Oda Nobunaga
Oda Nobunaga (lindur me 23 Qershor 1534 – vdiq më 21 Qershor 1582) ishte një daimyō (feudal i fuqishëm) japonez i cili sundoi në Japoni në fund të shekullit 16, Ai u përpoqë për ta bashkuar Japoninë e cila atë kohë ishte shumë e përçarë dhe në shumë klane dhe quhej Periudha e Sengokut (periudha e shteteve ndërluftuese).Ai gjithashtu si njihet në historinë e Japonisë një nga 3 unifikuesit e Japonisë se bashku me Tokugawa Ieyasu dhe Toyotomi Hideyoshi. Ai gjithashtu njihet si një udhëheqës politik ushtarak i zoti i cili gati morri kontrollin e të gjithë Japoninë si dhe ai shpiku metoda të reja luftarake. Po ashtu gjatë sundimit te tij ne Japoni lulëzoj tregetia e lirë mirëpo ai karakterizohet si njeri shumë brutal me kundrshtarët e tij ai vriste te gjitha ata që nuk dëshironin të bashkëpunonin me të si dhe te gjithe ata qe nuk deshironin te mbanin korrespodencë me të.
Oda Nobunaga vdiq gjatë rrebelmit në Honnō-ji ku Akechi Mitsuhide një nga gjeneralët e tij të besuar rrebelohet kundra tij.
Rinia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Oda Nobunaga ka lindur në Kështjellën Nagoyja,Provinca Owari,Japoni më 23 Qershor te vitit 1534[1], Ai ishte djali i dytë i Oda Nobuhide i cili ishte zavendës governator ushtarak i provincës Owari[2]Për rinine e tij nuk dihet shumë por ishte I njohur për sjelljet e tija të çuditshme ku njerezit e tallin duke e quajtur Budallai i Madh i Owarit por pas moshës 21 vjeçare askush nuk guxoi ta quante më badallai i madh i Owarit, Pas mbërritjës së armëve të zjarrit në Japoni ai u bë shumë i interesuar për to dhe sidomos për pushkët.
Kariera e hershme ushtarake dhe politike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bashkimi i provinces Owari
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas vdekjes së babait te tij në vitin 1551 ai filloi të konfrontohej me kundershtarët e tij të cilët nuk e donin në pushtet edhe pse ai ishte trashigimtari i ligjeshëm i babait të tij. Gjatë funeralit të babait tij thuhet së ai bëri sjellje agresive ndaj fisit dhe klanit të vetë të cilët ishin kundra tij[3], pas kesaj ngjarje Hirate Masahide mentori i Nobunages bëri harakiri (vetëvrasje) në rretha te paqarta[4], Pas kesaj Nobunaga edhe pse ishte trashigimtari i ligjeshëm i babait te tij i cili ja kishte besuar trashigimin për postin e zëvendës guvernatorit të provincës Owari, disa prej familjës dhe klanit Oda u benë kundra tij dhe u mblodhën duke u berë një grup prej 1 mijë burrave të cilët ishin të gjithe nga provinca Owari, Megjithatë ai i shtypi egërsisht të gjithë ata nga klani Oda që u rrebelluan kundra tij perfshirë edhe vëllaun e tij Oda Noboyuki, Nobunaga në vitin 1556 shaktrroi disa rivalet e tij në Keshtjellen Kiyosu.
