtjen e institucionit arsimor;
6.Të respektojë rregulloren e institucionit.[5] [6] [7]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Charlton T. Lewis & Charles Short. A Latin dictionary. Oxford: Clarendon Press, 1879
- ^ "FJALOR I GJUHËS SË SOTME SHQIPE".
- ^ Haloçi, Andromaqi (2010). Marrëdhëniet në klasë. Tirane: Shtëpia Botuese e Librit Universitar, shtypshkronja Agimi. fq. 113–115. ISBN 978-99927-0-546-9.
- ^ Tamo, Adem; Karaj, Theodhor; Rapti, Edmond (2005). Mësimdhënia dhe të nxënit. Tiranë: Mokra. fq. 296–298. ISBN 99943-717-4-6.
- ^ Kraja, Musa (1998). Pedagogjia. Tiranë: Mësonjëtorja XXI. fq. 270. ISBN 99943-833-0-2.
- ^ Schneider, Roland (2002), Prozedurale Programmierung (në gjermanisht), doi:10.1007/978-3-322-87247-0
- ^ Haloçi, Andromaqi (2010). Marrëdhëniet në klasë. Tiranë: Shtypshkronja Agimi. fq. 200. ISBN 978-99927-0-546-9.