Edhe pas fitores ne Kiyosu armiqët e tij se bashku me vellaun e tij Oda Noboyuki mbeten të shumte ne numër. Nobunaga së bashku me ushtrinë e tij dështoi ta ndihmonte Saito Dosanin ish armikun e babait të tij pasi qe Dosani u vra ne Betejen e Nagara-gawa-se nga djali I tij Saito Yoshitatsu I cili u rrebelua kundra babait te tij dhe Yoshitatsu u be mjeshtri i ri I klanit Saito Pasi deshtoi ta ndihmonte Sait Dosanin, Nobunaga filloi punen t’i eliminonte armiqet e tij, Ne vitin 1557 Ikeda Nobuteru nje nga gjeneralët e Nobunagës e mposhti ne rrethimin e keshtjelles Suemori dhe me pas e vrau Oda Nobuyuki vellaun rival te Nobunagës. Pasi eleminoi vellaun e tij vogël Oda Nobuyuki[5], Nobunaga se bashku me Suzuki Shigeteru dhe me klanin Ogasawara e mposhten forcat klanit Imagawa qe udheqeshin nga Matsudaira Motoyasu ne Rrethimin e Keshtjelles së Terabe në qershtor të vitit 1558. Pas fitores ne Terabe dhe eleminimit të të gjithe kundershtareve ai morri te zotërimin e provincës Owari ne Japoni[6]
Ngritja në Pushtet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Beteja e Okehazama-së
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Beteja e Okehazama-sē
Pas marrjës se pushtetit, Në vitin 1560 Imagawa Yoshimoto mjeshtri i klanit Imagawa mblodhi një ushtri prej 25 mijë burrash për të sfiduar dhe shkatrruar klanin Oda, Nobunaga së bashku me aleatët e tij nuk mundën të mbledhin më shume së 3000 burra për beteje. Duke parë avantazhin e madhe numerik keshilltarët e Nobunagas e keshilluan qe të qendronin ne një rrethim në Kioysu mirëpo Oda Nobunaga kundërshtoi duke thene ‘’se vetem nje politike e fortë sulmuese mund të të bejë më superior se kundërshtari[7] dhe urdhëroi ushtarët e tij te kundërsulmonin. Ne valët e para ushtria e Nobunagas pesoi humbje mirëpo papritur situata ndryshoj ne favor të Nobunagas kur disa nga informatorët e tij kishin raportuar se ushtria e klanit Imagawa-s ishte duke qendruar ne gryken e ngushte te Dengaku-Hazama, ideale per një sulum të papritur dhe se ushtria e klanit Imagawa se bashku me udheheqësin e saj Yoshimoton ishte duke festuar fitoret e para. Keshtu derisa sa trupat e Yoshimotos ishin duke festuar trupat e Nobunagës i sulmuan trupat e Yoshimotos dhe i shpartaluan, gjatë sulmit të befasishëm u vra edhe Yoshimoto kur dy samuraj u zunë ngushte dhe ja prenë kokën[8], gjatë sulmit Yoshimoto ishtë shume i shpërqendurar sa që nuk e kishte kuptuar se kishte filluar një sulm i befasishem por mendote se kishte filluar nje rrebelim në kampin e tij. Pas kesaj fitore Nobunaga shpartallon klanin Imagawa dhe Yoshimoton, mirepo klani Imagawa nuk u shkatrrua teresisht por u dobesua dhe nuk mundi me te kete ndikim mbi klanin Matsudaira, dhe kjo qoi qe ne vitin 1561 Oda Nobunaga te lidhte nje aleancë me klanin Matsudaira qe udhehiqej nga Tokugawa Iesay i cili kishte qenë armik me klanin Oda për gati dhjetë vite. Më pas ai bëri aleancë edhe me Takeda Shingen një feudal I fuqishëm nga klani Takeda permes marteses se vajzes se tij me djalin e Shingenit po ashtu ai e martoi motren e tij te vogël Oichin më Azai Nagamasa krytarin e klanit Azai ne provincën Omi.
Pas betejes ai vrëjti talentin e bartësit të sandaleve Toyotomi Hideyoshi I cili do të bëhej nje lider i fuqishëm japonez në periudhën e Sengoku-t.
Pushtimi I Kështjellës Inabayama dhe shkatrrimi i klanit Saito
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Armiku i vjeter i Nobunagas Saito Yoshitatsu I cili gjithashtu kishte lidhje krushqie me Nobunagën pasi që motra e tij ishte e martuar me Nobunagën vdiq nga një semundje dhe pushtetin mbi klanin Saito e tij e mori djali I tij i pafte Saito Tasuoki, Nobunaga e pa ketë si mundësi per pushtuar territorin e klanit Saito dhe nisi rrethimin e kështjllës së Inabayama-së e cila ishte bastioni kryesor i klanit Saito, duke parë paftesinë udhëheqëse të Saito Tasuoki shumica e ushtareve u arratisën dhe shpetuan nga rrethimi më pas me avancimin e ushtrisë se Nobunagës edhe vetë Saito Tasuoki u arratis nga kështjella pa lënë gjurmë dhe Nobunaga morri nën kontroll kështjellën e Inabayams dhe qytetit ja ndryshoi emrin qytetit duke e quajtur Gifu
Pasi morri nën kontroll kështjellën dhe qytenin e Inabayamas ai shfaqi pertendimet e tij për të pushtuar të gjithë Japoninë dhe filloi përdorte vulën e tij të re ku shkruhej: Të gjithë botën me forcen e armëve ose rregulloje perandorinë tënde me force[9]
Fushata në Kyoto
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1568 Nobunaga ndihmojë Ashikaga Yoshiakin që të bëhej Shōgun i shogunatit Ashikaga duke shpartaluar armiqët e Yoshiakit në qytetin Kyoto dhe qytetin ja dorezoi Yoshikakit, mirëpo më vone marrëdheniet e Nobunagës me Yoshiakin u përkeqsuan, megjithatë Nobunaga tregoi rrespekt për shogunin dhe perandorin.
Fushata kundra rivaleve te tij te fuqishëm 1570-1582
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Beteja e Anegawas-së 1570
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Beteja e Anegawas-se
Klani Asakura duke nënvlersuar fuqinë klani Oda dhe aleateve të tyre filluan të konfrontoheshin me ta kjo bëri që Nobunaga të niste nje fushatë kundra klanit Asakura, por pas që Nobunaga ndermorri fushatën dhëndri i tij Azai Nagamasa prishi aleancën e tij me Nobunagën dhe u bashkua më klanin Asakura kundra Nobunagës. Gjithashtu kundra Nobunages ishin edhe disa rrebelët Ikko të cilët u bashkuan me klanin Asakura kundra Nobunagës më pas më 30 korrik 1570 Tokugawa Ieayasu u bashkua m Nobunagen në Betejën e Anegawas dhe se bashku arritën të fitonin kundra klaneve Asakura dhe Azai
Sulmi mbi Enryaku-ji
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 29 Shtator te vitit 1571, Nobunaga sulmoi manastirin Enryaku-ji i cili ne Malin Hiei në qytetin Otatsu, dhe ishte shumë pranë vend-pushimit te tij ushtarake pasi që murgjit luftetar të ketij manstiri (tempulli) kishin luftuar së bashku me aleancën Azai-Asakura kundra tij në Betjen e Anegawa-se, në kete sulm Nobunaga se bashku me ushtrine e tij vrau te gjithe murgjit laik, gratë dhe fëmijet pas kësaj masakre Mali Hiei i ngjante një kasole të madhe ku pamjet ishin të tmerrshme dhe te padurueshme.
Rethimi i Nagashimas 1571-1574
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Rrethimi i Nagashimas
Nobunaga edhe pse dështoi qe ne maj te vitit 1571 ta merrte nën kontroll kështjellen e Nagshimas e cila kontrollohej nga rrebelët Ikko-ikki ai ju shkaktoi shumë humbje kundershtareve të tij,Rebelet i mbietuan edhe një rrethimi te dytë në vitin 1573 por vetem një vit më pas me 1574 Nobunaga arriti ta pushtonte Kështjellen e Nagashimas.
Rrethimi i Ishiyama Hongan-ji 1570-1580
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Stampa:Rrethimi i Ishiyama Hogan-ji Qyteti dhe keshtjella Ishijama Hogan-ji qe ishin bastioni i fundit i rrebelve Ikko-ikki beri rrezistencë kundra rrethimit të Nobunages gati 11 vite deri sa ra në gusht te vitit 1580 dhe Nobunaga i dha fund rreblimit të tyre.
Beteja e Nagashino-së
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Stampa:Artikulli Kryesor Nje nga kundershtarët me të forcë të Nobunagès ishte Takeda Shingen pavarsisht se ai kishte lidhur një aleancë pèr mes një martesë me motrën e Nobunagës, Takeda Shingen u bë nje nga amriqët me të fortë të Nobunagës kështu Takeda Shingen në vitin 1573 filloi pushtimin e tokave të Tokogawa Ieaysu-se i cili ishte aleat me Nobungën, Në janar te vitit 1973 Takeda Shingen arriti tamposhte Tokugawën dhe klanin Tokugawa në Betejën e Mitagahara-se edhe pse Nobunaga i dergoi Tokugaw-se perforcime. Mirëpo pas fitores ne Mitagahara, Takeda Shingen vdes nga kanceri ne fyte me 13 Maj 1573, nje muaj para se te zhvillohet Beteja e Nagashinos-se midis djalit te tij dhe Nobunages, Vdekja e Takeda Shingen krijoi lehtêsi te madhe per Nobunagen sepse djali i Takeda Shingen-it Takeda Katsuyori nuk ishte një udhehěqes i zoti si ati dhe kjo bëri që Nobunaga të korrte fitore në Betjen e Nagashino-së dhe pas humbjës Katsuyori u arratis dhe iku në mërgim, Pasi shkatrroi klanin Takeda dhe i dha fund shognatit Ashikaga, Nobunaga arriti të shkatrronte edhe klanet Azai dhe Asakura. Pasi me lëvizjen strategjike ‘’arquebus’’ (shqip : lëvizja strategjike me pushke te gjata) shkatrroi klanin Takeda, Nobunaga filloi zgjërimin e territorit te tij duke quar gjeneralin e tij Akechi Mistuide për të shtypur dhe per ti spastruar ushtarakisht rajonet e provincës Tanba
Kulmi i Pushtetit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas fitores së korrur nè Nagashino nè 1573, Në vitin 1574 morri titullin Gondainagon dhe Ukon'etaishō nga Pernadori i Japonisë dhe me vone perandori Ōgimachi i’a dha postin e Minstrit te Drejtësisë ne vitin 1576. Ne vitin 1577 Toyotomi Hideyoshi një aleat besnik i Nobunagës mposhti murgjit rrebel të tempullit Negoro-ji dhe pas rrehtimit ai shkattroi tempullin Negoro-ji dhe kjo fitore e Hideyoshit qoi deri në rëninen perfundimtare të qytetit Ishiyama Hongan-ji. Gjatë rrethimit të Ishiyama-së Oda Nobunaga u përballë me Uesugi Kenshin një rival i klanit Takeda ne Betejen e Tedorigawa-se e cila u zhvillua në Nentor te 1577, ku Kenshini arriti nje fitore kundra Nobunages por me pas betejes Kenshin vdiq nga një kancer ne ezofag me 19 Prill 1578 dhe kështu morri fund rezistenca e tij kundra Nobunagës në Jug. Pasi detyroi qytetin Ishiyama Hongan-ji te dorezohej ne vitin 1580, Oda Nobunaga në vitin 1582 arriti qe perfundimisht t’a shkatteronte klanin Takeda, pasi qe arriti t’i shpartalonte me lehetēsi forcat e pakta te mbetura Takeda Katsuyori-it, pas humbjës betejes Katsuyori bëri vetevrasje me harakiri në prani të Oda Nobunagës dhe Tokugawa Ieyasu-se Pas shkaterrimit te klanit Takeda dhe klaneve Azai-Asakura administrata e Nobunagës ishte në kulmin e pushtetit dhe Nobunaga po pregaditej ti pushtonte provincat Echigo dhe Shikoku.
Grushteti në Honnō-ji dhe vdekja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Incidenti ne Honnō-ji
Ne vitin 1582 Toyotmi Hideyoshi ish sherbetori i Nobunagës, pushtoi provincen Bitchu, duke e rrethuar Kështjellën e Takamatsu-së, Kështjella Takamtsu ishte bastioni i fundit I klanit Mori dhe kishte rendesi jetike për mbijetësen e klanit Mori, Klani Mori i udhëhequr Mori Terumoto morri perforcime dhe bëri rezistence te fortë kundra Hideyoshit dhe kjo beri që edhe Hideyoshi te kerkoj perforcime nga Nobunaga, Keshtu qe Nobunaga menjere urdherori gjeneralet e tij kryesor dhe ushtrine qe të përgaditej për ekspeditë të pergjithshme. Pas nje ekspedite ushtarake Nobunaga u largua nga kështjella e Azuchi-it dhe shkoi ne tempullin Honnō-ji në Kioto per një festë çaji dhe kete kohe u bë grushtshteti. Mê 21 Qershor 1582, Akechi Mitsuhide nje nga gjeneralët kryesor te Nobunagës me një ushtri të madhe rrethoi tempullin e Honno-jit dhe më pas e sulmoi duke filluar nje grusht-shteti tê plotê, gjatê sulmit Nobunaga nga dëshperimi beri harakiri (vetvrasje tradiconale japoneze) ne nje nga dhomat e tempullit, pastaj djali i tij Oda Nobutada u vra.
Shkaku i tradhetisë se Akechi Mitsuhide-se ka mbetur një mister, Por historianët supozojnë së Mitsuhide ndegjoi thashethemet së Nobunaga do ta zëvendesonte ate me Mori Ranmaru me të cilin Oda Nobunaga kishte nje marrëdhenie homoseksuale në formë rituali që në atë kohë ishte e njohur si shudo.
Marrëdheniet me Tokugawën dhe Hideyoshin
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Oda Nobunaga pati marrëdhenie te mirë Tokugawën deri në momentet kur vdiq edhe pse fillmisht Tokugawa kishte lufturar tij më vonë Tokugawa i’u bashkua ushtrisë së tij dhe beri aleance me klanin Oda per gjithë jetën e tij. Hideyoshi arriti qe nga mbajtës i sandaleve të Nobunagës te behej një samurai dhe më pas një feudal i fuqishem deri sa te behej zëvenduses i Nobunagës duke vazhduar pushtimet e Nobunagës Oda Nobunaga, Tokugawa Ieaysu dhe Toyotomi Hidoyshi jane trë burrat qe kishin për qellim unfikimin e Japonisë. Të tre u lindën brenda viteve 1534-1542
Politika dhe Kultura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Politikat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Oda Nobunaga ndryshoi shumë taktika dhe strategji luftarake, nje nga risit e tij ishte qe Ushtaret armatoseshin rende duke mbajtu hark të shigjetave dhe shpate gje qe i beri luftaret e tij më efikasë në luftra, Gjithashtu ai ndertoi anije lufte prej hekuri dhe plumba te reëdë per pushket ndersa levizjet masive ushtarake i zavendesoi me taktika te pritjes se befasishme, Ai i ndiqte pa meshire edhe te arrtisurit nga beteja taktikat e tij te zenies ne befasi e bene Nobunagen sundimtar në 20 provinca. Nobunaga beri reforma edhe ne Ekononomi ai zevendesoni monopolet me tregje te lira dhe me konkurece te lirë gjë që sollën zhvillim ekonomik megjithate edhe pse ekonomia u permisua dhe pati nxitje te madhe te ekonomise së tregut mirepo megjithatë ekonomia përsëri mbeti e varur nga feudalët, Po ashtu Nobunaga ndryshoi edhe adminstraten civile duke filluar me rregullore te tjera u rregulluan politikat monetare dhe më vonë ai vendosi të zgjërimin e rrugëve dhe urave me qellim të kalimit me të lehete te ushtrisë.
Kultura dhe Arti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Perveq reformave në politke dhe ekonomi, Ai filloi te investonte në art dhe kulture, Gjatë sundimit te tij u zhvillua një periudhe e artit japonez e njohur si Fushimi dhe kjo periudhe u zhvillua ne jug te qytetit Kyoto, Nobunaga ndertoi kopshte dhe kështjella të cilat ishin vepra te medha te artit po ashtu veprat e aritit perfshininë edhe pikturat e mëdha në ekranet e levizshme, Nobunaga ishte intersuar shumë për kulturen perëndimore evropanine per artin perëndimore, veshjën perëndimore dhe armët përndimore, besohet se ka qene i pari ne historine e Japonisë qe ka veshur veshje evropiane, Gjithashtu Nobunaga mbrojti misionaret Jezuit te Krishter ai lejoi edhe ngritjen e manastirit te parë katolik ne qytetin Kyoto ne vitin 1576, po ai nuk u konvertua kurrë në të krishterë[10]
Familja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Preadhja e klanit Oda vjen nga klanet Fujiwara dhe klaneve Taira, gjyshërit e tij ishin Oda Hisanaga, Oda Toshisada, Oda Nobusada, Nobunaga kishte 12 vëllezer dhe 2 motra, Ndersa me 2 gra te ndryshme ai kishte 25 femije, 12 djem dhe 13 vjaza perfshirë dhe 2 vajza te adoptuara. Mbesa e tij Oeyo arriti te martohej me Tokugawa Hidetada i cili ishte djali i Tokugawa Ieayasu dhe shōguni i dyte i shogunatit Tokugawa
Titujt Nderi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Titulli i Lartë në Rang të Parë, nga Gjykata Pernadorake e Japonisë (17 Nëntor 1917);Post mortem)
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Autori Marius Jansen, vepra Bërja e Japonisë Moderne (b.2000) faqe 11
- ^ Autori Marius Jansen, vepra Bërja e Japonisë Moderne(b.2000) faqe 11
- ^ "Nobunaga". scholarspace.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Autori Stephen Turmbull, Libri The Samurai Sourcebook (b.1998)
- ^ Autori Stephen Turmbull, Libri The Samurai Sourcebook (b.1998)
- ^ Autori Stephen Turmbull, Libri The Samurai Sourcebook (b.1998)
- ^ Autori Stephen Turnbull, Libri The Samurai:A Military History (b.1977) faqe 141
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 6 qershor 2017. Marrë më 30 mars 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ Autori George Sansom, Libri A History of Japan 1334-1615 (b.1961) faqe 276
- ^ Autori Mark Weston, Libri Giants of Japan: the lives of Japan's greatest men and women (b.1999) faqe 142